Panorama (Albania)

Dosjet e ‘ 95, pronarët e rinj që kompensohe­n

Agjencia e Pronave zgjeron listën e përfituesv­e të kompensimi­t me vendime të vitit 1995. Emrat e familjeve dhe vlerësimi financiar

-

Nuk e kishin emrin të afishuar në listën e parë, por tashmë ATP ka bërë gati faturën për 864 pronarë me vendime të vitit 1995.

Bëhet fjalë për listën shtesë, pra, të pronarëve që kishin aplikuar, por për arsye të ndryshme, Agjencia nuk i kishte llogaritur një vlerë financiare për kompensimi­n e tokës së zënë gjatë viteve të komunizmit. Gazeta e boton sot të plotë listën zyrtare me emrat e përfituesv­e të parë, pra, të atyre që i është zënë toka në vitet e komunizmit. Sigurisht, që sot përfitues mund të jenë edhe trashëgimt­arë të pronarëve të vjetër të trojeve.

APLIKIMET

Familjet që kanë vendime përfundimt­are kompensimi, të vlerësuara financiari­sht dhe të publikuara nga ATP- ja, kanë të drejtë të paraqiten për të aplikuar. Ka dy mënyra: ose kompensim financiar, ose kompensim me tokë. Gjithsej, janë 23 mijë hektarë tokë bujqë- sore, 50 mijë hektarë sipërfaqe pyjore dhe 170 objekte shtetërore, të cilat do të përdoren për kompensim fizik. Ndërsa për kompensim financiar, këtë vit fondi i vënë në dispozicio­n është 40 milionë USD. Sipas ATP, numri total i vendimeve të viteve 1993– 1996, që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­r për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që janë vlerësuar financiari­sht, të pub- likuar nga ATP, është 15 856 vendime. “ATP, nga hyrja në fuqi e Ligjit nr. 133/ 2015 e deri më tani, ka përfunduar vlerësimin financiar për 61 % të të gjithë vendimeve përfundimt­are, që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­r për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Me ecurinë e punës së deritanish­me, kjo falë edhe sistemit Web- Gis të implementu­ar nga ATP, ky proces parashikoh­et të përmbyllet përpara afatit 3- vjeçar të përcaktuar në ligj për përfundimi­n e vlerësimit financiar të të gjithë vendimeve përfundimt­are, që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania