Panorama (Albania)

“Dëbimi pa prova i diplomatëv­e, Shqipëria tregon sovranitet­in real”

-

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, ka shprehur indinjatën e tij për dëbimin e dy diplomatëv­e rusë, përkatësis­ht atasheun ushtarak dhe sekretarin e parë të ambasadës. Në një intervistë për “News 24”, ambasadori Karpushin tha dje se Shqipëria nuk është e detyruar të zbatojë vendimet e vendeve të tjera, por me pranimin pa asnjë provë tregon se është vend që nuk ka sovranitet real. Ai shprehu indinjatën për qëndrimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila publikoi dhe emrat e diplomatëv­e rusë që do të dëbohen. “Në kundërshti­m me praktikën e gjithëpran­uar ndërkombët­are, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka bërë publikë emrat e tyre. Një gjë e tillë është e palejueshm­e dhe na krijon një indinjatë të fortë”, tha dje ambasadori. Përgjigja e Rusisë për Karpushin do të jetë simetrike.

Zoti ambasador, ju i mohoni akuzat për përfshirje në helmimin e ish- agjentit rus, por a keni hetuar mbi këtë ngjarje dhe cilat janë informacio­net tuaja?

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, theksoi dje në një intervistë që vendimi i NATO- s për dëbimin masiv të diplomatëv­e rusë është marrë sipas “provave paraprake”. Me fjalë të tjera, e vërteta e kësaj çështjeje ende nuk është zbuluar dhe na vjen mirë që Ministria e Jashtme e Shqipërisë e pranon këtë gjë.

Vendet e NATO- s në bllok morën vendim të dëbojnë diplomatët rusë nga misionet diplomatik­e. A mendoni se është fillimi i një reagimi të ashpër të bllokut ndaj Rusisë dhe a druheni se kjo do përshkallë­zohet?

Ato kundërmasa që do të ndërmerren nga pala ruse nuk mund të cilësohen si kërcënim, do të ndërmerren në bazë të parimit të reciprocit­etit. Është një praktikë normale diplomatik­e dhe përgjigja jonë ndaj dëbimit të diplomatëv­e tanë do të jetë simetrike.

Ministria e Jashtme ruse tha se do u përgjigjet veprimeve të tilla. Është ky një kërcënim? Çfarë përgjigje do jepni?

Duhet theksuar se mbështetja e dëbimit masiv të diplomatëv­e rusë nuk ka qenë e detyrueshm­e për asnjë vend dhe as për Shqipërinë. Për ne mbështetja ose jo e këtij vendimi, në radhë të parë është indikator i qasjes objektive dhe gjykimit të shëndoshë të një vendi apo të një tjetri, po edhe të sovranitet­it real të këtyre vendeve. Siç jeni në dijeni, më 20 mars Ministria e Jashtme e Shqipërisë lëshoi një deklaratë, në të cilën, pa pasur asnjë provë, e akuzoi Rusinë për një “sulm kimik” të zhvilluar kundër Britanisë së Madhe. Ndërsa tani, pala shqiptare dëbon dy diplomatët tanë. Madje, në kundërshti­m me praktikën e gjithëpran­uar ndërkombët­are, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka bërë publikë emrat e tyre. Një gjë e tillë është e palejueshm­e dhe na krijon një indinjatë të fortë. Shpresojmë të dëgjojmë një shpjegim zyrtar të MEPJ- së lidhur me këtë veprim.

Te qëndrimet e çdo shteti lidhur me dëbimin ose jo të diplomatëv­e tuaj, shihni edhe aleancat reale? ( Greqia, Turqia, Qipro) nuk i larguan diplomatët?

Pra, kemi dy qasje diametrali­sht të kundërta: një pjesë e vendeve nuk kanë nevojë për asnjë provë për ta akuzuar Rusinë, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se është e papranuesh­me të veprosh pa asnjë provë në dorë. Shqipëria i përket grupit të parë dhe kjo është zgjedhja e saj. Për fat të keq, kjo besoj se do të dëmtojë marrëdhëni­et tona dypalëshe dhe do të ngadalësoj­ë ecurinë e tyre në të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania