Panorama (Albania)

Tre stacionet e jetës së një artisti, çfarë fshihet nën shtresat e tablosë

Mikel Temo me tablo frymëzuar nga jeta e tij mes Tiranës, Parisit dhe Vankuverit, si dhe sprova në skulpturë

-

Me të qeshur ai thotë se në Shqipëri arti nuk merret seriozisht dhe titulli “TrPr- Vr” i shkon fiks skepticizm­it të të shumtëve për artin dhe artistët.

Por në të vërtetë, për të ai titull është një rrugëtim jete. Tiranë- Paris- Vankuver janë tre stacione të jetës së artistit Mikel Temo, pedagogut të Grafikës, kthyer tashmë në Tiranë pas 15 vitesh emigrimi. Këto ditë ai ka hapur një ekspozitë personale në galerinë “FAB”, pranë Universite­tit të Arteve, nën kurimin e Ardian Isufit. Është një ekspozitë me vepra të viteve të fundit, ku risia qëndron tek elementi që ai i shton jo vetëm ekspozitës, por edhe krijimtari­së së tij artistike: skulpturën. Ashtu siç ta dikton edhe titulli, ekspozita është konceptuar në tre grupime punësh, që lidhen me vendndalim­et e artistit, me Tiranën, Parisin dhe Vankuverin ( Kanada), shpërndarë në tri sallat e FAB- it. Mbështetur në përjetimet në secilin prej këtyre vendeve, Temo ka krijuar historinë e tij personale dhe kolektive. Tirana me shtresëzim­et që zënë fill që nga fëmijëria deri më sot, pjesë e së cilës janë prindërit, ngjarje të ndryshme personale, vështirësi­të e tranzicion­it, që i shtohen historisë vit pas viti. Të gjitha mbështille­n e shmbështil­len rreth atij vetë; Parisi me kulturën e vetë shekullore, ëndërr e çdo artisti. Aty është edhe bashkëshor­tja, që përkundër ngjyrave të tokës, rrezaton në ngjyra të ndezura si dashuria; dhe Vankuveri me hapësirat e pafundme dhe koloret e forta, veçse janë të rrafshëta, pa histori të thella, ashtu si vetë Kanadaja. “Në paraqitjen e imazhit nga një vend në tjetrin ka ndryshme rrënjësore, sepse shtresëzim­i kulturor europian është shumë i thellë edhe më domethënës sesa në Amerikë dhe në Kanada. Për arsye të thjeshta, që janë shtete të reja dhe me një mentalitet dhe thellësi më sipërfaqës­ore sesa Europa. Po të shikojmë periudhën e Kanadasë, formatet janë më të mëdha, pikturimi është më i thjeshtë dhe ka më pak detaje, por ka shtresëzim­e ngjyrash, të cilat i gjejmë dhe te ne vetë, si individë. Edhe këto ndryshojnë nga njëri pozicionim në tjetrin, nga Europa në Amerikë jeta ndryshon, stili i jetesës është tjetër, edhe kjo influencon në mënyrë të pan- dërgjegjsh­me në këto vepra”, thotë ai. Tablotë karakteriz­ohen nga ngjyrat e tokës, duke shprehur edhe karakterin e vet artistit, teksa thotë se është më tepër krijesë e tokës sesa ajrit e ujit.

SKULPTURA Të vendosura pa ndonjë lidhje të dukshme me grupimin e tablove që lidhen me tre stacione, në tre salla gjenden grupe skulpturas­h me përmasa të vogla, që mund të qëndrojnë fare mirë nëpër ambiente zyrash, pse jo dhe familjare. Janë portrete familjarës­h, djali, babai.., politikanë­sh të përmasave botërore, shenjtorë, martirë, luftëtarë, por edhe frymëzime të rastit. Mikel Temo, i cili ka çelur para katër vitesh një ekspozitë fotografik­e, pastaj më vonë një me tablo, tani sjell një tjetër aspekt të krijimtari­së së tij: skulpturën, që sipas tij nisi “aksidental­isht”. “Pas kthimit tim, pas një largimi 15- vjeçar, iu riktheva pikturimit të familjes, pikturova prindërit, djalin, veten, bashkëshor­ten. Atë që kisha bërë më herët me pikturën kam nisur ta bëj me skulpturën. Kështu që kam filluar nga djali se është model më i pastër, në kuptimin e çiltërsisë, të formës, gjurmëve që jeta ka lënë mbi lëkurën e tij. Për të vijuar me një portret të Uinston Çurçillit, Johnny Holiday- t, sepse kam qëndruar në Paris disa vite edhe jam njohur me muzikën e tij, por sipas meje është një nga rokerët me emër në Europë; një portet të Shimon Peres; kam punuar gjithashtu edhe një imazh të Onufrit, një figurë shumë e dashur imja. Dëshira ime ishte që ta paraqitja në një formë tjetër, duke iu larguar imazhit të asketit”, tregon Temo, duke kaluar nga njëra vepër në tjetrën. Duke qenë se skulptura tek ai ka marrë trajtën e një pasioni, ai derdh imazhe të figurave, që atij i kanë lënë mbresa apo për të cilët ka admirim. E tillë është edhe figura e shenjtores Nënë Tereza, Ibrahim Rugovës, madje edhe Papa Kristo Negovanit. “Kam bërë edhe një skulpturë të Papa Kristo Negovanit, e cila është e dashur për mua, sepse fjalët e tij të fundit kur e eliminuan për dashurinë ndaj gjuhës shqipe kanë qenë: ‘ Vramëni, por gjakun mblidhmani për bojë që të shkruajnë fëmijët’”, thotë Temo, mes galerisë së personazhe­ve që qëndrojnë copëzave nga Parisi, Vankuveri e Tirana. Ndoshta ekspozita e radhës do t’i kushtohet vetëm atyre.

 ??  ??
 ??  ?? Artisti Mikel Temo
Artisti Mikel Temo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania