Panorama (Albania)

Gjuriç: Separatist­ët më tërhoqën si qen

- Marko Gjuriç

Marko Gjuriç po e trajton veten si “heroi” që ka shpëtuar nga kthetrat e keqbërësve, pas një vizite në një vend tjetër ku nuk i ishte lejuar hyrja, pra, praktikish­t pas hyrjes ilegale në Kosovë. “Për mua ata nuk janë policë. Janë terroristë… Më vendosën në një makinë, më goditën, tentuan të më trembnin, vendosën armë në stomakun tim, njëri prej tyre nxori një thikë, ata bënë selfie ( foto)… bërtisnin Allahu Akbar”, tha Gjuriçi në rrëfimin e tij, të cilin askush nuk mund ta konfirmojë. Pas arrestimit ai u kthye në Serbi, por u ankua se nuk ndihej mirë, duke pretenduar se në Kosovë e kishin keqtrajtua­r. Por pas një dite ishte për bukuri, duke bërë plane para kamerave bashkë me Presidenti­n serb dhe politikanë­t serbë të Kosovës, se si të shkëpusin Veriun e Kosovës. Nga vizita në Kosovë, Gjuriç ka mësuar edhe diçka, si të ndihesh si qen. Pasi ka pretenduar se “më kanë tërhequr si qen”. Por njëlloj si çdo “hero”, ai është shprehur se “ata nuk do të na poshtërojn­ë ne”. Dhe patjetër që është e kuptueshme se për Gjuriçin, “ata” janë “separatist­ët”. “Separatist­ët shqiptarë u përpoqën të pushtonin Veriun e Kosovës në një mënyrë brutale, duke përdorur dhunë dhe terror”, kështu është shprehur Gjuriç. Por realisht, kush do ende të dëgjojë një retorikë të tillë, gati qesharake? Realiteti është se Kosova ka dhjetë vite shtet i pavarur i njohur nga pjesa më e madhe e vendeve të Kombeve të Bashkuara. E vërteta është se Gjuriçit i ishte refuzuar hyrja, kjo për shkak se bënte pjesë në listën e zyrtarëve serbë që përdorin gjuhë urrejtjeje, në një kohë kur po bëhen përpjekje shumëvjeça­re për zgjidhje mirëkuptim­i. Pra, nëse duhet mirëkuptim, duhen respektuar rregullat nga të dyja palët, pa asnjë lloj provokimi dhe dhune, as fizike dhe as verbale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania