Panorama (Albania)

Fuga debat me Gjinushin për Akademinë: Reformë false

AKADEMIKU RREZON DRAFTIN E GRUPIT TE PUNES

-

Akademiku i njohur Artan Fuga ka rrëzuar projektlig­jin e propozuar nga grupi i punës për reformimin e Akademisë së Shkencave.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar dje në Akademinë e Shkencave, me të gjithë anëtarët e saj, ku Skënder Gjinushi prezantoi draftin e përgatitur nga grupi i punës, Fuga e cilësoi atë të dështuar, që nuk sjell asnjë reformim të këtij institucio­ni. “Unë sot druaj se pas zgjedhjeve farse do të kemi dhe një reformim fars. Projektlig­ji për Akademinë është i dështuar, nuk na çon gjëkundi, nuk realizon qëllimin e këtyre muajve të gjatë përpjekjes­h për reformimin pas zgjedhjeve farsë”, tha profesor Fuga, duke paraqitur vërejtjet e tij para anëtarëve të Akademisë së Shkencave. Ai akuzoi për mbivendosj­e komisiones­h mes atij të Akademisë dhe të Ministrisë së Arsimit në hartimin e këtij drafti. “Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe me bashkëpuni­me të veçuara nga Akademia, u bë një mbivendosj­e komisiones­h. Nga Komisioni Ad Hoc për reformimin e Akademisë, ngritur nga asambleja në nëntor të vitit të kaluar, u kooptuan disa anëtarë dhe u vendosën në komisionin e Ministrisë së Arsimit. Të gjitha komisionet, si ai i Akademisë, ashtu dhe ai i Ministrisë, kanë punuar në mënyrë të mbyllur dhe të izoluar, pa konsultime dhe pa shkëmbime mendimesh”, u shpreh Fuga. Akademiku i njohur ishte i pari që denoncoi zgjedhjet në Akademinë e Shkencave shtatorin e kaluar, duke i cilësuar farsë dhe kërkoi shkrirje e reformim të saj. Këtë qëndrim ai e përsëriti dhe dy muaj më parë, kur përmes një letre dërguar Kryeminist­rit dhe Presidenti­t të Republikës, kërkonte rithemelim dhe jo restaurim të Akademisë së Shkencave. Profesor Fuga tha se nuk u bë asnjë analizë e gjendjes së Akademisë së Shkencave dhe strategjiv­e të reformimit të saj, për të parë se çfarë duhej bërë ndryshe dhe të artikulohe­j ndryshe në projektlig­j. “Projek- tligji përmban ende mendësinë dhe insiston me kokëfortës­i që Akademia e Shkencave të jetë me një model të dështuar, pra, si një ombrellë institucio­nesh kërkimore shkencore. Institutet që kanë dalë nga dera, rihyjnë nga dritarja, kur për krijimin e tyre ka ligje tashmë të aprovuar”, tha Fuga.

Në përgjigje të këtyre vëre- jtjeve, kreu i grupit të punës, Skënder Gjinushi, tha se projektlig­ji është konsultuar nga ana ligjore nga konstituci­onalisti Luan Om ari, ndër saka marrë pëlqimin e ALEA- s, Shoqatës së Akademive Europiane, ku Shqipëria është anëtare e saj. “Mua më vjen mirë që profesor Fuga ka rënë dakord që duhet të ketë një ligj për Ak- ademinë, sepse në fillim ka qenë për ta shkrirë atë krejtësish­t. Por kur arrihet në këto konsiderat­a, që sapo dëgjuam, është mirë që të paraqitet një projektlig­j alternativ. Mbase fiton ajo alternativ­ë dhe jo kjo që kemi përgatitur ne si grup pune”, u shpreh kreu i grupit të punës, Skënder Gjinushi. Sipas tij, drafti i paraqitur përmirëson ligjin aktual dhe nuk është nisur nga zeroja. Ai hodhi poshtë pretendimi­n se ka mbivendosj­e komisiones­h mes Akademisë dhe Ministrisë në hartimin e draftit. “Asambleja e Akademisë i kërkoi në mënyrë të përsëritur Ministrisë për bashkëpuni­m për draftin. Ministria nuk iu imponua Akademisë, sepse ishte ajo që ia kërkoi këtë bashkëpuni­m, prandaj nuk mund të themi se kemi të bëjmë me uzurpim apo mbivendosj­e”, tha Gjinushi. Akademikë të tjerë në takim bënë propozime më shumë të karakterit gjuhësor, ndërsa drafti u kalua në parim nga anëtarët e Akademisë, me përjashtim të profesor Fugës, që ishte kundër.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dje gjatë debatit në Akademinë e Shkencave
Dje gjatë debatit në Akademinë e Shkencave
 ??  ?? Artan Fuga
Artan Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania