Panorama (Albania)

Europol kap 1 ton drogë, 18 të arrestuar, edhe shqiptarë

Operacioni nga Policia spanjolle e gjermane, 9 në hetim

- ETLEVA DELIA

Një operacion i drejtuar nga Europol, që u krye nga Policia e Spanjës dhe ajo Gjermane, goditi dje një grup kriminal të trafikut të drogës në vendet e BE- së.

Gjatë operacioni­t u sekuestrua 1 ton marijuanë dhe u arrestuan 18 persona, mes së cilëve edhe shtetas shqiptarë. Ndërsa 9 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Operacioni i koduar “Carambolas”, që u realizua nga Guardia Civil e Spanjës dhe Shërbimi Gjerman i Hetimeve Doganore Qendrore, shkatërroi një grup kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme në të gjithë BE. Një ton marijuanë, 212 mijë euro, armë zjarri, municione dhe tetë automjete u konfiskuan nga Policia. Sipas Europol, grupi kriminal trafikonte marijuanë nga Spanja në vendet e tjera të BEsë, veçanërish­t në Gjermani, nëpërmjet një rrjeti të themeluar në Malaga dhe Granada të Spanjës, që drejtohej nga Bremeni në Gjermani. Rrjeti kriminal u strukturua në mënyrë të tillë që edhe nëse një qelizë do të zbulohej nga Policia, trafiku i drogës do të vazhdonte. Hetimi filloi qershorin e vitit të kaluar, pasi një qytetar gjerman, një anëtar i rrjetit kriminal, u zbulua gjatë blerjes së një sasie të madhe të marijuanës në jug të Spanjës. Faza e parë e operacioni­t u përqendrua në çmontimin e dy fabrikave të marijuanës të zbuluara në jug të vendit, ku u konfiskuan gati 100 kg dhe 172 mijë euro. Dy oficerë të Guardia Civil u plagosën rëndë kur arrestuan një nga anëtarët e bandës. “Anëtarët e organizatë­s kriminale u arrestuan dhe u morën në pyetje nga Policia dhe janë shtetas të tetë vendeve të ndryshme: Kroacia, Gjermania, Spanja, Shqipëria, Arme- PERSONA janë arrestuar dhe 9 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë nga Policia spanjolle dhe ajo gjermane, pas sekuestrim­it të 1 ton marijuanë, të dyshuar si grup i strukturua­r kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike në vendet e BE- së nia, Serbia, Siria dhe Turqia”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Europol. Gjatë gjithë operacioni­t, Europol siguroi mbështetje­n e tij në shkëmbimin e informacio­nit dhe aktivitete­t ndërkontro­lluese.

 ??  ?? Paratë e sekuestrua­ra gjatë operacioni­t
Paratë e sekuestrua­ra gjatë operacioni­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania