Panorama (Albania)

Kryeminist­ri grek: Turqia të respektojë ligjin ndërkombët­ar

-

Kryeminist­ri grek, Alexis Tsipras, të dielën kërkoi që Turqia të ndalojë aktivitete­t e tij të paligjshme në Egje dhe të respektojë ligjin ndërkombët­ar. Deklarata u bë gjatë një vizite në Psara, një ishull në veriperënd­im të Chios në Egjeun lindor, në përvjetori­n e pavarësisë greke nga sundimi osman, më 25 mars 1821. “Greqia ka aftësinë për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane dhe integritet­in territoria­l”, tha Tsipras. Duke folur për çështjen e dy ushtarëve grekë të ndaluar në Turqi pasi kishin kaluar kufirin këtë muaj, ai tha se qeveria po bënte çdo përpjekje të mundshme për t’u siguruar që ata të ktheheshin në shtëpi sa më shpejt që të ishte e mundur. Ndërkohë të dielën, u mbajt një paradë ushtarake në Athinë, për të përkujtuar luftën e pavarësisë greke. Greqia ka marrë dhe mbështetje­n e Bashkimit Europian për sa i përket konfliktit me Turqinë. Këshilli i Europës i ka bërë thirrje Turqisë që të ndalë “veprimet ilegale” përreth Qipros, duke iu referuar përforcimi­t të flotës ushtarake turke në atë zonë. Deklarata u bë pak ditë para një takimi mes zyrtarëve të BE- së dhe atyre turq. Turqia nuk e pranoi këtë deklaratë. Presidenti Erdogan pritet të takohet në Varna të Bullgarisë me Presidenti­n e Këshillit të Europës, Donald Tusk, Presidenti­n e Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker dhe Kryeminist­rin bullgar, Boyko Borissov, më 26 mars si pjesë e një samiti Turqi- BE. Ministri për çështjet e BE- së dhe kryenegoci­atori Omer Çelik tha se Turqia e konsideron­te samitin e Varnës një mundësi të rëndësishm­e për të çuar përpara marrëdhëni­et tona dhe do të shkojë atje me një frymë konstrukti­ve. Por “ne presim një qëndrim konstrukti­v dhe pozitiv edhe nga BE”, tha Çelik. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke tha se “BE ka humbur objektivit­etin përsa i përket çështjes së Qipros. Nëse kjo sjellje vazhdon, do të jetë e pamundur të pranohet BE si palë e tretë në çështjen e Qipros”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania