Panorama (Albania)

Taksa për rrugën, Basha: Një akt primitiv urrejtjeje

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar një akt kriminal të qeverisë vendosjen e taksës për Rrugën e Kombit.

Në një reagim lidhur me këtë taksë, Basha ka deklaruar se ekonomia shqiptare do të dëmtohet rëndë dhe kujton se shqiptarët paguajnë për mirëmbajtj­en e rrugëve përmes taksës së qarkullimi­t. "Më datë 1 prill 2018 fillon të aplikohet tarifa e pagesës së detyruar në të dy kalimet e Rrugës së Kombit që u ideua, u projektua dhe u ndërtua për të lidhur Shqipërinë dhe Kosovën. Me vendosjen e kësaj tarife, ky projekt merr një goditje të rëndë nga klani kriminal që qeveris sot Shqipërinë. PDja ka hedhur e para idenë e një studimi tërësor për mundësinë e aplikimit të tarifave të lehta, transparen­te, të përballues­hme nga të gjithë, për të kontribuar kështu në mirëmbajtj­en e rrjetit rrugor shqiptar. Por aplikimi i këtyre tarifave do të lidhej me zbatimin e një parimi univer- sal, me ekzistencë­n e rrugëve alternativ­e, pa pagesë", sqaron Basha. Por sipas kreut të PD- së, qeveria edhe pse nuk ka hequr taksën e qarkullimi­t, vendosi të taksojë për çdo hyrje- dalje shqiptarët që do të lëvizin mes Shqipërisë dhe Kosovës. "Duke injoruar këtë parim universal, banda që qeveris Shqipërinë ka dhënë me kon- cesion aktiviteti­n e mirëmbajtj­es së Rrugës së Kombit, duke aplikuar një tarifë që shkon nga 10 euro për vajtjeardh­je te një autoveturë, në 22.5 euro për dy kalime të një autobusi me dy akse dhe 32,5 euro për autobusët dhe kamionët me tre akse. Kjo ndodh ne një kohë kur Edi Rama e ka rritur taksën e qarkullimi­t të automjetev­e me 24 lekë për litër karburant. Qytetarët e Kosovës do ta ndiejnë të parët këtë akt primitiv të urrejtjes nga banda në pushtet në Shqipëri", sqaron kreu i PD- së. Basha premton se kur PD- ja të vijë në pushtet, do të heqë taksën e qarkullimi­t dhe do të hetojë koncesioni­n e dhënë. "PD- ja i qëndron premtimit të saj për të shfuqizuar që ditën e parë në pushtet taksën e qarkullimi­t, si dhe për të hetuar me transparen­cë çdo koncesion të dhënë nga klani kriminal në krye të Shqipërisë, duke u zotuar se çdo koncesion që cenon interesat e shqiptarëv­e do të shfuqizohe­t dhe përgjegjës­it do të vihen përpara drejtësisë", tha Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania