Panorama (Albania)

Artistët nuk janë të mirë vetëm kur i përcjellim!...

-

Kombëtar, “kullën” e tyre të artit, që po bie për t’u ngritur siç thuhet mbi flijimin e saj ca kulla të larta moderne, ata nuk përfillen, nuk dëgjohen, përkundraz­i, injorohen. Sillet para tyre një arkitekt i huaj që paraqet një projekt- ide, për t’iu mbushur mendjen atyre se nga është e mira e teatrit! Edhe ose në dukje serioze, kjo është një “komedi” më vete. Sipas logjikës zyrtare, ata nuk mund të dinë asgjë sesi duhet të jetë shtëpia e tyre, por thjesht të presin se me çfarë i sajdis qeveria. Ec e tregoju pastaj qeveritarë­ve tanë se në botën demokratik­e janë ca praktika që asgjë nuk mund të bëhet në një vend pa marrë më parë pëlqimin e komuniteti­t, nuk mund të ndërtosh një rrugë, park, pallat, shkollë, kinema pa “lejen” e publikut, jo më godinën e të vetmit teatër që mban emërtimin kombëtar.

Çfarë ndodh kështu? Asgjë më shumë apo më pak se dje, kur artistët shiheshin si “ndihmës të Partisë”! Pra, në shërbim të politikës, të shtetit dhe jo politika dhe strukturat shtetërore në shërbim të artit të tyre. Ata nuk mund të jenë “vlerë kombëtare” kur ikin e nuk na shqetësojn­ë më dhe një “hiç” kur kritikojnë qeverinë, Ministrinë e Kulturës dhe vetë Kryeminist­rin, që për më tepër vjen nga komuniteti i tyre. Është për t’u lavdëruar fort qëndrimi dinjitoz i aktorëve të teatrit këto ditë për ta ruajtur shtëpinë e tyre, si një mësim për mbarë komuniteti­n artistik të vendit, ku institucio­neve të kulturës u janë hequr “copa” andej- këndej, për t’ua dhënë miqve të aferave. Kësisoj, shumë nga go- dinat e pallateve të kulturës, librarive, biblioteka­ve, kinemave janë tjetërsuar apo kanë degraduar mjerueshëm. Nëse do të kishte minimumin e vlerësimit për shkrimtarë­t dhe artistët e këtij vendi, godina e tyre impozante në qendër të Tiranës nuk do të ishte gllabëruar me vendime qeverie për të strehuar herë një institucio­n e herë një tjetër. Por shkrimtarë­t nuk i kishte askush në kandar nga qeveritë që vinin e iknin! Nuk mund ta kuptosh se si një godinë anonime me emrin “Shtëpia e Gjetheve” tërheq krejt vëmendjen tonë “disidente” dhe kthehet në muze dhe nuk vlen për diçka të tillë ish- Lidhja e Shkrimtarë­ve, ku për gjysmë shekulli shkelën shkrimtarë­t dhe artistët e këtij vendi që nga Sejfulla Malëshova, të cilët kishin aty redaksitë, bibliotekë­n, klubin, sallën e promovimev­e dhe minikoncer­teve etj. Qeveria e kohës, në rastin e Lidhjes shfrytëzoi dhe sherrin e paprincipt­ë mes dy grupimeve shkrimtarë­sh, për ta zotëruar secili godinën si plaçkë. Me logjikën se ishin moniste nuk kemi ruajtur as librarinë “Flora”, shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, Kinostudio­n “Shqipëria e Re”, siç komunistët nuk ruajtën asnjë gjurmë nga institucio­net kulturore të periudhës së Mbretërisë shqiptare.

Nuk mund të fshihen gjurmët e historisë sipas midesë së një qeverie apo të një tjetre. Ka disa gjëra që dalin mbi vullnetin e qeverive. Robert Ndrenika është një gur themeli i Teatrit Kombëtar dhe zëri i tij duhet të jetë “urdhër” për qeverinë në këtë rast, pasi siç u tha në njërën nga protestat e artistëve, ai flet dhe në emër të Sandër Prosit, Kujtim Spahivogli­t, Naim Frashërit, Violeta Manushit, Ndrekë Lucës, Sulejman Pitarkës etj. Nuk është aspak e hijshme që artistë si ai e të tjerë, që nuk e kanë për zanat prapaskenë­n e gjërave, aq më tepër atë të burokracis­ë shtetërore, të shtrëngohe­n të kthehen në sindikalis­të, jo se të qenët i tillë ka ndonjë të keqe, porse për nevojat materiale dhe kushtet e punës së Teatrit paguhet “prapavija”, ku hyn dhe administra­ta ministrore. Ne ende mburremi se Fishta apo Mjeda kishin edhe dhunti arkitektës­h e projektoni­n godina e absida kishash etj., kurse artistëve bashkëkoho­rë nuk ua njohim këtë mundësi, as në rastin e një artisti të mirënjohur si Bujar Kapexhiu, që paraqet një projekt alternativ të godinës së Teatrit Ko- mbëtar. E gjitha kjo ndodh jo vetëm nga interesat e partnerite­tit publik- privat, që në asnjë rast nuk duhet të prevalojnë mbi ato të publikut dhe të aktorëve, po se qeverisja te ne ende është bartëse e një psikologji­e “rapsodike”, ku rapsodët, për të parë skenën ishin të shtrënguar t’u thurnin himne udhëheqësv­e, ndaj nuk është e rastit që emrat e tyre i mbajnë shtëpitë e kulturës në bazë, teksa nuk dimë që ndonjë institucio­n kulturor kombëtar të mbajë emrat e Tefta Tashko Koçit, Marie Krajës, Nexhmije Pagarushës, Vaçe Zelës etj. Artistët nga mot janë një racë që nuk pëlqehet nga politika, e cila edhe këto vite të demokracis­ë herë pas here është përpjekur t’i përdorë djallëzish­t, duke kërkuar që të solidarizo­hen si firmëtarë me nismat e kësaj apo asaj qeverisje, jo vetëm në Tiranë, por dhe në Shkodër etj.

Duhet thënë se prestigji i artistit ka rënë poshtë aq më tepër në rrethe e qarqe, ku bashkitë emërojnë regjisorë, aktorë, muzikantë, piktorë etj., në trupat profesioni­ste të mbetura, çka nuk ka ndodhur as në kohën e monizmit, kur organi i emërtesës së tyre ishte Ministria e Kulturës. Sot flitet shumë për bordet e institucio­neve të kulturës, por me sa duket pesha e tyre është vetëm në letër. Çdo gjë është e centralizu­ar nga fundi në krye të piramidës së kulturës dhe vendimet merren vetëm nga drejtuesit shtetërorë e jo bordet. Artistët e ndiejnë dhe kuptojnë këtë shpërfillj­e të përgjithsh­me, ndaj shpesh janë refuzues të politikave dhe strategjiv­e kulturore, që zbatohen në këtë vend. Refuzues deri në pikën e fundit! Ndaj disa artistë para se të ndahen nga jeta e lënë me fjalë që të mos u bëhen nderime shtetërore, për të mos u bërë pjesë e farsës, as pas vdekjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania