Panorama (Albania)

Roshi flet si kapiten: Krenari, ja si transformo­hem në Kombëtare

-

Mes debutuesve të Panuçit dhe të zbuluarve të De Biazit, në fushën e lojës, mbrëmjen e sotme, do të jetë një lojtar që i kapërcen këto etiketime. Odise Roshi është në ekipin kombëtar prej tri brezash. Ka luajtur me Duron dhe Salihin në debutimin e tij kundër Francës në vitin 2011, kur u grumbullua nga i ndjeri Josip Kuzhe. Ka qenë protagonis­t në Kombëtaren e De Biazit, por vazhdon të jetë ende edhe në ekipin e Panuçit. Ka debutuar me kuqezinjtë që në moshën 19vjeçare dhe duket sikur ka kaluar një jetë me fanellën kuqezi. Për këtë fakt, ai do të jetë kapiteni ndaj Norvegjisë. Mesfushori 26- vjeçar tregon emocionet e shiritit, transformi­min që pëson sa herë vesh fanellën e Kombëtares dhe konkurrenc­ën në skuadër.

Kapiteni - "Nuk jam i surprizuar, për mua është krenari të jem kapiteni i ekipit Kombëtar. Këtu është vënë një rregull, kush ka më shumë ndeshje, do të jetë kapiteni. Për mua më shumë ka rëndësi ndeshja, por meqë jam kapiten, do jem modest dhe kjo më bën të eci akoma më para. Do ishte një kënaqësi e madhe. Sa herë më është dhënë mundësia, kam dhënë 110%, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Pse jo…"

Shqipëria - "Jemi një grup shumë i mirë për momentin. Nor- vegjia ka një ekip simpatik, ka lojtarë agresivë dhe që sulmojnë dhe që është më mirë për momentin. Por, edhe ambienti ynë është shumë i mirë. Duhet të japim 100% nesër ( sot) që të fitojmë. Ndeshja me Norvegjinë ka të njëjtin nivel. Duhet të tregojmë një forcë të madhe".

Loja sulmuese - "Për mua gjithmonë më mirë është loja e sulmit. Të fitosh, duhet të mbrohesh e më pas edhe të sulmosh. Elementët e rinj të ardhur në skuadër kanë kualitet shumë të mirë. Është parë edhe në stërvitje këto ditë. Janë zgjedhjet e duhura".

Transformi­mi - "Është e vërtetë, impenjimi këtu është ndryshe. Luan me gjakun tënd dhe për kombin tënd. Unë e vlerësoj në mënyrë maksimale. Jo se e nënvlerëso­j klubin ku luaj, por këtu ka diçka ekstra".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania