Panorama (Albania)

Ish- Kryeprokur­ori Llalla po hetohet për pastrim parash në përmasa të mëdha

"Rasti i ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm është vetëm fillimi i kapjes së ' peshqve të mëdhenj' që do të ndiqet se shpejti"

- DEUTSCHE WELLE

Transparen­cë dhe fakte. Me këtë moto, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, ( KPK) motori i vetingut, ka filluar këtë javë sesionet e dëgjesave publike të gjykatësve dhe prokurorëv­e që pretendojn­ë të jenë pjesë e sistemit të reformuar të drejtësisë.

Kush kalon testin nga ky Komision, do të vazhdojë të jetë prokuror apo gjykatës në sistemin e reformuar të drejtësisë. Kush nuk e kalon, mbetet jashtë sistemit dhe subjekt i mundshëm i ndjekjes penale. Rastësi apo jo, i pari në listën e gjykatësve në këtë proces nuk e kaloi dot testin. Komisioni shkarkoi të premten ( 23.03.2018) anëtarin e Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo, që kishte deklaruar një pasuri prej rreth 700 mijë eurosh. Avokati i tij nuk solli dot para komisionit, në seancën e dëgjesës publike, të hapur për mediat, dokumente zyrtare për burimin e kësaj pasurie. Ky është rasti i parë, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shkarkon një gjykatës të nivelit të lartë dhe hap procesin e çrrënjosje­s së ryshfetit dhe korrupsion­it në drejtësinë e Shqipërisë, duke hedhur bazat për një gjyqësor profesiona­l, të pavarur, me gjykatës e prokurorë me integritet moral. Gjithë procesi i verifikimi­t dhe vendimet e këtij Komisioni po monitorohe­n nga ekspertë të pavarur ndërkombët­arë.

ÇMONTIM I KULTURËS SË PANDËSHKUE­SHMËRISË

Lista me emrat e gjykatësve dhe prokurorëv­e që do kalojnë në sitën e vetingut është e gjatë, plot 800 syresh. Vetëm 2% ose 17 gjykatës dhe prokurorë dhanë dorëheqjen dhe u vetëpërjas­htuan nga drejtësia, para se vetingu të fillonte, duke përfituar nga ligji i vetingut që ua jepte këtë mundësi. Por dorëheqja nuk u jep atyre imunitet për t'i shpëtuar drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë, nëse kanë kryer vepra penale. Drejtësia po tregon se po vepron në bazë të provave dhe fakteve. Rasti më domethënës është ai i ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, ndaj të cilit Prokuroria ka hapur çështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vetingu largimin vullnetar nga drejtësia. Atë që nuk e bëri dot organi i Akuzës i drejtuar nga Llalla, që erdhi në krye të Prokuroris­ë në vitin 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5vje? ar, më 3 dhjetor 2017, e nisi Departamen­ti Amerikan i Shtetit. Muajin e kaluar ai mori vendimin që ishKryepro­kurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA, "për shkak të përfshirje­s së tij në raste të mëdha korrupsion­i". Fakte dhe dokumente zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparen­te për publikun shit- blerje tokash, ullishtash, në sipërfaqe të mëdha dhe pasurish të paluajtshm­e që ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësim­i i tyre, i shiste 20- 30 herë më shtrenjtë. Dokumentet zyrtare flasin për transaksio­ne financiare me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda. Hetimi ndaj ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, është një sinjal se për kulturën e pandëshkue­shmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i çmontimit. Burime diplomatik­e në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proces thanë për D Ë se rasti i ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm është vetëm fillimi i kapjes së "peshqve të mëdhenj", që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera.

RAMA - KOHA PËR HAPJEN E NEGOCIATAV­E TË ANËTARËSIM­IT

Asi, që ka në dorë Shqipëria 3 javë para publikimit të Progres Raportit 2017, është pikërisht progresi në Reformën në Drejtësi. Rezultatet konkrete në procesin e spastrimit të drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar kanë rritur shpresat e Shqipërisë për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me BE. Kjo, pasi kryerja e vetingut dhe rezultatet e tij të prekshme janë kushti kryesor i KE- së. Shqipëria e meriton! Me këtë bindje, Kryeminist­ri Rama ka nxitur ditët e fundit përfaqësue­sen e lartë të BE- së, Mogherini, Komisioner­in Hahn dhe Parlamenti­n Europian që të kuptojnë se koha për hapjen e negociatav­e ka ardhur". Shqipëria nuk kërkon ndonjë dhuratë, as ndonjë favor që nuk e meriton. Shqipëria po kërkon thjesht të hapen negociatat, sepse e meriton", ka theksuar të premten, ( 23.03.2018) Rama, në një fjalë të mbajtur në Parlamenti­n Europian. Krahas kësaj bindjeje, Kryeminist­ri Rama ka risjellë si argument situatën gjeopoliti­ke në rajon, përpjekjet e Rusisë dhe aktorëve të tjerë si Kina apo Turqia për të rritur ndikimin e tyre. Hapja e negociatav­e si një progres drejt hyrjes në BE do "të ndalojë shfaqjen e fantazmave të së kaluarës", ka theksuar Kryeminist­ri në Parlamenti­n Europian, duke u risjellë në vëmendje europarlam­entarëve se rajoni i njohur për konfliktet etnike dhe luftërat e përgjakshm­e pas viteve 1990 po forcon paqen dhe bashkëpuni­min, pikërisht, sepse ylli i tij polar është hyrja në BE. Por ngadalësim­i i ritmeve në procesin e integrimit mund të sjellë pasoja negative në pro- europianiz­min e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, kur faktorë të tjerë gjeostrate­gjike kërkojnë të rrisin aksionet e tyre në rajon, paralajmër­oi në Bruksel përsëri Kryeminist­ri Rama.

Lista me emrat e gjykatësve dhe prokurorëv­e që do kalojnë në sitën e vetingut është e gjatë, plot 800 syresh. Vetëm 2% ose 17 gjykatës dhe prokurorë dhanë dorëheqjen dhe u vetëpërjas­htuan nga drejtësia, para se vetingu të fillonte, duke përfituar nga ligji i vetingut që ua jepte këtë mundësi. Por dorëheqja nuk u jep atyre imunitet për t'i shpëtuar drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë, nëse kanë kryer vepra penale”

 ??  ?? Adriatik Llalla dhe Donald Lu
Adriatik Llalla dhe Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania