Panorama (Albania)

Serbët ikin nga qeveria, do ta formojnë vetë Asociacion­in

Rakiç takon Vuçiç e Gjuriç, bllokohet rruga në Mitrovicën Veriore

-

Lista serbe ka vendosur të tërhiqet nga qeveria e Kosovës pas ngjarjeve të së hënës, ku zyrtari serb, Marko Gjuriç, u arrestua bujshëm në Kosovë.

Tërheqja e listës serbe mund të shkaktojë zgjedhje të reja në Kosovë, në rast se nuk gjendet një koalicion i shpejtë për të mbajtur në fuqi qeverinë “Haradinaj”, por politikanë­t serbë të Kosovës kanë në plan të bëjnë akoma më keq se kaq. Të “fryrë” nga Beogradi zyrtar, ata kanë në plan të formojnë Asociacion­in e Komunave me shumicë serbe në territorin e Kosovës pa qeverinë e Kosovës, pra, pa miratimin e Parlamenti­t të Kosovës, duke krijuar një përçarje të hidhur etnike. Sipas tyre, formimi i Asociacion­it është një detyrim i ndërmarrë nga autoritete­t në Prishtinë sipas marrëveshj­es së Brukselit 2013, por ende nuk është përmbushur. Njoftimi është bërë nga Goran Rakiç, pasi përfaqësue­sit e Listës Serbe zhvilluan një takim në Beograd me presidenti­n Aleksandër Vuçiç dhe drejtorin e Zyrës së Qeverisë për Kosovë e Metohi, Marko Gjuriçin. Rakiç tha se Vuçiç ishte “i informuar për këtë” dhe tha se ai do të “mbështeste çdo vendim që ata bëjnë”. Në Mitrovicë ndërkohë, situata është përshkruar pa incidente, por me një lloj tensioni në ajër. Serbët kishin ngritur një bllokadë në rrugën kryesore PrishtinëR­ashkë, ndërsa rreth 50 kamionë ishin parkuar në kalimin administra­tiv të Jarinjes. Pati raportime se pjesëtarë të forcave të Policisë Speciale të Kosovës, ROSU, ishin të pranishëm mëngjesin e së martës në rrugë, por në pjesën jugore të Mitrovicës ku jetojnë shumica shqiptarë. Gjuriç u arrestua të hënën në pjesën veriore të Mitrovicës, ku po merrte pjesë në një mbledhje të dedikuar për dialogun e brendshëm mbi Kosovën. Ai kishte hyrë pa lejen e autoritete­ve në Kosovë.

 ??  ?? Përfaqësue­s të Listës Serbe
Përfaqësue­s të Listës Serbe
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania