Panorama (Albania)

Shullazi ankohet te Marku dhe ONM për dy prokurorët

Debate në seancë për kunatin e Ylvi Beqes, dëgjohen regjistrim­et

- ERALD DELIU

Avokatët e Emiljano Shullazit kanë dërguar shkresa në drejtim të Kryeprokur­ores Arta Marku dhe ONM- së, në lidhje me procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve si pjesë e grupit që shantazhua­n biznesmeni­n Ylvi Beqja.

Ka qenë avokati Valdimir Meçe, ai që në seancën e djeshme gjyqësore ka thënë se Prokuroria e Krimeve të Rënda po e devijon procesin gjyqësor me parregulls­i dhe për këtë shkak, sipas tij, ata kanë vënë në dijeni edhe organet e Vetingut. Deklarata është dhënë në një kohë kur në seancë po debatohej për statusin e dëshmitari­t të mbrojtur të Besnik Musait, kunatit të biznesmeni­t Ylvi Beqja. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar llogari se përse Musai është marrë në mbrojtje dhe me çfarë kriteresh. Kujtojmë se Musai ka dëshmuar në gjyq ku ka thënë se ka parë Emiljano Shullazin të kërcënojë Ylvi Beqen ditën që është firmosur kontrata, te noterja në Durrës për ish- hotel “Vollgën”. Mirëpo, të akuzuarit pretendojn­ë se Musai nuk ka qenë në Durrës atë ditë. Gjithashtu, Musai ka thënë se ka parë te mjediset e noteres Aida Spahiu Endri Qyqen, teksa mbyllte qepenin, por ky i fundit ka deklaruar në gjyq se atë ditë ka qenë në Tiranë. Gjykata, ditën e djeshme, lexoi edhe përgjigjen e ardhur nga autoritete­t e Policisë për dëshmitari­n e mbrojtur, Besnik Musai. Shkresa ishte firmosur nga Ardian Çipa, i cili është drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarë­ve dhe Bashkëpunë­torëve të Drejtësisë në Policinë e Shtetit. Sipas shkresës, Besnik Musai ishte marrë në mbrojtje për shkak se ishte “pjesë e familjes së Ylvi Beqajt”. Kaq ka mjaftuar që në Një regjistrim i biznesmeni­t Ylvi Beqja gjatë një interviste me një gazetare u shfaq ditën e djeshme në seancën gjyqësore me kërkesë të palës mbrojtëse. Në këtë regjistrim, Ylvi Beqja thotë se nuk është kërcënuar nga Shullazi dhe se një pjesë të ish- hotel “Vollgës” ia kishte dhuruar, pasi e kishte mbrojtur. Beqja thotë në regjistrim se Prokuroria nuk ka të drejtë të verifikojë se kujt ia dhuron ai pronën e tij private. Regjistrim­i është bërë disa kohë përpara arrestimit të Shullazit, ku Ylvi Beqja është dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë dhe në gjyq ka thënë se është kërcënuar nga Shullazi për pjesën e ish- hotel “Vollgës”. seancë të rinisin debatet, nëse kunati mund të cilësohet ose jo pjesë e familjes së një personi. Po kështu, gjatë seancës, u refuzua edhe kërkesa e mbrojtjes për të thirrur si dëshmitar pikërisht Ardian Çipën, në cilësinë e ish- drejtorit të Policisë Vendore të Tiranës. Më pas, gjatë seancës, u shfaqën disa video të marra nga kamerat e sigurisë së banesës së Ylvi Beqes, që tregonin dy persona që trokisnin në derën e tij, por që nuk përgjigjej njeri. Këta persona, sipas Prokuroris­ë, ishin Endri Qyqja dhe Endrit Zela, të dy të akuzuar si pjesë e grupit. Interesant ishte një regjistrim audio i një interviste të Ylvi Beqes me një gazetare, dhënë në kohën kur Prokuroria nisi hetimet për dhurimin e ish- hotel “Vollgës”. Në këtë intervistë, Ylvi Beqja nuk shprehej asnjëherë se ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi, apo nga ndonjë tjetër person në bankën e të akuzuarve. Ai madje thoshte se prona ishte e tija dhe se mund t’ia dhuronte kujt të donte. “Pronën ia dhashë unë Shullazit, sepse ai më shpëtoi mua nga kërcënimet”, dëgjohet të ketë thënë Ylvi Beqja. Kur pyetet nga gazetarja nëse ai i kishte dhuruar më shumë Shullazit, Ylvi Beqja thotë se ai e meritonte plotësisht. “E meritonte, nuk më ka kërcënuar në asnjë moment. Ata janë pak djem mistrecë, por janë edhe çuna të shkathët. Që në momentin që ata më mbrojtjen, nuk pati më kërcënime. Nuk kishte më plumba në makinë. Prona është e imja dhe unë ia jap kujt të dua. Prokuroria nuk ka pse merret me këtë pjesë”, dëgjohet të thotë në regjistrim Ylvi Beqja. Ndërkohë, pritet që në seancat e ardhshme të sillen materiale nga një bankë e nivelit të dytë për disa çeqe që janë thyer nga Gilmando Dani dhe Endrit Zela në emër të Ylvi Beqes. Disa javë më parë, avokatët mbrojtës së Shullazit hoqën dorë nga thirrja e ish- Kryeminist­rit Berisha si dëshmitar në këtë proces.

 ??  ?? Prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi
Prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi
 ??  ?? Shullazi me grupin në Gjykatë
Shullazi me grupin në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania