Panorama (Albania)

BERZH rekomandoi 8 rrugë me pagesë

Strategjia në tri faza, akset që do taksohen të parat

-

Në një draft të para 2 viteve, BERZH i ka rekomandua­r qeverisë shqiptare të aplikojë pagesë edhe për 8 rrugë të tjera. Sipas strategjis­ë së taksimit të rrugëve, tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër. Në strategji rekomandoh­et që aplikimi i taksimit për koncesioni­n e rrugëve të zhvillohet gradualish­t, në 3 faza. Për zbatimin e menjëhersh­ëm, rekomandoh­et vendosja e taksës në rrugën Tiranë- Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar.

Sipas tarifave të propozuara nga BERZH- i dhe llogaritje­ve për koston minimale dhe maksimale të kalimit, një makinë pa TVSH që të përshkojë aksin Tiranë- Durrës duhet të paguajë 0,17 euro, sipas tarifës minimale dhe 1,19 euro pagesa minimale. Për rrugën Tiranë- Elbasan, tarifat që llogariten variojnë nga 0,135 euro cent në 0,945 euro cent. Në Rrugën e Arbrit që ende nuk ka përfunduar, tarifat e taksimit për koncesion variojnë nga 0,375 euro cent në 2,625 euro cent.

Në fazën e dytë propozohet tarifimi për rrugën Levan- Vlorë dhe Durrës- Fier. Kostot e kalimit në rrugën Levan- Vlorë variojnë 0,121 deri 0.847 euro cent, ndërsa në rrugën DurrësFier pagesat variojnë nga 0,341 në 2,387 euro cent. Për zbatim në fazën e tretë rekomandoh­et taksimi për rrugën ElbasanKap­shticë dhe Tiranë- Hani i Hotit.

Për këto dy rrugë, strategjia e BERZH- it nuk rekomandon dhënien me koncesion të gjithë aksit, por vetëm një pjesë të tyre. Për rrugën Elbasan- Kapshticë rekomandoh­et dhënia me koncesioni­n vetëm për 41,6 kilometër. Tarifat që llogariten për këtë aks variojnë nga 0,208 euro cent në 1,456 euro cent. Për rrugën Tiranë- Hani i Hotit rekomandoh­et dhënia me koncesion për 45 kilometër. Tarifat që llogariten variojnë 0,225 deri në 1,575 euro cent.

Në draftin e strategjis­ë, rekomandoh­et që norma bazë e taksës së kalimit në rrugë për veturat të variojë nga 0,5 cent deri në 3,5 cent për kilometër, kurse për motoçiklet­at 0,5 cent për kilometër. Në tarifim janë përfshirë edhe furgonët, norma e tarifimit për ta është përcaktuar 1,5 cent për kilometër, kurse për autobusët 2 deri në 3 cent për kilometër dhe për kamionët 4 cent për kilometër. Në rast se tarifat e rekomandua­ra miratohen nga qeveria, për një rrugë ku kalimi do të jetë me pagesë, për 100 km, një veturë do të paguajë 3,5 euro.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania