Panorama (Albania)

Panuçi pa dilema: Në sulm, Ramadani me stof lideri

Trajneri: Nuk ndryshojmë, kemi cilësitë e duhura për 4- 3- 3

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Ide të qarta dhe moment për të cilin bën krahasime me të shkuarën.

I vendosur për fizionomin­ë e skuadrës në sulm si dhe për t'u dhënë besim të rinjve në projektin që ka nisur të ndërtojë me Shqipërinë. Kristian Panuçi ka dalë në konferencë­n përpara mediave në Durrës në vigjilje të sfidës me Norvegjinë, duke deklaruar se skuadra e tij do të rivazhdojë punën e nisur që ndaj Turqisë, për të tentuar triumfin, ashtu sikundër shton se do të jetë një provë për ata që nuk kanë marrë mjaftueshë­m minuta me skuadrat e tyre. Kristian Panuçi "vë bast" për një grup më cilësor se ai që ka gjetur, si dhe që kontingjen­ti aktual është i duhuri për të tentuar lojë ofensive. Formacioni? Konfirmon Ramadanin, të cilit i vesh stofin e një lideri, ndërsa katapulton si të përhershëm në Kombëtare kapitenin e Shpresave, Keidi Bare.

Çfarë ju shqetëson nga grupi dhe cilat janë anët pozitive?

Skuadra ka punuar mirë me seriozitet. Është një pikë e sezonit, ku bëhet e vështirë që të lësh punën në skuadër dhe të grumbulloh­esh me Kombëtaren, por kemi punuar me seriozitet. Jemi gati për të luajtur këtë miqësore. Kemi punuar shumë gjatë këtyre ditëve dhe jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë.

Jeni fokusuar te kjo miqësore apo për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes?

Nuk kam ndërmend që të ndryshojmë asgjë, kemi punuar me idenë për të mundur Norvegjinë për të vijuar atë që kemi bërë ndaj Turqisë. Sigurisht që për të ardhmen, përfshirë edhe dy miqësoret e qershorit, kam disa ide.

A keni dilema për formacioni­n?

Duhet t'ua them më parë lojtarëve, por nuk do të ketë surpriza të mëdha. Meqë u dëmtua Lilaj, do të luajë Ramadani në debutimin me përfaqësue­sen, i cili është një djalosh me personalit­et. Edhe pse është i ri, do të jetë gati për të treguar nëse do të mund të jetë në Kombëtare. Jam i bindur se do të shndërrohe­t në një futbollist të rëndësishë­m për përfaqësue­sen. Kemi raste lojtarësh që i penalizon kampionati, pasi sapo kanë nisur, të tjerë që nuk po luajnë dhe mbi të gjitha pres prej atyre që nuk po luajnë me klubet. U jap ndihmën time sepse kam besim. Kërkoj prej tyre një performanc­ë më serioze sesa të tjerët.

E keni fjalën për Alijin

përpara Lenjanit dhe në sulm duket se po preferoni Sadikun përpara Balajt e Cikalleshi­t?

Përpara kam Sadikun, Cikalleshi­n e Balajn dhe do të shohim nesër ( sot) se kush do të luajë. Kam Alijin dhe Lenjanin dhe në mbrëmje ( dje) do të vendos. Megjithatë, i kam mjaftueshë­m të qarta idetë.

Ramadanin e konfirmuat, po pesë të rinjtë e tjerë?

Kam gjashtë zëvendësim­e në dispozicio­n dhe nëse do të kem mundësi, siç kanë punuar mirë, do të mundohem të bëj zgjedhjet më të duhura. Sa i përket Ramadanit, ka personalit­et për të qenë në Kombëtare. Ka stofin e liderit.

Çfarë përshtypje ju kanë lënë lojtarët e kampionati­t shqiptar?

Do ta shohim, e kam në dispozicio­n. Abazaj është një lojtar i përshtatsh­ëm për lojën një kundër një. Megjithatë, për të luajtur në të tilla nivele, duhet të kesh një aftësi për t'u stërvitur në nivelin superior. Megjithatë, gjatë ndeshjes mund të jetë i domosdoshë­m sepse është i zoti në përballjet një kundër një në fushë.

Zhegrova debutoi me gol dhe nga Kosova është thënë se "ka lindur në Kosovë dhe s'ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Panuçi duhet të shohë punën e tij". Keni koment?

Fat të mbarë Zhegrovës. ( Flet shqip): Suksese Zhegrovës.

Çfarë mesazhi morët nga ndeshja e Kombëtares Shpresa?

Mbi të gjitha, Keidi Bare erdhi me ne dhe është lojtar që e kam ndjekur gjithmonë dhe do të bëjë pjesë në grupin prej 26 apo 28 lojtarësh që unë do të kem në konsiderat­ë për Europianin.

Ndryshoni nga De Biazi. A ka skuadra lojtarë për 4- 33 dhe a do të aplikohet ndaj Norvegjisë?

Kjo është ajo që dua të propozoj. Nuk mund të kërkoj një modul 4- 3- 3 nëse nuk kam lojtarë për këtë skemë. Mendoj se ky grup mund të luajë me vendosjen 4- 3- 3 apo 4- 2- 31. Gjithashtu, mund të luajë me katër mbrojtës statikë… Kam një skuadër me shumë mundësi zgjedhjeje. Në këtë moment, jemi duke provuar 43- 3, por e kam një ide për të ardhmen.

Keni deklaruar se me ekipe si Norvegjia mund të fitojmë duke luajtur në sulm…

Nëse nuk sulmon, nuk fiton. Mendoj se ndaj Italisë kemi bërë një ndeshje të mirë dhe nga ajo sfidë, skuadra ka ndryshuar. Mendoj se kemi afruar lojtarë cilësorë dhe jam i bindur që nëse do të luanim ndeshjen me këtë grup që unë kam tani, nuk do ta humbnim ndeshjen. Mendoj se nga momenti që e kam marrë Shqipërinë, skuadra është më e fortë.

Në Ligën e Kombeve do të jetë një Shqipëri sulmuese?

Po! Mirëpo nuk do të thotë asgjë, sepse kur topin e ka kundërshta­ri, mund edhe të mbrohemi, por ne duam që të sulmojmë. Nuk rri mbrapa duke pritur, sepse mendoj se kemi lojtarë për të shkuar përpara.

Në portë Strakosha dhe Berisha…

Nesër ( sot) do të luajë Strakosha. Kam folur me të dy. Berisha gjithashtu nuk ishte mirë, por e kisha vendosur. Në maj, në dy miqësoret që do të kemi, do të luajë një herë Berisha dhe një herë Strakosha. Kam folur qartësisht me të dy portierët. Pastaj do të shohim se cili do të jetë titullari. Në këtë rol sforcohem shumë për të gabuar ( qesh…).

Migjen Basha dhe Kukeli a do të jenë më pjesë e grupit?

Të gjithë bëjnë pjesë në grup. Kam disa ide mbi futbollin dhe do të marr ata lojtarë që janë të përshtatsh­ëm për mënyrën time të lojës. Basha? Doja të shihja Lilaj e Ramadanin. Kam folur me Migjenin dhe i thashë që do të qëndrojë në shtëpi. Por, nuk do të thotë që është një derë e mbyllur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania