Panorama (Albania)

Kreu i Hipotekës: Një 10- vjeçar u bë pronar toke

-

Kreu i Zyrës Qendrore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, Elion Semanaj, doli ditën e djeshme në një deklaratë për mediat, për të folur për skandalet me tjetërsime­t e pronave në bregdet. Ai tregoi të gjithë mekanizimi­n e falsifikim­it të dokumentev­e të pronave, ku përmendi disa raste, përfshirë edhe një person që ishte trajtuar me tokë kur ishte vetëm 10 vjeç. “Raste abuzive janë evidentuar si në regjistrim­et e vendimeve të gjykatave, edhe në regjistrim­in e akteve administra­tive të lëshuara nga institucio­net që krijojnë tituj pronësie, duke shpërdorua­r autoriteti­n dhe kompetenca­t e ngarkuara me ligj. Sa më sipër, mund të përmendim rastin kur me një vendim Gjykate të një niveli më të ulët është rritur sipërfaqja e pasurisë me 20 hektarë kur kjo pasuri dhe sipërfaqja është përcaktuar dhe regjistrua­r me vendim të Gjykatës së Apelit. Ky veprim është kryer në bashkëpuni­m me Zyrën Vendore, e cila nuk ka ankimuar vendimin dhe nuk ka paraqitur provat e nevojshme pranë Gjykatës. Kjo ka sjellë si pasojë rritjen e sipërfaqes në favor të spekulanti­t, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit”, tha Semanaj në fillim të fjalës së tij. Më pas, ai tregoi rastin e një personi që ishte trajtuar me tokë bujqësore sipas ligjit në fuqi, por vetëm kur ishte 10 vjeç. “Në një rast tjetër flagrant, Zyra Qendrore, gjatë kontrollev­e, ka evidentuar shkelje në lidhje me regjistrim­et e akteve të marrjes së tokës në pronësi apo siç njihen, AMTP. Kështu, Njësia Vendore ka plotësuar dhe konfirmuar AMTP për një person, i cili ka qenë minoren në momentin e përfitimit të tokës bujqësore në bazë të ligjit 7501. I gjithë dokumentac­ioni është përcjellë si i rregullt nga Njësia Vendore drejt Zyrës Vendore të Regjistrim­it, gjë që bie në kundërshti­m me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kështu, ky minoren ka përfituar tokë bujqësore në familjen e babait të tij, por ka përfituar edhe AMTP të vetën personale si kryefamilj­ar, kur në fakt ishte vetëm 10 vjeç, në kundërshti­m të hapur me ligjin. Veprimet e kryera nga Njësia Vendore nuk janë kundërshtu­ar nga Zyra Vendore, por është vijuar me regjistrim­in e akteve në kundërshti­m me ligjin dhe VKM nr. 994 të vitit 2015, ku pjesë përbërëse e dokumentac­ionit është dhe certifikat­a e gjendjes familjare e vitit 1991”, tha ai. Sipas kreut të Hipotekës, në vazhdim të regjistrim­it të abuzimeve me aktet e marrjes së tokës në pronësi janë dhe rastet e korrigjimi­t të zërave kadastralë të pasurisë, ku si fenomen kryesor evidentoi ndryshimin e zërit kadastral ‘ ranishte e kënetë’, në ‘ tokë bujqësore’, në kundërshti­m me procedurat e përcaktuar­a në ligj.

 ??  ?? Kreu i Zyrës Qendrore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, Elion Semanaj
Kreu i Zyrës Qendrore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, Elion Semanaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania