Panorama (Albania)

Kallëzim penal për deputetin e PS në Prokurori

Irini Bua: U përdor testament i ' 86 kur s'ndahej prona

- Irini Bua

Irini Bua denoncoi publikisht faktin se deputeti socialist, Alket Hyseni, padrejtësi­sht i kishte grabitur tokën e saj në Dhërmi. Në një intervistë të dhënë për "Top Channel", zonja në fjalë ka sqaruar se ka bërë një kallëzim penal te Prokuroria e Krimeve të Rënda për deputetin socialist. "Gjithë prona është 22 mijë metra, 11 mijë metra i ka marrë Alket Hyseni, 11 mijë metrat e tjera janë ndarë mes Arjan Hasanit, Ilia Takos dhe Gent Malkos. Alket Hysenin e kam denoncuar te Krimet e Rënda, nuk më është kthyer përgjigje. Kam bërë kallëzim penal kundër Edi Ramës për shpërdorim detyre, për arsye se ka dhënë leje ndërtimi mbi pronën e marrë masë sigurie", deklaron ajo. Historia e zonjës Irini Bua nis që në vitin 1991, kur pronat në Dhërmi nuk u ndanë vetëm sipas Ligjit 7501. Ajo thotë se pati një ndërthurje për ndarjen e tokës mes kufijve të vjetër dhe ligjit që nisi të zbatohet menjëherë pas rënies së diktaturës. "Nuk e kanë ndarë pronën me 7501- shin, por ka marrë gjithsecil­i pronën e tij. Kështu ramë dakord", thotë ajo. Por gjithçka ka ngecur në vitin 2013, kur mes fisit Bua, që Irini i përmend me emra, nisën proceset gjyqësore, pasi një prej pjesëtarëv­e të familjes, që ishte arratisur në Amerikë, rezultonte i përjashtua­r nga lista e përfituesv­e të pronës së trashëguar. Madje, në këtë rast është përmendur edhe një testament i lëshuar që në vitin 1986, për të cilin Irini Bua thotë se është i falsifikua­r, sepse në atë kohë as bëhej fjalë për ndarje prone. "Ne pamë që ai përdori një testament të 86s, që ishte në dosjen e 2013s, ku shkruhet se: "Athina Buas, ia lë të gjithë pasurinë pas vdekjes. Në një kohë kur prona nuk kishte dalë për t'u marrë. Shitja e parë është bërë tek Ilia Taka, Thedhori Dumo në Dhërmi është sekseri i Alket Hysenit, shitjen tjetër e ka bërë Arjan Hasani", sqaron ajo. Sipas burimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë rast ka nisur një hetim. Dosja në fjalë është regjistrua­r për veprat penale të korrupsion­it, shpërdorim­it të detyrës dhe vjedhjes tha një pjesëtar i grupit të hetimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania