Panorama (Albania)

KUSH PERJASHTOH­ET NGA TVSH

-

Pas 1 prillit, në skemën e TVSH- së nuk do të përfshihen tregtarët ambulantë, berberët apo dhe tregtarët e tezgave të fruta- perimeve. Nga skema do të përjashtoh­en edhe zejtarët dhe tregjet e certifikua­ra nga bashkia. Ndërsa për ato biznese që do të përfshihen në skemë, ministri i Financave, Ahmetaj, sqaroi se nuk do të ketë rritje të taksës. het dhe nga të ardhurat në rritje 2- 4 herë në buxhetin e shtetit, 90 % e qytetarëve do vazhdojnë ta paguajnë këtë taksë të rritur 2- 4 herë. Propozimi i zotit Shehu për ta bërë me faza është i drejtë. Gjykojmë që me 1 prill qeveria do të lëshojë tituj ekzekutivë që janë abuzivë”, tha Tabaku. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, iu përgjigj opozitës duke sjellë shembuj konkretë të llogaritje­s së taksës. Kreu i Financave tha se një familje, që jeton në një apartament me sipërfaqe 70 metra katrorë, do të paguajë 146 lekë në muaj. Ministri Ahmetaj u shpreh se për apartament­et e ndërtuara para vitit 1993, të privatizua­ra nga qytetarët, taksa do të llogaritet për 70 për qind të vlerës së çmimit. “Pikë së pari, dua që të nxjerr të pavërteta fjalët që tha zonja Tabaku, që iu referua që do të ketë një pagë mujore pagesë dhe të më gjejë një ku ësh- të dyfishuar apo katërfishu­ar. Ky është një debat që mund ta bëjmë edhe në Parlament. Këtu, për qytetarët, po thuhen shifrat. Pa fleksibili­tetin e bashkisë, + 30 apo - 30 për qind: për 70 metra katrorë, sikur t’i referohemi me çmimin 100 për qind, jo me 70 për qind, taksa është 146 lekë në muaj. Ndërsa për një shtëpi e ’ 93- it, taksa do të jetë 102 lekë në muaj. Çmimi fiskal për metër katror këtu ishte 50 mijë lekë. Për një shtëpi, 110 metra katrorë është 220 lekë në muaj apo 2200 lekë të vjetra në muaj. Ku është rritja këtu? Përkundraz­i, shumica e tyre kanë ulje. Në metodologj­i janë saktësuar edhe nënkategor­itë e ndërtesave, ndarjeve pronësore te të cilat është përshkallë­zuar çmimi vlerësues. Për banesat e privatizua­ra çmimi referues do të jetë 70 për qind i çmimit të vlerësuar vetëm për shitjen e parë”, u shpreh Ahmetaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania