Panorama (Albania)

Panuçi: Mbrojtje e dobët, Zhegrovës i pagova darkën

“Xhironim në vend, ja çfarë do të ndryshojmë në kualifikue­se”

-

Kristian Panuçi nuk ka kursyer askënd… Mavraj, Ajeti e Sadiku kanë qenë në qendër të kritikave të trajnerit, i cili ia atribuon formën jo të mirë të tyre mungesës së minutave dhe situatës me klubet e tyre respektive së fundmi. Tekniku i Kombëtares deklaron se disa prej të rinjve e kaluan provën, duke theksuar përshtypje­t pozitive nga Bare e Ramadani apo edhe Lika, porse Qaka duket që është pushtuar nga emocionet.

Zgjedhjet – “E dinim që ishte miqësore dhe bëmë eksperimen­te. Kishte shumë lojtarë të rinj. Besoj se deri në qershor është e drejtë që të provoj, të kuptoj nëse ndonjë i ri mund të bëhet pjesë e grupit në Kombëtare”.

Vlerat – “Kam mësuar më shumë nga kjo humbje sesa nga fitorja me Turqinë. Sepse kam kuptuar, jo vetëm unë, por edhe stafi, disa gjëra. Mua nuk më pëlqen kurrë që të humb dhe shpresoj që edhe për ndonjë prej atyre që luajtën të mos i pëlqejë humbja. Uroj që ata ta ndiejnë kur humbin. Nëse nuk fitoj, unë nuk fle, kam fjetur pak gjatë natës. Megjithatë, e përsëris që më ka mësuar shumë kjo ndeshje dhe më shumë sesa ajo me Turqinë”.

Të rinjtë – “Nuk i kam shpërdorua­r zëvendësim­et. Në fund mund të aktivizoja Gjimshitin për Mavrajn dhe të tentonim diçka me kokë nga goditja e këndit. Ramadani ka treguar se është në lartësinë e duhur. Bare ka bërë shumë mirë. Madje, më pëlqeu kur u nervozua me lojtarin e Norvegjisë, pasi është puna jonë. Të paktën, njëri irritohet, pasi këtu shumë nuk bëjnë asgjë kur pësojmë gol. Pra, janë dy të rinj me kualitet. Kamer Qaka dukej shumë i emocionuar. Isha i vetëdijshë­m që duke vendosur në mesfushë treshen QakaXhaka- Ramadani dhe në prapavijë dyshja Mavraj e Ajeti që po luajnë pak, do të jemi të rrezikuar, por ishte miqësore dhe desha që të provoj. Lika në stërvitje është një lojtar që punon dhe mund të jetë pjesë e grupit”.

Gabimet – “Jua thashë që e dinim përpara ndeshjes se, duke luajtur kështu, do të rrezikonim. Nëse do të ishte kualifikue­se, sigurisht që nuk do të luanim në të njëjtën mënyrë. Por, jo për faktin se ne nuk mund të luajmë kështu. Mua nuk më pëlqen që të gjej justifikim­e. Nuk jam këtu për t’i kërkuar, pasi jam gjithmonë realist. Unë jam fajtori, sepse është e drejtë që fajin ta marr unë. Ajeti, Mavraj e Sadiku nuk luajnë në skuadrat e tyre, Roshi vjen pas dy muajsh pushime sepse sapo ka nisur sezonin… Në Turqi ishte në formë, tani nuk ishte. Vendosa që të hedh në fushë të gjithë lojtarët cilësorë për të vendosur të vegjlit përballë gjigantëve kundërshta­rë. Doja që t’i jepja më tepër mbrojtje dyshes së qendrës, e cila nuk është shumë mirë në këto momente”.

Starti i ndeshjes - “Disa lojtarë nuk ishin në formën e duhur. Mund të rrinim duke luajtur dy ditë, por s’do arrinim të shënonim. Kjo për faktin se ishim shumë poshtë fizikisht, në krahasim me ndeshjen kundër Turqisë. Dukej! Sado që e qarkulloni­m topin, ata ishin gjithnjë në pozicion. Sadiku, i cili është një lojtar që nuk është shumë mirë pasi nuk ka luajtur muajin e fundit, i vetëm përpara, topi i kthehej gjithmonë pas. I vetmi që tentoi diçka ishte Grezda në përballjet një kundër një. Dhe kjo më preokupon pak, sepse ka shumë futbollist­ë që nuk luajnë shumë. Ka disa lojtarë që janë në pozita të vështira në klasifikim me skuadrat e tyre. Nëse do të isha si ata, do të tregoja shumë më shumë nga dëshira dhe krenaria për të bërë më mirë në skuadrat e tyre, por në Europian nëse nuk luajnë, do të jetë e vështirë”.

Plani B – “Nëse plani B është që të thërras Kukelin, i cili nuk luan prej një muaji e gjysmë… Abrashi është i dëmtuar. Por, kam disa ide se si do të vendoset skuadra. Në mbrojtje kemi pak. I tillë është realiteti. Më thoni nëse ka diçka… Veseli është i dëmtuar, i cili është një futbollist i rëndësishë­m. Në këtë situatë, duhet t’i bëjmë llogaritë me këto që kemi, por dyshja e qendrës ka luajtur pak. E vërtetë që mund të aktivizohe­j Gjimshiti, i cili po luan te Benevento, por nuk kemi të tjerë. Mund të luante edhe Cikalleshi, por ia njoh cilësitë dhe shpesh del nga zona, ndërsa unë kërkoja dikë që të bënte diçka në qendër. Këta janë lojtarët që kemi. Jam i bindur që nëse të gjithë do të jenë mirë dhe do të kenë formën që kishin në Turqi, ne jemi një skuadër e mirë”.

Kosova – “Nuk duhet t’u përgjigjem unë këtyre gjërave. Ju them vetëm që kemi qenë në të njëjtin restorant për të ngrënë me Zhegrovën, ku kanë qenë ata. Nuk e di nëse ata ia kanë paguar llogarinë, por unë po, ia pagova. Nuk kam asgjë kundër Kosovës, absolutish­t asgjë. Secili bën të vetën. Respekt total. Ne kemi kërkuar të marrim një lojtar që na kishte thënë ‘ po’, e më pas shkoi me Kosovën. ‘ Fat të mbarë’, ose siç i thonë në Spanjë: ‘ shumë fat’. Çështje e mbyllur! Respekt total për Kosovën”, ka deklaruar Kristian Panuçi.

 ??  ?? Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi
Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania