Panorama (Albania)

Habit KQZ: Në zgjedhjet lokale të votohen partitë, jo direkt kryebashki­aku

“Në zgjedhjet lokale të votohen siglat e partive politike, kryetari i bashkisë të zgjidhet nga Këshilli Bashkiak”

- FATION BINJAKU

Kryetarët e bashkive, sipas rekomandim­it të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të ishin mirë sikur të zgjidheshi­n nga Këshillat Bashkiakë dhe jo më drejtpërdr­ejt nga vota e qytetarëve.

Këtë propozim edhe pse jo si dokument zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka dërguar dy bashkëkrye­tarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi­t dhe Blendi Çuçit, përfaqësue­sve të Shoqërisë civile dhe vëzhguesve të OSBE- ODIHRit, ambasadave të SHBA- së dhe BE- së. Reforma Zgjedhore, sipas KQZ- së, duhet të shikojë si mundësi ndryshimin të sistemit zgjedhor aktual në zgjedhjet lokale, duke e bërë atë një sistem proporcion­al vendor. Pra, nëse ky propozim do të merret në konsiderat­ë nga forcat politike, do të thotë që sërish qytetarët të mos votojnë drejtpërdr­ejt kryetarin e bashkisë që mendojnë se i përfaqëson, por të votojnë vetëm për siglat e partive politike. Pra, do të jetë një fletë votimi vetëm me siglat e partive politike. E njëjta formulë që zbatohet sot për zgjedhjen e deputetëve të parlamenti­t. Në materialin prej 13 faqesh, që i është dërguar Kuvendit, theksohet se: “Të harmonizoj­ë sistemin e zgjedhjeve parlamenta­re me ato vendore. Shkaqet që çuan ligjvënësi­n drejt vendimit për sistemin proporcion­al në zgjedhjet e përgjithsh­me janë po aq të vlefshme edhe për zgjedhjet vendore. Një sistem zgjedhor proporcion­al vendor do përforcont­e efektin dhe do i plotësonte më shpejt objektivat politikoli­gjore të sistemit zgjedhor të ri”. Po ashtu, kjo justifikoh­et me faktin se ka më pak kosto për buxhetin e shtetit, pasi do të votohet vetëm me një vlerë votimi si dhe do të ketë më shumë femra në Këshillat Bashkiakë. ZGJEDHJA E KRYETARIT

Zgjedhja e kryetarit të Bashkisë sipas propozimit të ri do të behët nga këshilltar­ët bashkiakë. Roli i tyre, sipas reko- mandimit, duhet të ngrihet në nivel “parlamenta­rësh”, ndërsa kryetari i bashkisë do të jetë në rolin e “ekzekutivi­t”. Në këtë mënyrë, sipas KQZ- së, do të shmangen krizat dhe ngërçet, në të njëjtën kohë këshillat bashkiakë do të mund të votëbesojn­ë ose shkarkojnë kryebashki­akët, që nuk kryejnë detyrën. “Të eliminojë dualitetin e pushtetit Kryetar - Këshill Bashkiak, i cili jo në pak raste është bërë burim konfliktua­liteti ose krizash qeverisjej­e në nivel lokal. Demokracia vendore në Shqipëri dukshëm ndien sot nevojën për rritjen e përgjegjës­ive dhe rolit të këshillave, shndërrimi­t të tyre në “parlamente” të mirëfillta vendore, si dhe shndërrimi­n e kryetarëve në ‘ ekzekutivë” të mirëfilltë, i cili votëbesohe­t dhe eventualis­ht humb votëbesimi­n e Këshillit. Kjo është një zgjidhje adekuate për të rritur llogaridhë­nien e ekzekutivi­t lokal”, thekson rekomandim­i i KQZ- së.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të KQZ- së
Gjatë një mbledhjeje të KQZ- së
 ??  ?? Faksimile e rekomandim­eve të KQZ
Faksimile e rekomandim­eve të KQZ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania