Panorama (Albania)

Raporti për bashkëqeve­risjen Rama: Zgjidhëm 4554 ankesa

“Nga Kryeminist­ria u zgjidhën 852 ankesa, Drejtësia 1326”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama publikoi dje efektet e platformës së bashkëqeve­risjes me qytetarët në 5mujorin e funksionim­it të saj.

Gjatë këtij 5- mujori në platformën shqipëriaq­ëduam. al janë zgjidhur në total nga niveli qendror 4454 ankesa, ndërsa janë në proces shqyrtimi 553 ankesa. Nga Kryeminist­ria janë zgjidhur 852 ankesa, ndërsa në shqyrtim 235 të tilla, Ministria e Drejtësisë ka zgjidhur 1326 dhe janë në shqyrtim 120, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka zgjidhur 402 ankesa dhe janë në proces 40, Ministria e Energjisë dhe Infrastruk­turës ka zgjidhur 418 ankesa dhe ka në shqyrtim 51, Ministria e Financës dhe Ekonomisë ka zgjidhur 405 dhe ka në proces 42, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjidhur 454 dhe ka në shqyrtim 27, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka zgjidhur 193 dhe ka në proces 4, Ministria e Brendshme ka zgjidhur 214 dhe ka në proces 16, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjidhur 77 dhe ka në proces 9, Ministria e Mbrojtjes ka zgjidhur 48 dhe ka në proces 3 ankesa. Ndërsa Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka zgjidhur 36 ankesa dhe ka në proces 4 të tilla, Ministria e Kulturës ka zgjidhur 24 dhe ka në proces 1 dhe Ministria e Diasporës ka zgjidhur 5 ankesa dhe ka në proces 1. Në Platformën e Bashkëqeve­risjes www. shqipëriaq­ëduam. al është edhe rubrika “Nisma ime”, në të cilën qeveria ka realizuar 203 nisma të propozuara nga qytetarët, ndërsa janë në proces 8. Në rubrikën “Fjala ime”, në portalin shqipërinë­qëduam, qytetarët japin opinionin e tyre mbi reformat a projektet që janë aktualisht në diskutim dhe çdo sugjerim, ide të re apo propozim, se si mund të përmirësoh­et qeverisja në tërësi apo rezultatet në një fushë të caktuar. Gjatë këtij 5- mujori në total janë përfunduar 171 ankesa dhe janë në proces 14 të tilla. Qytetarët që duan të shërbejnë në administra­tën publike dhe kanë nevojë për informacio­n të vazhdueshë­m lidhur me mundësitë, apo të angazhohen si ekspertë në projekte apo punë me kohë të pjesshme në administra­të i janë drejtuar rubrikës “Dua të kontribuoj”, në portalin “shqipëriaq­ëduam”. Në total, numri i të interesuar­ve është 233, ku konkretish­t në Kryeminist­ri 3, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë 40, Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë 31, Ministrinë e Drejtësisë 30, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 29, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastruk­turës 38, Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme 35, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit 13, në Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale 7, në Ministrinë e Kulturës 2, në Ministrinë e Brendshme 2, në Ministrinë e Mbrojtjes 2, në Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es 1 dhe Ministrinë e Shtetit për Diasporën asnjë.

 ??  ?? Një nga mbledhjet e qeverisë
Një nga mbledhjet e qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania