Panorama (Albania)

Rruga e Kombit, Policia ngre strukturë të posaçme

Kompania e mirëmbajtj­es i dhuron 8 automjete “Mercedez”

-

Autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën tashmë do të patrullohe­t nga një strukturë e posaçme me punonjës të Policisë Rrugore, që do të ketë në përbërje 27 efektivë. Kjo strukturë është ngritur pas një marrëveshj­eje që Ministria e Brendshme ka nënshkruar me kompaninë koncension­are të mirëmbajtj­es së kësaj rruge. Sipas kontratës së bashkëpuni­mit, kompania i ka vënë në dispozicio­n Policisë së Shtetit 8 automjete “Merdedez Benz”, fuoristrad­a dhe autovetura, ndërsa është rënë dakord edhe për një objekt në këtë rrugë, që do të shërbejë si stacion njësisë së Policisë. Burime nga Policia e Shtetit thanë se në krye të kësaj strukture që EFEKTIVE të Policisë Rrugore dhe 8 automjete ka në përbërje struktura e posaçme, e ngritur për patrullime në Rrugën e Kombit do të funksionoj­ë me tri turne, është emëruar Luan Shehaj, i cili aktualisht është specialist i Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë. Të njëjtat burime thanë se Rruga e Kombit, duke nisur nga Miloti deri në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, do të monitorohe­t nga njësia e posaçme e Policisë Rrugore, e përbërë nga 27 efektivë dhe 3 komandantë. Përveç 8 automjetev­e “Mercedez Benz”, prodhime të vitit 2016, kompania koncension­are e mirëmbajtj­es së autostradë­s, ka vënë në dispozicio­n të Policisë edhe karburanti­n dhe objektin që do të shërbejë si stacion policor. Mësohet se marrëveshj­a mes Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë është nënshkruar me qëllim për të pasur një shërbim cilësor në këtë rrugë. Mjetet që do të përdoren nga kjo strukturë, janë zgjedhur të tilla për të qenë sa më efi- ciente në raste aksidentes­h apo problemati­kash që shërbimet e Policisë do të konstatojn­ë në këtë rrugë dhe që ndërhyrja të jetë më e shpejtë për të normalizua­r qarkullimi­n e mjeteve. Struktura që do të drejtohet nga Luan Shehaj, do të jetë në varësi të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë. Struktura është e ngjashme me atë që u ngrit rreth dy vite më parë në juglindje të vendit, që shërbeu për shoqërimin e makinave të tonazhit të rëndë, që transporto­nin tubacionet dhe materialet e TAP- it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania