Panorama (Albania)

PS dhe PD bëhen bashkë në Kukës: Hiqni taksën e rrugës

Kreu i bashkisë, Bashkim Shehu: Na keni vënë lakun në fyt

-

Nëse nuk do të pranohet kërkesa për përjashtim­in nga taksa e Rrugës së Kombit, banorët e Bashkisë së Kukësit do të dalin në protestë.

Këtë gjë kanë paralajmër­uar anëtarët e Këshillit Bashkiak të qytetit verilindor në mbledhjen e fundit. Me votë unanime, 17 anëtarët që ishin prezentë, mes së cilëve përfaqësue­s të PS- së dhe PD- së, u vendos që t’i kërkohet Kryeminist­rit Edi Rama dhe Parlamenti­t, që banorët e Kukësit të përjashtoh­en nga taksa që do të hyjë në fuqi së shpejti për të gjithë automjetet që do të kalojnë në Rrugën e Kombit. Nëse një kërkesë e tillë nuk do të merret parasysh gjatë seancës së ardhshme parlamenta­re, atëherë anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë paralajmër­uar se do të mbajnë protestë gjatë fundjavës, duke mos përcaktuar nëse do të organizohe­t më 30 apo 31 mars. Gjatë mbledhjes së fundit, këshilltar­ët e Partisë Demokratik­e shprehen se tarifat e reja do të varfërojnë më tej banorët e kësaj zone, të cilët e përdorin më shpesh autostradë­n. “I larguan nga ndihma ekonomike, t’u vendosësh edhe taksë, t’u marrësh edhe pasuritë, qoftë ujore, qoftë minerare, t’i trajtosh si qytetarë të dorës së dytë, besoj se nuk kanë se çfarë të bëjnë më për Kukësin tonë”, tha Arif Rexhmati, kryetari i Grupit të Këshilltar­ëve të Djathtë. Këshilltar­ët thanë se qëndrimi i tyre nuk ndikohet nga subjektet politike që përfaqësoj­në, pasi taksa rëndon po njësoj si në xhepat e qytetarëve të djathtëve, ashtu dhe të të majtëve. Tatjana Kërgjaliu, kryetare e Grupit të Këshilltar­ëve të Majtë, u shpreh se duhet vepruar sa më shpejt, pasi nuk ka shumë kohë deri në aplikimin e kësaj takse. “Një grup prej nesh të shkojnë te prefekti, që të njihemi nga afër me përgjigjen e instancave”, tha Kërgjaliu. Aplikimin e taksës në Rrugën e Kombit e ka kundërshtu­ar dhe kreu i Bashkisë Kukëz, Bashkim Shehu, i cili e cilëson si një prej vendimeve më absurde të qeverisë. “Kjo taksë, tërësisht e padrejtë, është një barrë e shtuar për qytetarët dhe bizneset e Kukësit që po tkurren çdo ditë e më shumë”, është shprehur Shehu. Kryebashki­aku demokrat thotë se vendimet si heqja e pajusti- ANËTARË të Këshillit Bashkiak të Kukësit kanë votuar unanimisht kundërshti­min e taksës për Rrugën e Kombit, që do të nisë të aplikohet për çdo automjet që do të kalojë në këtë autostradë nga data 15 prill fikuar e 3630 familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, mungesa e investimev­e publike dhe krijimi i diferencav­e buxhetore, ka bërë që nga viti 2015, Kukësi të humbasë rreth 30% të popullsisë së tij. “Kukësit i kanë vënë lakun në fyt”, shprehet Shehu. Kundër taksës, ka mbajtur qëndrim dhe shoqëria civile e qytetit të Kukësit, duke theksuar se kjo do të sjellë pasojë për ekonominë. Por gjithashtu, vendosja e taksës për kalimin në Rrugën e Kombit do të përkthehet menjëherë në rritjen e çmimit të biletës nga shoqëritë e transporti­t privat. “Deri tani kemi punuar me një biletë që kushton 400 lekë, ndërsa taksa na detyron ta rrisim këtë çmim”, shprehet një përfaqësue­s i shoqërisë së transporti­t. Këtë të diel nisi testimi i aplikimit të taksës së Rrugës së Kombit, ndërsa pas datës 15 prill kushdo që do të qarkullojë në këtë autostradë, do të paguajë tarifa që varjojnë nga 2.5 euro deri në 22.5 euro, në varësi të llojit të mjetit.

 ??  ?? Një nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Kukësit
Një nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania