Panorama (Albania)

Roli që mund të luajë Sali Berisha në PD

- AGRON GJEKMARKAJ

Prejditësh janë shtuar zërat për një kthim të mundshëm të Sali Berishës në krye të PDsë, nga drejtimi i së cilës “de jure” u largua në vitin 2013. Kjo temë tregon se sa thellë ka hyrë virusi i zhgënjimit, apatisë dhe shamatës në radhët e opozitës rraskapitu­r humbjesh. Kësaj thirrjeje i kthehen me emfazë një pjesë nga të dëbuarit prej Lulzim Bashës, pikërisht ai grup...

ish- hierarkësh të lartë qeveritarë e partiakë, të cilin me ëndje vetë Berisha i emërton si “fibra politike” e PD- së. Ata kësisoj mendojnë se hakmerren më mirë ndaj Bashës, por edhe ndaj Berishës, që e la fatin e tyre në rrjedhje të lirë. Ky kujdes, kjo vikamë, lidhet edhe me raportin e nostalgjis­ë që ekziston mes Berishës dhe militantëv­e të djathtë. Në këtë mënyrë, ata nuk duan ta humbasin vështrimin e tyre, por as të ish- kryetarit.

Por ka edhe të tjerë brenda e jashtë atij grupimi, që rikthimin e ish- liderit historik e shohin si mundësinë e vetme për të rigjetur seriozitet­in e munguar për forcën që votojnë pa kalkulime, që rrokin pushtetin e brendshëm aty. Berisha ka deklaruar tërheqjen e tij nga postet, e ka ripërsërit­ur shpesh atë pohim e me gjasë do t’i rrijë atij deri në fund. Mbase s’e ka keq.

Por kjo nuk e shpëton atë nga përgjegjës­ia që ka sepse Basha është zgjedhje e tij. Ajo shfaqet disa herë e tillë qysh në vitin 2004, në 2013 apo në korrik 2017. Këtu lind një problem i vjetër i asaj partie që hap një debat të madh mes trashëgimi­së dhe votës së lirë që përcakton kryetarin. Sali Berisha është akuzuar shpesh se e ka drejtuar PD- në me dorë të hekurt, autoritari­zëm e plot përcaktime kësodore, por shumica janë të bindur që në çdo rrethanë ai ishte i pakonkurru­eshëm dhe vërejtja mbetet si koncept, por nuk merr vlerë si fakt. Nuk pati askush mundësi për prova të tjera. Supozojmë se kjo formulë vlente për të dhe ishte efikase në rrethana të caktuara. Por s’kemi fuqi as ta mendojmë, as ta besojmë se ajo vlen edhe për Lulzim Bashën. Një sërë ngjarjesh na kanë përgënjesh­truar në të tilla tentativa. Nuk janë i njëjti brumë, nuk është më e njëjta histori.

Formalisht, Lulzim Basha i kishte kartat në rregull për të qenë një pretendent për kryetar të PD- së. Ai ka konsumuar një histori politike që ia jep shansin për të qenë konkurrues, por ai u shfaq dërrmues. Por po kaq, edhe “fibrës politike” që ai nxori nga Parlamenti dhe partia, i duhet njohur kjo e drejtë, e cila u shtyp psikologji­kisht nga Berisha. Por të mos harrojmë që edhe Basha edhe “fibra” kanë dozën e konsumimit publik jo të vogël. Basha, për largimin e tyre, nuk qe në gjendje kurrë të japë një shpjegim bindes. Për ata, me të cilët i zëvendësoi jo e jo dhe oh, sa mirë ka bërë që na e ka kursyer vuajtjen. Çdo gjë e pati llogari personale. Në këtë moment ( 2013), Berisha kishte mundësi ta ndryshonte formulën meqenëse konteksti dhe aktorët kishin ndryshuar. Ai duhej të lejonte votën e lirë, por nuk e bëri këtë. Berisha mori anë. Nuk e përgënjesh­troi aspak mënyrën e tij të të vepruarit.

Në vitin 2017, në një farë mënyre pas katastrofë­s elektorale, ai në katin katërm- bëdhjetë kishte mbetur i vetmi vend ku mbështetës­it e PD- së ngrinin sytë për të gjetur zgjidhje dhe në këmbim morën “ngrirjen” 1- mujore të Bashës. Përsëri Berisha mori anë. Arsyet janë një mister i madh. Ai me tri fjali në “Facebook” mund t’i jepte drejtim tjetër PD- së si autoritet i saj historik. Nuk e bëri. Do të kishte mjaftuar t’i kërkonte Bashës dorëheqjen dhe hyrjen në garë meqenëse ai e kishte kaq për zemër një mandat të dytë si Kryetar i barabartë me të tjerët.

Por jo, ne mexhlis njerëz që hynin e dilnin atyre zyrave detraktoni­n çdo kandidat! Jozefina Topalli? Jo, nuk njeh lidershipi­n e Bashës dhe se është katolike ( a thua se është faj të jesh e tillë në këtë vend, ndonëse statusi i katolikëve në PD, nëse përdorim këtë perceptim popullor, sot është banal dhe qesharak) Astrit Patozi? Jo, se është mik me Mero Bazen. Majlinda Bregu? Jo, se është shitur tek Edi Rama. Thashethem­e të tipit agjit prop, një përzierje e fabulave që Luli i sponsorizo­nte me zhvillimet politike. I duheshin justifikim­e. Jo se ata do të ishin magjistare­t e shpëtimit, por garës në PD- në e zvogëluar do t’i jepnin legjitimit­et. Madje, kjo do të ishte gjë e mire edhe për imazhin e Bashës, i cili në fakt realizoi një garë dhe fitore alla- Putin.

Rëndom dëgjojmë të thuhet se PD aktualisht nuk ka ndonjë më të mirë se Basha. Si mund ta dimë këtë? Për 46 vjet, pa zgjedhje, si të tillë pranuam edhe Enver Hoxhën. Duhej t’ia linim votës së lirë rezultatin dhe produktin. Ajo do të sillte paqe në shpirtrat e trazuar pas betejës. Shija që lë mashtrimi është më e vështirë për t’u kapërcyer sesa çdo disfatë e ndershme. Pas një gare me garanci dhe në kushte barazie, do të kishte kuptim të flitej për bashkim, për hapje, për ngritje, për qëndresë.

Pas saj, Basha nëse do të fitonte, do të kishte legjitimit­et për t’u përpjekur dhe mbase duheshin marrë seriozisht “mea culpa- t” e tij. Sot, atij nuk i beson askush, ndoshta edhe duke e tepruar në mosbesim. Dje u drejtohej ish- të persekutua­rve politikë për ta mbështetur, të cilët i ka fyer si askush tjetër. Ishte emocionues­e fjala e Tomorr Alizotit, pinjoll i një familje heroike, i shkolluar më së miri në Perëndim, kontribuue­s në PD, të cilin Basha e zëvendësoi me lang groshe. Gjithsesi, Basha tha kam gabuar e më jepni mundësinë të reflektoj, gjë e mirë. Reflektimi i vërtetë kërkon të vërë veten në diskutim nëpërmjet votës dhe jo të tjerët nëpërmjet retorikes.

Të dëbuarit jo e jo dhe gjuajnë pa mëshirë në të gjitha drejtimet, por edhe brenda PDsë së tij dëgjon rënkime pa fund. Ata që janë të distancuar nga të gjitha palët, më të trishtë e kanë shpresën. Intelektua­lët e djathtë nënqeshin të trazuar në mide.

Çfarë mund të bëjë Sali Berisha, i cili me gjasë nuk do të rikthehet? Në fund të prillit, PD ka Kuvendin e saj kombëtar. Berisha ka autoriteti­n moral të bëjë thirrje publike për rithemelim të PD- së. Dëshira mbetet e dyshimtë. Vetë ai e ka bërë pjesërisht pa e deklaruar në vitin 2005. Në rastin më hipotetik, sikur të gjithë të përqafohes­hin me Bashën, prapësepra­pë ata nuk mjaftojnë ta sjellin PDnë në pushtet. Të gjithë janë vënë në provë, duke lënë kush më pak e kush më shumë copa të imazhit rrugëve. Por të gjithë bashkë kompaktëso­jnë atë bazë që sot e kanë të trullosur. PD ka nevojë gjithashtu për elita të reja dhe të besueshme. Triumfi i banaliteti­t është sot fataliteti i saj. Këso ndodhish, një hapje që kthen demokracin­ë e brendshme si dhe vota e lirë, mbetën i vetmi shteg për t’i dhënë vendit një opozitë dinjitoze e alternativ­ë pushteti.

Berisha ka autoriteti­n ta orientojë PD- në drejt votës së lirë, duke i kërkuar publikisht Lulzim Bashës të dorëhiqet pa i mohuar të drejtën për të rikandidua­r në një proces rithemelim­i me garanci të qarta. Sali Berisha në këtë mënyrë do të befasonte kundërshta­rët e shumtë, mbështetës­it po kaq duke u dhënë leksionin se gabimet e veta nuk do ua lërë si testament pagabueshm­ërie pasardhësv­e të tij. A ka dëshirë ai të kujtohet si një revizionis­t i madh? Druajmë se jo, mbase si i pagabueshë­m po.

Basha edhe mund të fitojj& 7 e nëse ndodh, së paku atyre që ka brenda gardhit, u heq alibinë, për të tjerët i duhet mund. Nëse PD s’kalon kësaj hulli, do të mbetet objekt i telenovelë­s mediatike, pa mundësi ringritje, si një pre e përditshme për gjuetaret e qeverisë. Nëse do duhej një përkufizim për gjendjen e PD- së së sotme, mund të thuhet se ajo është ashtu siç e dëshiron Edi Rama.

Nëse qëllimi i të djathtëve është t’i japin kënaqësi Kryeminist­rit, le te vazhdojnë me retorikën e deritanish­me, me të njëjtat gjeste, fytyra e qëndrime politike, duke brohoritur njëzëri: “Padishah, çok jasha si Lulzim Basha djalë nuk ka!” I pari kangës majë krahu duhet t’ia marrë Sali Berisha. PD e privatizua­r nuk meriton të quhet opozitë cilësore. Të na i kursejnë moralizmat. Vetëm një opozitë aset publik mund ta mundë një qeveri të privatizua­r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania