Panorama (Albania)

U provua falsifikim­i, Prokuroria vendosi të zgjasë hetimet

-

Me një vendim të datës 31 tetor 2017, prokurori i Sarandës, Ilir Hoxha, zgjati afatet e hetimeve për çështjen penale nr. 61, për procedimin e nisur ndaj shtetasit Llambro Zhupaj, për veprat penale “falsifikim i dokumentev­e” dhe “mashtrim”. Sipas këtij vendimi thuhet se, nga tërësia e akteve procedural­e, veprimeve hetimore të kryera, si dhe provave të administru­ara në fashikulli­n hetimor të këtij procedimi penal ka rezultuar se: Nëpërmjet kontratës së sipërmarrj­e- investimit nr. 4938, datë 14.08.2006, shtetasi Vasil Qirko ka arritur një marrëveshj­e me shtetasin Antigoni Vithkuqi, pronare e një pasurie të llojit truall, me sipërfaqe 1259 m2, e ndodhur në Lagjen nr. 4, zona kadastrale 8641, Sarandë, regjistrua­r pranë ZVRPP Sarandë. Nga studimi i përmbajtje­s së kontratës së sipërmarrj­e- investimit, rezulton se Antigoni Vithkuqi, vinte në dispozicio­n të shtetasit Vasil Qirko truallin me sipërfaqen e lartpërmen­dur dhe në vijim do të përfitonte 8 milionë lekë, si dhe 200 m2 sipërfaqe ndërtimore nga objekti “godinë banimi dhe ambiente shërbimi e garazhe”, me sipërfaqe 637 m2, që do të realizohej mbi këtë truall nga ana e shtetasit Vasil Qirko. Për ndërtimin e këtij objekti, shtetasi Vasil Qirko kishte siguruar më parë lejen e ndërtimit. Përfitimet e shtetases Antigoni Vith- kuqi, tashmë, janë përfunduar. Në vijim, nëpërmjet kontratës së bashkëpuni­mit për investim të përbashkët në ndërtim objekti, shtetasi Vasil Qirko ka arritur një marrëveshj­e me shtetasin Mentor Zhupaj, për ndërtimin në mënyrë solidare të objektit, për të cilin shtetasi Vasil Qirko kishte arritur më parë marrëveshj­en me Anigoni Vikthuqin. Në kontratën e bashkëpuni­mit është përcaktuar se: sipërmarrë­si, në cilësinë e investitor­it, Vasil Qirko, nëpërmjet kësaj kontrate disponon vullnetin e tij që të pranojë si bashkëinve­stues në ½ pjesë të barabarta shtetasin Mentor Zhupaj, në të gjithë objektin. Nga sa palët kanë parashikua­r në kontratën e bashkëpuni­mit, investimi do të realizohej nga të dy shtetasit Qirko e Zhupaj, në mënyrë ku secili prej tyre do të investonte 50%, si dhe fitimi, që do të rezultojë, do të ndahet në mënyrë të barabartë. Pas nënshkrimi­t të kontratës, Mentor Zhupaj cakton si përfaqësue­s ligjor vëllanë e tij, Llambro Zhupaj, i cili pajiset me prokurë. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ndërmjet Vasil Qirkos dhe Llambro Zhupajt e 20 qytetarëve janë lidhur kontratapo­rosi apo kontrata- shitjeje te noteri Thoma Kaçi, por firma e Qirkos ka rezultuar e falsifikua­r.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të prokurorit
Faksimile e vendimit të prokurorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania