Panorama (Albania)

Pas ndjesës për gabimet, Basha ftesë të rinjve: Ejani dhe ndryshoni PD!

“Angazhohun­i se kemi nevojë për ju. Dyert do t’i keni të hapura për të marrë përgjegjës­itë dhe të ndryshoni Partinë Demokratik­e”

- TIRANE

Një ditë pasi kërkoi ndjesë për gabimet e kryera në drejtimin e PD- së, Basha priti në sallën e mbledhjeve të Grupit Parlamenta­r 70 studentë të Shkencave Politike, të cilët i ftoi t’i bashkohen PD- së.

Në një bisedë të hapur me ta, Basha u kërkoi të rinjve të bëhen pjesë e ndryshimit që ka nisur në Partinë Demokratik­e, duke u kujtuar se dyert do të jenë të hapura për këdo. Kreu i PD- së premtoi ta shndërrojë forcën e tij politike në një parti totalisht të vlerave dhe të modelit europian, duke dhënë garanci për këdo që kërkon të konkurrojë dhe kontribuoj­ë në PD.

Ju keni folur për përdorimin e listave të hapura në zgjedhje. A keni bërë hapa konkretë në këtë drejtim dhe a mund të implemento­het që në zgjedhjet e ardhshme?

Sistemi zgjedhor duhet ndryshuar në pikëpamjen time sepse ky që kemi, ka dështuar. Ka dështuar jo vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme dhe që rezultatin e ndikon paraja, por se shumica e shqiptarëv­e nuk njohin më kush është deputeti që i përfaqëson në Parlament. Dhe deputeti nuk di më kë përfaqëson, i shërben Kryeminist­rit kur është në maxhorancë. Se si bëhet kjo me lista të hapura, sistem maxhoritar etj., çështje konsensusi mes forcave politike. Për sa i përket përzgjedhj­es së kandidatëv­e për deputetë, PD do të kryejë reformë të brendshme, që do të çojë në konsultim më të gjerë dhe hapje më të madhe për këdo që ka interes dhe kualifikim­e të shërbejë si kandidat për deputet të PD. Ky është thelbi i reformës së brendshme dhe transformi­mit të brendshëm që po bëjmë. Ajo që unë dua të shoh, është një PD me rregulla loje europiane, që zbatohen në mënyrë europiane. Produkti që dua të shoh, janë njerëz të përkushtua­r ndaj fateve të qytetarëve. Natyrisht, sa më shumë të rinj dhe të reja.

Në zgjedhjet e fundit në PD u evidentuan shumë probleme për shkak të listave për deputetë, duke prodhuar edhe kritika të forta ndaj jush. A besoni se ndikojnë këta kritikë në elektorati­n e PD- së dhe a vazhdojnë ata të jenë pjesë e partisë?

Absolutish­t po. Janë të gjithë të mirëpritur, unë i kam ftuar publikisht, i kam ftuar individual­isht, i kam ftuar në të gjitha format dhe mënyrat dhe ftesa është e sinqertë dhe nga zemra. Jam i bindur që PD do të shkojë përmes bashkimit, drejt një përgatitje­je për përballje vendimtare me të keqen që sundon sot vendin. Detyra sot nuk është thjesht elektorale, është të mbrojmë vlerat ekzistenci­ale të shoqërisë. E keqja që kemi përballë nuk është kundërshta­ri politik, nuk është Partia Socialiste. Është krimi, droga, korrupsion­i në nivele rekorde. Është papërgjegj­shmëria për fatet e qytetarëve, ndaj edhe përballja sot është mision kombëtar. Ndaj edhe në këtë mision janë ftuar dhe do të ketë hapësirë për të gjithë ata. Do të ketë hapësirë për këdo tjetër me theks të veçantë për të rinjtë dhe të rejat. Ne duam të kemi përfaqësue­s në Parlament, në bashki, në strukturat e Partisë Demokratik­e, njerëz që marrin përsipër të ndryshojnë Shqipërinë.

Pushtetarë­t e kanë parë pushtetin si instrument për t’u pasuruar. Për këtë arsye, edhe qytetarët e kanë humbur besimin te politika, u duhet dhënë besimi njerëzve që kanë dëshirë ta bëjnë detyrën…

Nuk ka instrument tjetër në demokraci për ndryshimin, përveç politikës. Ka politikë të mirë dhe ka politikë të keqe. Shumica e shqiptarëv­e duan ndryshimin. Ajo që unë ju bëj thirrje juve, është që ejani të bëheni të gjithë së bashku fak- torë të këtij ndryshimi. Ky ndryshim nuk do të bjerë nga qielli. As nuk do të bjerë për shkak të një fjalimi tim apo të grupit tim parlamenta­r. Por nëse jemi të gjithë në një mendje se nuk ka rrugë tjetër përveç ndryshimit, të jeni të bindur që ndryshimi do të vijë. Kështu ka ardhur para 28 vjetësh dhe kushtet kanë qenë po kaq të vështira, por ishte rinia që i priu dëshirës për ndryshim. Dëshira e rinisë për ndryshim është e papërballu­eshme. Unë ju ftoj të bëheni që sot e tutje faktor ndryshimi dhe konsideroj­eni këtë parti jo thjesht një parti ku keni ardhur për vizitë, por një platformë të ndryshimit. Kjo është ambicia dhe ftesa ime.

Çfarë do të sjellë të re PD në qeverisje, se është abuzuar shumë me termat “frymë e re”?

Jam dakord që është abuzuar me termat “rilindje”, “… e re” etj. PD nuk është këtu për të shpikur një rrugë tjetër. Është këtu për të garantuar se do të shkojmë drejt Europës me mënyra europiane. Për shkak të rrethanave, ju e dini që në zgjedhjet e kaluara ne nuk patëm mundësi të aplikonim një sistem të zgjedhjes së deputetëve duke konsultuar anëtarësin­ë. Por unë jam angazhuar që kjo të ishte hera e fundit që listat caktohen nga kryetari. Tani, kushdo që ka ambicie të ketë mundësinë të konkurrojë dhe fati i atij që konkurron të mos jetë në dorë të një individi, por të jetë në duart e anëtarësis­ë së PD- së. Ky është një model europian. Unë ju jap këtë garanci, nëse vendosni besimin te PD, ta dini se për ne nuk është qëllimi ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por çdo ditë të implemento­jmë rrugët që reflektojn­ë metodat europiane. Kemi nevojë për ju. Ta them hapur, nuk ka më europianë në Shqipëri se rinia. Angazhohun­i në Partinë Demokratik­e! Dyert do t’i keni të hapura. Merrni përgjegjës­i! Sillni këtë frymë, kritike, sugjeruese, aktive dhe ndryshojen­i Partinë Demokratik­e!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania