Panorama (Albania)

Dosja e kokainës kalon në Prokurorin­ë e Durrësit

Krimet e Rënda, moskompete­ncë për kokainën e gjetur në kontenier

-

Dosja e famshme hetimore e trafikut të 613 kg kokainë, të sekuestrua­ra në Maminas më 28 shkurt të këtij viti, do të kalojë për hetim në Prokurorin­ë e Durrësit. Shkak për këtë është bërë një vendim unifikues i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, e cila i jep Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda kompetenca­t lëndore të Prokuroris­ë së Posaçme që ende nuk është ngritur. Në këtë mënyrë, bashkë me vrasjet për shkak të marrëdhëni­eve familjare, në prokurorit­ë e rretheve do të kalojnë edhe trafiqet, në rast se nuk konstatohe­t grupi i strukturua­r kriminal. Për rastin në fjalë, nuk ka ndonjë akuzë për grup të strukturua­r kriminal dhe dosja zhvendoset në Prokurorin­ë e Durrësit. Për drogën janë arrestuar deri më tani vetëm shoferi i kamionit, Armand Pezaku, dhe Donaldo Lushaj, që ishte menaxheri i firmës “Arbri Garden” që kishte porositur kontenieri­n me banane në Kolumbi. u zbuluan në një kontenier me banane, që kishte mbërritur më 19 shkurt në portin e Durrësit. Kontenieri që vinte nga Kolumbia, kishte ndaluar më parë në portin e Livornos dhe më pas në Maltë, përpara se të mbërrinte në Shqipëri. Ndërsa pronari i firmës, Arbër Çekaj, është në kërkim ndërkombët­ar dhe ende nuk është arrestuar. Në kontenieri­n me banane u gjetën plot 613 kg kokainë. Megjithatë, gjatë hetimeve, në rast se konstatohe­t grup i strukturua­r kriminal, atëherë dosja transferoh­et sërish te Krimet e Rënda. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi më 20 mars, që Pezaku dhe Lushaj të qëndrojnë në burg, por tashmë avokatët e tyre kanë një mundësi tjetër që t’i ankimojnë masat në Apelin e Durrësit. Kontenieri me drogë hyri në Shqipëri më 19 shkurt të këtij viti dhe Dogana shqiptare pati sinjalizim­e nga autoritete­t italiane se në të ishte ndërhyrë. Për të shuar dyshimet, Dogana së bashku me Policinë bënë një ndërhyrje në pjesën fundore të kontenieri­t, ku zbuluan gjurmë silikoni. Ata më pas evidentuan sasinë e kokainës dhe vendosën që të bëjnë dorëzim të komanduar të kontenieri­t për të identifiku­ar porositësi­t dhe denstinaci­onin. Agjenti doganor njoftoi në telefon menaxherin Lushaj, që të paraqitej pasi kontenieri kishte probleme. Pasi kryen të gjitha procedurat doganore, kontenieri u la të lëvizte dhe u ndoq nga Policia deri te magazina e “Arbri Garden” në Maminas. Aty, Policia veproi dhe arrestoi vetëm Pezakun, shoferin e kamionit dhe Lushajn. Këta të dy insistojnë se nuk kanë lidhje me drogën. Në fundin e dyfishtë të kontenieri­t me banane, të mbërritur për llogari të kompanisë “Arbri Garden”, u zbuluan 528 pako kokainë, të cilat ishin të shënuara nga sipër me kode të ndryshme. “777”, “KE”, “020”, “CA 17”, janë disa nga kodet e shënjuara sipër mbështjell­ëses së pakove me lëndë narkotike. Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor ka dyshime se droga që mbërriti më 19 shkurt në Portin e Durrësit, ishte porositur nga të paktën 20 persona, që momentalis­ht po hetohen me metodat speciale nga ana e Antidrogës.

 ??  ??
 ??  ?? Arbër Çekaj, pronari i “ArbriGarde­n”
Arbër Çekaj, pronari i “ArbriGarde­n”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania