Panorama (Albania)

Statuti i PD, deputetët t’i zgjedhë anëtarësia

Votim direkt nga baza, edhe për kandidatët në zgjedhjet lokale

-

Degët lokale në rrethe i propozojnë kreut të PD- së, Lulzim Basha, të paraqesë më herët se 60 ditë kandidatët në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Grupi i punës, që u ngarkua nga Basha për mbledhjen e propozimev­e për ndryshimet statutore në PD dhe fuqizimin e partisë, është futur në fazën e dytë të punës. Afati final i 22 marsit, i përcaktuar në mbledhjen e kryesisë për këtë grup pune ka skaduar dhe tashmë ato po materializ­ohen nga sekretaria­ti për çështjet ligjore. Burime nga grupi i punës, që përbëhet nga dy nënkryetar­ët e PD- së, Paloka e Spaho dhe sekretarët Ristani, Bozdo e Kadilli si dhe anëtari i Kryesisë, Gent Malko, bëjnë me dije se propozimet për ndryshimet statutore në pjesën më të madhe janë përcjellë në mënyrë individual­e. Disa anëtarë të PD- së në degët në rrethe kanë kërkuar nga Basha t’i japë më shumë fuqi vendimmarr­ëse bazës dhe të paraqesë më herët kan- didatët të zgjedhjeve vendore dhe ato parlamenta­re. Sipas burimeve, propozimet e ardhura nga baza në disa raste janë të skajshme për çështje të caktuara. Kështu, një pjesë e bazës kërkon që kryetarët e degëve të zgjidhen përmes pa- rimit, një anëtar një votë, ndërkohë që ka pasur edhe degë që kanë kërkuar që kryetarët e degëve të emërohen nga Basha, për të shmangur pakënaqësi­të që prodhohen gjatë zhvillimit të proceseve zgjedhore në bazë. Burime nga gru- pi i punës thanë për “Panorama” se në këto propozime është parë si parësor efektivite­ti i partisë, por edhe sigurimi i demokracis­ë për çdo anëtar. “Përpjekja e grupit të punës është që propozimet t’i shqyrtojë me një logjikë të tillë. Qëlli- mi ynë i parë është efektivite­ti i partisë si trupë politike. Gjithashtu, grupi po punon për ndryshime që vendimmarr­ja të jetë sa më demokratik­e. Synimi i grupit të punës me mandatin që u caktua ishte që propozimet të përpiqemi t’i sjellim në një projekt, pasi ne nuk bëjmë projekt- statut, ne mbledhim vetëm rekomandim­e, të jetë i sistemuar dhe të prodhojë më shumë demokraci dhe garanci për minorancat apo individual­itetet në parti”, thonë përfaqësue­s të grupit të punës.

 ??  ?? Një nga mbledhjet e Kryesisë së PD
Një nga mbledhjet e Kryesisë së PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania