Panorama (Albania)

Nga 1 prilli nisin dy taksa, zbardhet debati mes Ahmetajt e deputetëve të PD

Ministri: Nuk ka kosto shtesë nga TVSH- ja për biznesin e vogël. Tabaku: Biznesi shkon në mbijetesë, i ulen fitimet

-

MIJE biznese të tjera do të përfshihen në skemën e deklarimit të TVSH- së nga 1 prilli, pas uljes së pragut të xhiros nga 5 milionë, në 2 milionë lekë

Ulja e pragut të TVSH- së nga 5 milionë në 2 milionë lekë, do të përfshijë në skemë për herë të parë 10 mijë biznese.

Ministri i Financave Ahmetaj sqaroi se futja në skemë nis nga 1 prill 2018- të, deklarimi i parë do të bëhet më 20 korrik 2018- të. Opozita, në Komisionin e Ekonomisë, kërkoi që qeveria ta rimendojë edhe një herë vendimin për uljen e pragut të TVSh- së. Nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, tha se biznesi i vogël deklaron se do të ketë rritje të kostove dhe rënie të fitimeve nga skema e TVSH- së. “Biznesi i vogël e ka të pamundur të plotësojë vetë formularin, sepse të gjithë më janë shprehur se janë duke marrë një kontabilis­t dhe kjo do të sjellë shpenzime deri në 50 mijë lekë të rinj. Vetëm shpenzimet administra­tive ndikojnë te biznesi për të ulur marzhin e fitimit nga 23 për qind që e kanë në 26 për qind, që është në marzhin e mbijetesës, sepse po flasim për biznese me xhiro 2 milionë lekë”, u shpreh Tabaku. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se skema e TVSH- së nuk rrit kostot administra­tive të biznesit dhe çmimet për qytetarët. “Ajo që dua të theksoj është se kostoja administra­tive do të jetë “0” , çmimet nuk do të lëvizin dhe kush e shet si “taksë e re”, e bën ose me qëllime politike për të dezinformu­ar, ose nga padija, si të duan le ta zgjedhin. Kudo që blihet kjo shishe uji, te dyqani i vogël i lagjes apo në një supermarke­t, brenda strukturës së çmimit sot ka TVSH- në. Kush e kundërshto­n është duke blerë jo te dyqani i lagjes, as supermarke­ti, por diku tjetër që nuk është në sistemin tatimor”, u shpreh Ahmetaj. Deputetët e opozitës debatuan edhe për taksën e pronës. Deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, tha se taksa rritet për 90 për qind të qytetarëve. “Është e qartë që taksa e pronës është rritur të paktën 2- 4 herë në vlerë, siç reflekto-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania