Panorama (Albania)

“Rama s’e ka fituar luftën, do shkojmë deri në grevë urie”

"TK s’është thjesht një godinë, por historia e një qyteti”

-

tender për teatrin. Të paktën, të shpallë një konkurs... Por ne do t'i drejtohemi edhe Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për këtë çështje, për të zbardhur këtë aferë, e cila është evidente, e pastër korruptive. Një aferë e frikshme. Në kadastër Teatri Kombëtar figuron i plotë me gjithë ca territore që i janë marrë pas viteve ' 90 dhe nuk e dimë se si. Ndërsa sot i merret fryma teatrit dhe qytetit me 7 kulla. Të gjithë profesioni­stët që kanë parë maketin e projektit të ri, e kuptojnë se ai teatër nuk kushton më shumë se 10 milionë euro. Në këto kushte, çfarë do të bëjë Aleanca? Do të mblidhemi të hënë për të hënë, në orën 18: 00, në Teatrin Kombëtar, jashtë ose brenda ( pasi tanimë nuk na e japin më sallën e TK- së, duke na kërkuar 30 mijë lekë për orë, duke qenë në shkelje të patër ligjore, pasi Aleanca qytetare përbëhet nga dy sindikata të artistëve, një prej të cilave ajo e TK- së). Çdo qytetar i Tiranës është i ftuar të marrë pjesë për të mbrojtur historinë e qytetit të vet, historinë e artit, të mbrojë mundësinë për të folur, për të mos u zhbërë si komb. Pse nuk e bën shteti këtë zonë një qendër kulturore, një galeri, një cirk? Pse çdo tokë publike i duhet dhënë privatit për të ndërtuar kulla? Kjo është një vjedhje e pastër, që ne duhet ta ndalim. Si do ta ndalni, mjaftojnë vetëm takimet?! Ne do të shkojmë deri në grevë urie, do të flijohemi brenda asaj ndërtese.

A nuk u kujtuat pak vonë për të reaguar? A nuk duhet të ishit ngritur që me prezantimi­n e "Turbinës"?

E vërtetë është, por nuk e menduam kështu. Ne nuk e dinim kaq malinj Kryeminist­rin dhe gjithë Rilindjen shqiptare. Po bën veprime antikombët­are dhe në një moment të caktuar ne e kuptuam logjikën e tij dhe pse po e bënte këtë. Por nuk duhet të mendojë, se e ka fituar luftën.

Por ne do t'i drejtohemi edhe Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për këtë çështje, për të zbardhur këtë aferë, e cila është evidente, e pastër korruptive. Një aferë e frikshme. Në kadastër Teatri Kombëtar figuron i plotë me gjithë ca territore që i janë marrë pas viteve ' 90 dhe nuk e dimë se si

 ??  ?? Arben Derhemi në monodramën “Rrno për me tregue”
Arben Derhemi në monodramën “Rrno për me tregue”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania