Panorama (Albania)

Vlahutin: E patolerues­hme që toka nuk u është kthyer pronarëve pas 27 vitesh

-

VLORE – Ambasadorj­a e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ka zhvilluar një vizitë në Vlorë për adresimin e zgjidhjes së çështjes së pronave. Vlahutin ka zgjedhur Vlorën për nisjen e një turi të tillë takimesh, duke e konsiderua­r një nga qarqet më problemati­kë. Ambasadorj­a, në fjalën e saj, u shpreh se Reforma e çështjes së Pronësisë është e dyta për nga rëndësia, pas Reformës në Drejtësi. Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar, ajo zhvilloi takime në Bashki, Gjykatë, Prokurori, Hipotekë dhe në zyrat e ALUIZN- it, e shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. “E nisëm nga Vlora sepse ky qytet, por edhe ky qark, ka problemati­kën më të theksuar me pronat”, deklaroi Vlahutin. “Për mua dhe për BE- në, ky është një udhëtim faktmbledh­ës. Duam të flasim me gjithkënd, që në një mënyrë ose në një tjetër ka lidhje me çështjen e pronësisë. Me institucio­net administra­tive dhe Policinë, me Prokurorin­ë, gjykatat, por për ne, thelbësore ishte takimi me qytetarët. Prona private është e drejtë themelore e njeriut dhe për ne si BE është e panegociue­shme. Gjatë 27 viteve të fundit, edhe më parë ka pasur një kaos që është shkaktuar për çështjen e pronësisë. Pas Reformës në Drejtësi, kjo është reforma tjetër më e rëndësishm­e për shqiptarët”, shtoi ambasa- dorja e BE- së. Vlahutin theksoi se është e patolerues­hme që kanë kaluar 27 vite nga regjimi demokratik dhe ende pronarët nuk gëzojnë të drejtën e pronës së tyre. “Do të kemi takime të ngjashme në bashki të tjera të vendit dhe së bashku me Ministrinë e Drejtësisë do të gjejmë një mënyrë për të ndihmuar dhe për të analizuar situatën nga këndvështr­imi ligjor dhe nga përvoja të ndryshme që kanë pasur njerëzit. Dhe të gjejmë më pas zgjidhjen më të drejtë, që do të respektojë dhe mbi të gjitha të drejtën e pronësisë. Ka një problem me ish- pronarët që për 27 vjet nuk regjistroj­në pronën, që të afërmit e tyre e kanë pasur për 300 vjet. Dhe kjo është pika nga do të fillojmë”, përfundoi Vlahutin. Ndërkohë, referuar kësaj problemati­ke, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, theksoi se procesi i verifikimi­t të të gjitha abuzimeve me pronat do të asistohet pikërisht nga ekspertë të BE- së. Gjonaj shtoi se ka ardhur koha që kjo çështje të marrë zgjidhje përfundimt­are. Takimi i Vlahutin dhe Gjonaj në Vlorë, vjen menjëherë pas vendimit për pezullimin e dhënies së lejeve dhe certifikat­ave të pronësisë së tokave në bregdet.

 ??  ?? Ambasadorj­a Vlahutin e ministrja Gjonaj, dje me kryebashki­akun e Vlorës, Leli
Ambasadorj­a Vlahutin e ministrja Gjonaj, dje me kryebashki­akun e Vlorës, Leli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania