Panorama (Albania)

Kosova kundër taksës në Rrugën e Kombit

Ministri Lekaj: Nuk bënë asnjë konsultë me Kosovën

-

Hyrja në fuqi e taksës në Rrugën e Kombit nuk është pritur mirë as nga qytetarët dhe as nga qeveria e Kosovës. Me një deklaratë, që me sa duket ishte pasojë e mungesës së informacio­nit, ministri i Infrastruk­turës Pal Lekaj, tha fillimisht se do të shqyrtonin raportet dhe tarifat me qeverinë shqiptare. “Sa i përket tarifës së pagesës për shfrytëzim­in e autostrada­ve, presim një raport matjeje për numrin e automjetev­e që qarkullojn­ë dhe për kushtet e tjera që duhet të plotësohen për të arritur një çmim, i cili do të jetë i arsyeshëm për qytetarët... Ne jemi të interesuar që sa ma parë t’i definojmë gjërat sa u përket autostrada­ve, edhe për pagesat në rrugë, por edhe për funksional­izimin e vendeve të parapara për pushimore në brezin rrugor”, ka thënë Lekaj, duke shtuar se do të merren parasysh modelet më të mira për zhvillimin e këtij projekti. Por me përgjigjen e zyrtarëve shqiptarë se tarifat janë vendosur dhe nuk lëvizin më që me marrëveshj­en e nënshkruar në vitin 2016- të, Lekaj tha se qeveria shqiptare nuk është konsultuar me atë të Kosovës për këtë çështje. “Asnjë konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tre- gojnë për këtë taksë. Të hënën do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim...”, tha Lekaj për “Express”, duke konsiderua­r se kjo “Realisht është një taksë e madhe për shqiptarët”. Ndërsa zëvendësmi­nistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se vënia e taksës në Rrugën e Kombit është kundër integrimit ndërshqipt­ar, si dhe interesave të vetë kombit, ndërsa më të goditur nga ky vendim janë qytetarët e Kosovës. Por, sipas tij, ky vendim do ta dëmtojë edhe Shqipërinë. “Ekonomikis­ht do të jetë edhe kundër shtetit shqiptar. Me liberalizi­min e vizave, që tashmë është i pashmangsh­ëm, shqiptarët e Kosovës nuk kanë pse të ‘ patriotizo­hen’ në taksat absurde të qeverisë aktuale shqiptare. Në rrugë të hapura, humbës do të jetë ai që vë pengesa në to përmes ‘ penalizimi­t’”. Në një prej komenteve më të ashpra dhe thumbuese, juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, tha se pagesa për Rrugën e Kombit ka për qëllim mbulimin e rënies së përkohshme të biznesit të drogës.

 ??  ?? Ministri i Infrastruk­turës në Kosovë, Pal Lekaj
Ministri i Infrastruk­turës në Kosovë, Pal Lekaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania