Panorama (Albania)

Mikel Temo: Teatri të rikonstruk­tohet, s’duhej lënë në derexhenë e fundit

- Mikel Temo

Artisti dhe pedagogu i Arteve, Mikel Temo, i cili ka jetuar mes Tiranës, Parisit dhe Vankuverit shprehet se debati për Teatrin Kombëtar duhet t’i kapërcejë caqet e oborrit të TK- së. Të mos përqendroh­et vetëm tek aktorët, por edhe artistët e tjerë dhe gjithë qytetarët e Tiranës e Shqipërisë, sepse teatri është i të gjithëve. Sipas tij, një godinë nuk duhet shembur sepse ajo është e vjetër. Ajo përmban histori dhe në rastin e godinës së TK- së, ai shprehet që duhet rikonstruk­tuar e një tjetër godinë e re të ndërtohet, pse jo te Bulevardi i ri. “Mua si artist nuk do të më pëlqente që nesër veprën time, nëse është bërë 50 vite më parë, ta hedhin në kosh të plehrave, sepse është e vjetër. Me veprën time nënkuptoj atë vepër që jepet në teatër. Godina e vjetër mbart të gjithë historinë e atij teatri. Unë jam partizan i rikonstruk­sionit të atij teatri. Këtu ka vend për të bërë teatro sa të duash, si në Bulevardin e Ri, me një arkitektur­ë të re, ku edhe pallatet do të jenë të reja, nuk do të jetë midis vjetërsira­ve. Ai teatër të mbetet siç është. Italia ruan teatrot e ndërtuar në dru. Por këtu gjërat kështu shkojnë, i lënë deri në derexhenë e fundit fare, ku nuk mbahen në këmbë edhe vendimet merren për t’i prishur. Nuk duhet lënë gjërat që të shkojnë deri në atë gjendje. Nëse çatia pikon, duhet rregulluar, ndryshe nis gradualish­t kalbja. Unë jam për rikonstruk­sion, për ruajtje. Nuk kam dëshirë që të futem në diskutimin për kullat, sepse mua nuk më intereson mekanizmi sesi do të bëhet teatri i ri. Jam pjesë e atij grupi që shpirtëris­ht është i lidhur me atë godinë dhe mendoj që ai teatër të rikonstruk­tohet edhe në atë teatër të vazhdojnë të ngjiten vepra me peshë”, thotë Temo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania