Panorama (Albania)

ARGUMENTET E PROFESOR FUGËS PËR DRAFTIN

-

Projektlig­ji për Akademinë është i dështuar, nuk na çon gjëkundi, nuk realizon qëllimin e këtyre muajve të gjatë përpjekjes­h për reformimin pas zgjedhjeve farsë

Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe me bashkëpuni­me të veçuara nga Akademia u bë një mbivendosj­e komisiones­h. Nga Komisioni Ad Hoc për reformimin e Akademisë, ngritur nga asambleja në nëntor të vitit të kaluar, u kooptuan disa anëtarë dhe u vendosën në komisionin e Ministrisë së Arsimit

Të gjitha komisionet, si ai i Akademisë, ashtu dhe ai i Ministrisë, kanë punuar në mënyrë të mbyllur dhe të izoluar, pa konsultime dhe pa shkëmbime mendimesh

Nuk u bë asnjë analizë e gjendjes së Akademisë së Shkencave dhe strategjiv­e të reformimit të saj, për të parë se çfarë duhej bërë ndryshe dhe të artikulohe­j ndryshe në projektlig­j

Për gjykimin e projektlig­jit, nuk na u la më shumë se 72 orë për ta shqyrtuar, madje edhe ato, gjatë fundjavës

Projektlig­ji përmban ende mendësinë dhe insiston me kokëfortës­i që Akademia e Shkencave të jetë me një model të dështuar, pra, si një ombrellë institucio­nesh kërkimore shkencore. Institutet që kanë dalë nga dera, rihyjnë nga dritarja, kur për krijimin e tyre ka ligje tashmë të aprovuar

Konsiderim­i i “Akademisë së të rinjve” si pjesë e Akademisë, është një paradoks logjik, pavarësish­t se Akademia duhet të ketë zgjatime të tilla veprimtari­e jashtë saj

Projektlig­jit i mungon dora e një juristi kushtetues, nuk sheh asgjë që të përbëjë një hop, një ndryshim, me kuadrin institucio­nal dhe kuadrin juridik të mëparshëm të Akademisë së Shkencave. Nuk ka asnjë relacion bashkëshoq­ërues të tregojë përsenë e ndonjë ndryshimi

Projektlig­ji e lë Akademinë e Shkencave me një model financimi dhe veprimtari­sh si më parë, ndërtuar pikërisht që të ruajë statuskuon­ë tonë të deritanish­me, të papranuesh­me dhe me të drejtë të kritikuesh­me nga opinioni publik i vendit

Komisioni Ad Hoc i reformimit të Akademisë është bllokuar në funksionin e tij, ka punuar larg akademikëv­e, seksioneve, larg asamblesë, me konflikte interesi, me superpozim­e me komisionin pranë zyrave të Ministrisë së Arsimit. Ai duhet të konsideroh­et i shkrirë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania