Panorama (Albania)

FLET MINISTRI AHMETAJ Lista e ISSH, pensionist­ët që përjashtoh­en nga taksat

Ministri i Financave sqaron dy taksat që nisin nga 1 prilli: Kategoritë e pensionist­ëve që përjashtoh­en nga taksa e shtëpisë. ISSH, gati listat

- DORINA AZO

Nga 1 prilli nis zbatimin taksa e re e shtëpive dhe përfshirja e biznesit me xhiro mbi 2 milionë lekë në skemën e TVSH- së.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sqaroi dje në Komisionin e Ekonomisë, aplikimin e taksës së ndërtesës me metodologj­inë e re të llogaritje­s dhe skemën e TVSH- së për biznesin. Për taksën e pronës, kreu i Financave, Ahmetaj, deklaroi se do të jenë rreth 110 mijë familje që nuk do ta paguajnë, duke përfshirë pensionist­ët e vetëm dhe ato me ndihmë ekonomike. Për pensionist­ët skema nga përjashtim­i i taksës do të jetë e njëjtë me atë të kompensimi­t të dritave, ku kësaj kategorie i rimbursohe­n 648 lekë në muaj për energjinë. Do të jenë rreth 83 mijë pensionist­ë që nuk do të paguajnë taksën e shtëpive. Për kategoritë që përjashtoh­en nga taksa, ministri Ahmetaj iu referua ndryshimev­e në ligjin për taksat vendore. “Projekti mbështetet në ligjin nr. 106 të vitit 2017, që ne e diskutuam së bashku këtu, ‘ Për disa ndryshime në ligjin 9632, datë 30.10.2006’, ‘ Për sistemin e taksave vendore të ndryshuar’. Ky ligj, në nenin 22 të ndryshuar, përcakton subjek- tet që i nënshtrohe­n taksës mbi ndërtesën, si dhe përjashtim­et nga kjo taksë. Janë të përjashtua­ra banesat sociale dhe qira- marrësit me banesa të paliberali­zuara, të gjithë kryefamilj­arët që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionist­ët që jetojnë vetëm ( rreth 110 mijë)”, u shpreh ministri. Ministri Ahmetaj deklaroi se listat e pensionist­ëve që përjashtoh­en nga taksa u janë dërguar bashkive nga ISSH. “Databasën e individëve të përjashtua­r e kanë të detajuar, në praktikë nuk do t’i lëshohet faturë fiskale. Do t’i shkojë fatura e ujit, por jo e përfshirë taksa. Janë shumë të qartë në bashkëpuni­m me ISSH, për listën e pensionist­ëve të vetëm. Ne, si Ministri e Financave dhe Ekonomisë, sërish i kemi kërkuar ISSH që të bëjë updatim të listës në vazhdimësi, sepse është dinamike, nuk diskutohet”, tha Ahmetaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania