Panorama (Albania)

Erdogan: Nisëm operacione­t në Irak, do spastrojmë PKK

“Nëse terroristë­t kurdë s’largohen vetë, do t’i largojmë ne”

-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar të dielën se vendi i tij ka nisur operacione­t në Veri të Irakut kundër rebelëve kurdë, që Turqia i njeh si terroristë.

Erdogan tha të dielën se operacione­t kanë nisur në Sinjar për të pastruar zonat malore nga luftëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistani­t apo PKK. Erdogan tha se në rastin që PKK nuk largohet nga Sinjari dhe Qandil, ku ka zyrat qendrore, “do të ishte e paevituesh­me për ne ta bëjmë personalis­ht këtë”. Presidenti turk paralajmër­oi një operacion të ngjashëm me atë në Afrin në Sirisë, ku ushtria mund të hyjë, edhe për të marrë nën kontroll territorin në rast se nuk largohen prej aty anëtarët e PKK- së. “Ne thamë se do të shkojmë në Sinjar. Tani operacioni ka nisur atje. Lufta është nga brenda dhe nga jashtë”, tha Er- dogan, por pa detajuar se për çfarë operacioni bëhet fjalë. Që javën e kaluar, Presidenti Erdogan tha se po krijonin një bazë të re në Sinjar dhe se forcat turke do të sulmonin nëse do ta shihnin të nevojshme këtë. Ndërsa në Veri të Irakut, PKK ka njoftuar se pritet të largohet nga Sinjari, ku ka qëndruar që në vitin 2014 pasi i erdhi në ndihmë komuniteti­t Yazidi kur u sulmuan nga ISIS. Nuk është e qartë se sa shumë prej tyre kanë mbetur në ato zona. PKK është përplasur me trupat e qeverisë turke në territorin e Turqisë prej më shumë se tri dekadash. Ajo konsideroh­et një organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Europian e Shtetet e Bashkuara dhe prej dekadash e ka bazën në rajonin malor Qandil në Irak, afër kufirit me Iranin.

Ndërkohë, Komanda e Operacione­ve të Përbashkët­a në Irak ka mohuar se ndonjë forcë e jashtme mund të ketë kaluar kufirin e Irakut. Sipas “Reuters”, në një njoftim të komandës së përbashkët thuhej se, “Komanda e operacione­ve konfirmon se situata në Nineveh, Sinjar dhe zonën kufitare është nën kontrollin e forcave irakiane të sigurisë dhe nuk ka asnjë arsye që trupat të kalojnë kufirin e Irakut në këto zona”.

 ??  ?? Erdogan përpara anëtarëve të partisë së tij në Giresun, Turqi
Erdogan përpara anëtarëve të partisë së tij në Giresun, Turqi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania