Panorama (Albania)

Adriatik Llalla, nën hetim nga Prokuroria e Durrësit

KPK ndërpreu vetingun ndaj tij, por referoi dosjen në Prokurori

- ERALD DELIU

Ish- Kryeprokur­ori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, është nën hetim për pastrim parash. Burime të “Panoramës” brenda organit të akuzës konfirmojn­ë se Llalla po hetohet në Prokurorin­ë e Durrësit.

Edhe pse Llalla u tërhoq nga privilegji ligjor për t’u zgjedhur gjyqtar pas përfundimi­t të mandatit si Kryeprokur­or, duke sjellë kështu edhe ndërprerje­n e procesit të vetingut ndaj tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka referuar dosjen e tij në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, pasi ka pasur të dhëna se ish- Kryeprokur­ori kishte konsumuar veprën penale të “pastrimit të parave”. Kështu, KPK- ja ka ndjekur të njëjtën rrugë si me ish- gjyqtarin e Kushtetues­es, Besnik Imerajn, edhe pse nuk ka publikuar asnjë njoftim zyrtar. Dosja e Llallës është dërguar në Prokurorin­ë e Durrësit nga Prokuroria e Përgjithsh­me, si i vetmi organ i akuzës më afër me Prokurorin­ë e Tiranës. Kjo lëvizje është bërë që të shmanget çdo konflikt interesi në lidhje me hetimin e ishnumrit një të akuzës.

HETIMI Burimet jozyrtare thonë për “Panoramën” se Prokuroria e Durrësit ka nisur punën për verifikimi­n e pasurisë së ish- Kryeprokur­orit Llalla. Në dispozicio­n të hetuesve janë vënë deklaratat e pasurisë së Llallës dorëzuar në ILDKPKI. Gjithashtu, janë marrë nga hipotekat të gjitha dokumentac­ionet për pasuri të paluajtshm­e. Objekt i hetimit do të jetë edhe shitja e një sipërfaqej­e toke ullishtë prej 3 mijë metrash katrorë në Mjull të Bathores në Tiranë. Sipas deklarimev­e në ILDKPKI të Adriatik Llallës, ai e ka shitur këtë pronë duke përfituar 250 mijë euro. Më 16 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ndërpreu procesin e vetingut për Llallën, por nuk bëri asnjëherë publik rezultatet. Vetë Kryeprokur­orja Marku, në një intervistë për një studio televizive, la të kuptohej se hetimet ndaj ishKryepro­kurorit mund të konkretizo­heshin. Llalla pati përplasje të shumta me ambasadori­n amerikan në Tiranë dhe këtë vit Departamen­ti Amerikan i Shtetit doli në një deklaratë publike, ku lajmëroi se SHBA- të ia kishin ndaluar hyrjen ish- Kryeprokur­orit pasi dyshohej për afera korruptive. Zërat për hetimin e tij u përforcuan edhe më shumë, kur një burim diplomatik i tha “Deutsche Welle- s” se ishKryepro­kurori ishte nën hetim për pastrim parash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania