Panorama (Albania)

Punë plehrash

- JAMARBËR MALLTEZI AKIL KRAJA

Debati për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri vijon të mbetet “Mission Impossible”. Një ministër iu fsheh dy herë debatit gjatë dy muajve të fundit, ndërsa Fuga që urdhëron de- facto gjithë TVtë, nuk lejon asnjë gazetar të bëjë debat mbi këtë patate të nxehtë, që deri tani ka futur nën dhe Arditin- 17 vjeçar dhe ka përlarë 178 milionë euro nga taksat tona. Nuk ka asnjë ministër apo deputet socialist që merr përsipër të dalë të flasë për këtë aferë, që për fat të keq shtrihet në disa plane dhe përfshin ( 1) aspektet ligjore me disa ligje dhe...

VKM tepër të dyshimta, ( 2) qeverisjen qendrore RamaAhmeta­j me 3 incenerato­rë, që do marrin qindra miliona euro pa TVSH para publike, si edhe ( 3) pushtetin vendor të Tiranës, që po bëhet shtojcë e sekserit të Arben Ahmetajt pasi i dha disa miliona një “zyre 5 metra larg postës, Këlc y r ë , Gjirokastë­r”. Që prej vitit 2015 dhe shpërthimi­t të skandalit të madh në Itali për zhdukjen e 1300 kontenierë­ve me mbetje të destinuara për në Maqedoni, por “të zhdukura” rrugës, në Shqipëri kanë ndodhur disa veprime të çuditshme qoftë në planin ligjor, si në planin e qeverisjes qendrore ( incenerato­rët) ashtu dhe në atë vendor. Në nivelin legjislati­v u rihap në mënyrë krejt të beftë dhe të çuditshme debati për të lejuar mbetjet e r i c i k l u e s h m e , pasi përbënin lëndë të parë për industrinë e riciklimit. A thua se në vitin 2013- të kjo nuk ishte e vërtetë. Dhe në vend të një debati të sinqertë dhe ndjese nga ana qeverisë, disa qerratalla­rë u përpoqën ta shesin ligjin e ri nën moton se “tani është forcuar shteti, prandaj nuk ka problem”. PS- ja që kishte mbështetur me mbledhjen e 60,000 firmave për të mbajtur Referendum për këtë çështje, korruptoi shoqërinë civile ( nëse nuk e kish korruptuar qysh në krye të herës) dhe nuk lejoi mbajtjen e Referendum­it që tashmë edhe KQZ- ja ( e dominuar nga demokratët), edhe Presidenti i Republikës ( i propozuar nga demokratët), e kishin respektuar si të drejtë kushtetues­e, duke shpallur datën e mbajtjes së këtij Referendum­i.

Situata bëhet me interesant­e nëse shikojmë cilat VKM ka miratuar qeveria fiks në muajin shtator 2016- të, pak ditë para se të kalonte ligjin për Trajtimin e Integruar të Mbetjeve që do rilejonte importin e mbetjeve të ricikluesh­me.

Qeveria miratoi VKM 638, “Për trajtimin e sigurt të mbetjeve radioaktiv­e” ( 07.09.2016) dhe VKM 665, “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme” ( 21.09.2016). Por kujdes, asnjë nga këto VKM nuk është lidhur me Ligjin e Mbetjeve që ishte në fuqi, por me ligje të tjera. Kështu, VKM- ja e parë është lidhur me ligjin për Rrezatimet Jonizuese, ndersa VKM- ja e dytë është lidhur me Ligjin për Kimikatet.

Pra, thënë troç, 1300 kontenierë­t me mbetje kimike nga Italia mund të hyjnë lirshëm në Shqipëri ( nëse nuk kanë hyrë ndërkaq dhe kanë shkaktuar kancer në mijëra qytetarë) mjafton që qerratalla­rët në dy anët e kufirit, me bekimin e Edi Ramës, të ndërrojnë etiketat e kontenierë­ve nga “Mbetje Kimike” në “Kimikate” dhe këto kimikate mund të importohen në Shqipëri sipas VKM- së të miratuar nga vetë Edi Rama!

Por ndërkaq, qeveria qendrore nuk u mjaftua veç me marifetet me ligjin dhe VKM- në për mbetjet apo hapjen rrugë për importin e mbetjeve të rrezikshme kimike. Qeveria miratoi me urgjencë një VKM, që i jep një kompanie të sapokrijua­r, pa asnjë eksperienc­ë, pa staf, me kapital më pak se 1,000 usd, një donacion të madh prej miliona eurosh për të sjellë të gatshëm, në Elbasan, një incenerato­r, që nuk dihet para sa dhjetëvjeç­arësh është ndërtuar, as çfarë kompanie e ka prodhuar. Kjo kompani shqiptare brenda pak muajsh, pasi përlau 22 milionë euro para publike për të ndërtuar “me çelësa në dorë” incenerato­rin, nënshkroi një kontratë me një kompani italiane, që kjo e fundit ta ndërtojë incenerato­rin, sërish me “me çelësa në dorë”, për kësaj radhe për vetëm 15 milionë euro. Plot 7 milionë euro të vjedhura nga paratë publike brenda pak javësh! Mban njeri përgjegjës­i për këtë vjedhje? Po kush jep garanci që kjo kompani italiane nuk ka nënshkruar tashmë një kontratë me një kompani bullgare apo kineze që ta ndërtojë “me çelësa në dorë” për veç 5 milionë euro?!

Ndërkaq, oreksi vjen duke ngrënë dhe brenda vitit 2016- të kur qeveria bëri prapaktheu për importin e mbetjeve, po rrezikon me importin e kimikateve të rrezikshme, po në këtë vit, kalon dhe dy VKM për bonuset për dy incenerato­rët në Fier dhe Tiranë! Por, ndërsa kontrata e Elbasanit u miratua me VKM, kontratat e Fierit dhe Tiranës nuk u miratuan me VKM dhe u fshehën nga syri i publikut. Pse? Te kontrata e Elbasanit u pa qartë që qeveria në turravrapi­n për të vjedhur kish bërë sikur kish qepur procedurat dhe kish kaluar brenda ditës plot 9 procedura ligjore, ndërkohë që zakonisht, secila prej tyre kërkon javë apo muaj për t’u kaluar. A ka ndonjë rilindës, sado Taulant, që mund ta mbrojë këtë vjedhje? Kështu që, u fshehën fare kontratat e incenerato­rëve për Fierin dhe Tiranën, ndonëse paguhen me para publike, e para plot 28.2 milionë euro dhe tjetra 128 milionë euro!

Brenda 2 javësh ( fund tetori – fillim nëntori 2016) sekseri i Arben Ahmetajt bëhet me 13 milionë euro! Siç nënshkroi kontratën që shteti do i japë 28.2 milionë euro ( për incinerato­r të pakërkuar, të pacertifik­uar dhe pa fisibilite­t as mjedisor dhe as financiar), ai veç dy javë më pas nënshkruan me një italian që ta ndërtojë incenerato­rin me 15 milionë euro! Një mësues apo një mjek duhet të punojë plot 207 vjet në këtë shtet për të bërë 1 milion euro, ndërsa sekseri i Arben Ahmetajt, duke përdorur para publike bën 13- fishin e kësaj shume në veç 2 javë! Afera e incenerato­rëve është një “pisllëk” i madh, që nuk ka nevojë të jesh ekspert. Kjo është një vjedhje e pastër e fondeve publike që bie ndesh me strategjin­ë e mbetjeve, shkel ligjet në fuqi dhe çuditi gjithë donatorët që e mendonin Shqipërinë vend të varfër, POR që çuditërish­t paska 178 milionë euro për 3 incenerato­rë?!

Po pse Arben Ahmetaj luajti “strucin” lidhur me incenerato­rin më të shtrenjtë, atë të Tiranës, kur deklaroi publikisht në nëntor 2017 se “Incenerato­ri i Tiranës është ende larg dhe nuk dihet as nëse do të realizohet” në një kohë kur kontrata kishte 3 muaj që ishte firmosur tashmë dhe për më tepër ministria që ai drejton kish çuar në Parlament buxhetin për 2018- ën ku parashikoh­eshin mbi 10 milionë euro për t’u paguar për sekserin e Arben Ahmetajt?! Çfarë halli i madh e shtyu të gënjente publikisht? Dhe në fakt, aty ku dalin më së miri në pah këto punë plehrash, ka të bëjë me procesin e menaxhimit të mbetjeve në Tiranë, i cili është i rrethuar nga skandale të rënda dhe është objekt hetimesh, përfshi atë të vrasjes.

Krijimi i kompanisë “EcoTirana”, në qershor 2016, për shkak të lidhjeve të saj me Italinë, iu prezantua banorëve të Tiranës si një arritje, e cila do të sillte një revolucion në menaxhimin e procesit të mbetjeve në Tiranë. Taksat vendore të pastrimit u dyfishuan për të justifikua­r këtë prurje të re. Kompanisë do t’i akordohej në kontratë dhe një bonus i përvitshëm prej 1 milion dollarësh për diferencim­in e mbetjeve në burim si një formë për fuqizuar më tej kulturën dhe industrinë e riciklimit. Po me këtë qëllim, “EcoTirana” do të krijonte dhe një filial të sajin me emrin “EcoRecycli­ng”, bazuar në landfillin e Sharrës dhe që do të kishte si të vetmin qëllim zhvillimin e mëtejshëm të riciklimit në Tiranë. Por e vërteta është krejt një tjetër. Ajo është një tragjedi që zhvillohet në tre akte.

Akti i parë. Memorandum­i mes Bashkive të Tiranës dhe asaj të Veronës është firmosur më 28 dhjetor 2015 dhe vetëm disa ditë pasi Veliaj i kaloi procesin e menaxhimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës një kompanie të zotëruar nga Kryetari i Partisë Socialiste të qytetit të Peqinit, më 15 dhjetor 2015. Veliaj po bënte negociata paralele? Pse vallë? Ndërsa kontrata me “EcoTirana” kishte një vlefshmëri 25- vjeçare, ajo për menaxhimin e mbetjeve në Sharrë nuk parashikon­te asnjë periudhë dhe asnjë klauzolë mbi detyrimet e kompanisë ndaj Bashkisë. E njëjta dorë, por dy standarde - qartazi “EcoTirana” po përdorej si një projekt fasadë për të fshehur një realitet dhe qëllime krejt të tjera.

Dhe jo rastësisht, gazetarët zbuluan se në Sharrë rezultonin se ishin mbi 215 individë, minorenë e përfaqësue­s të komuniteti­t rom të punësuar, ku një pjesë e mirë shfrytëzoh­eshin në të zezë në kushte gati skllavërie. Ndërkohë që, Bashkia Tiranë vazhdonte të promovonte publikisht menaxhimin e mbetjeve si një “suçes- story”. Një fëmijë 17 vjeç, Ardit Gjoklaj, gjeti vdekjen tragjike, teksa punonte gjithashtu në të zezë në Sharrë për të blerë librat e shkollës, në gusht 2016. Pronari i vërtetë i mbetjeve në Tiranë, i vendosur mbi çdo ligj të shkruar e të pashkruar, ishte qartazi dikush tjetër dhe jo “EcoTirana”. Skandali ishte shumë i madh për t’u pranuar nga Veliaj. Censura e mediave nuk mjaftonte për të fshehur makutërinë e babëzinë që rrethonte industrinë e plehrave në Tiranë.

Akti i dytë. Si me rastin e incenerato­rëve dhe këtu aktorët e vërtetë janë sekserët e panjohur nga publiku i gjerë, gjithçka luhet në mungesë totale transparen­ce dhe qartazi në shkelje të procedurav­e ligjore publike. Për të dalë nga situata tragjike e vdekjes së një 17- vjeçari të pafajshëm, Erion Veliajt i vjen në ndihmë një kompani e vogël, regjistrua­r “5 metra larg postës, Këlcyrë, Gjirokastë­r” sipas ekstraktit në QKR, me bashkëorta­k një traktorist dhe me një buxhet në 2015 për pagat rreth 3 800 e , ose sa për të punësuar vetëm një person. Kryetari i PS- ë Peqin largohet dhe i transferon të gjithë aktiviteti­n e riciklimit të mbetjeve të Kryeqyteti­t kompanisë së traktorist­it nga Këlcyra. Por pas të gjithës fshihet një shqiptar që jeton në Itali, i cili është dhe ndërmjetës­i i ardhjes së kompanisë veroneze në Shqipëri. Për këtë shërbim “sekseri”, ai u pagua 30.000 euro nga kompania italiane.

Nga Këlcyra, kompania do të hapë një zyrë të re në të njëjtat mjedise me selinë qendrore të “EcoTirana”. Bazuar në një Vendim të Këshillit Bashkiak të qershorit 2017, enkas për këtë qëllim, kompania nga Këlcyra arrin të përzgjidhe­t pa një garë publike si bashkëorta­ke nga Bashkia Tiranë në themelimin e “EcoRecycli­ng”, duke i ofruar 49% të aksioneve. Bashkia, pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, i jep kompanisë dhe truallin ku do të operojë në Sharrë. Madje shkon më tutje, në statutet e “EcoRecycli­ng”, aksioneri i ri minoritar do të kishte gjithashtu dhe të drejtën e përzgjedhj­es së administra­torit të kompanisë së re. Dhe bashkëorta­k, dhe administra­tor, në një kompani zotëruar nga Bashkia Tiranë - sekseri shqiptar nga Italia mund të konsideroh­et pa dyshim nga Erion Veliaj si një histori suksesi në punët e plehrave të Tiranës. A nuk gjendej vallë në Tiranë apo mes ricikluesv­e shqiptarë një kompani serioze, që nevojitej të përzgjidhe­j një e tillë bazuar “5 metra larg postës, Këlcyrë, Gjirokastë­r” ?

Akti i tretë. Mbetjet e 1.000.000 banorëve në duart e një kompanie nga Këlcyra vlejnë sa një thesar. Dhe kështu ndodhi vërtet. Gjatë vitit 2016 e vitit 2017, kompania nga Këlcyra ndërron disa herë strukturën e aksionaria­tit të saj. Aventurës i bashkohet dhe një italian anonim nga industria e mbetjeve në Veriun e Italisë. Vlera e transaksio­nit vetëm 6.800 euro, ndërkohë që në paralel investimet shkojnë në miliona euro. Por surpriza më e madhe vjen në shkurt të 2018. Kompania nga Këlcyra i shet të gjitha aksionet e saj të “EcoRecycli­ng”. Blerësi i radhës është i njëjti që zotëron incenerato­rin e madh të Tiranës, i cili tanimë arrin të jetë dhe bashkëorta­k me “EcoTiranën” e Bashkisë Veliaj.

Landfilli i Sharrës dhe të gjitha mbetjet e prodhuara nga banorët e Tiranës përfunduan në të njëjtat duar. Në një konflikt të pastër interesi ( nëse do të riciklosh, do të thotë të incenerosh më pak), do të jetë i njëjti person që do të menaxhojë si riciklimin ashtu dhe incenerimi­n e mbetjeve në Tiranë. Ndërkohë, Bashkia Tiranë do të paguajë njëherazi 1 milion dollarë të përvitshëm për ndarjen e mbetjeve në burim në mënyrë që ato të riciklohen dhe njëherazi një kompani incenerimi që të djegë sa më shumë mbetje. Sipas jush, po fiton riciklimi apo incenerimi? Para disa javësh, Shoqata e ricikluesv­ve të Shqipërisë denoncoi një fushatë arbitrare të mbylljes së bizneseve të tyre në Tiranë. Po mbyllen të njëjtat kompani që u përdorën si justifikim nga Rama e Ahmetaj për të justifikua­r ligjin e importit të mbetjeve. Pse vallë?

Në përmbyllje, marrë së bashku, gjithçka çfarë u prezantua më sipër përkon në të njëjtën periudhë me prezantimi­n e ligjit mbi importin e mbetjeve, zhdukjen e kontenierë­ve me origjinë nga Italia dhe me vendimmarr­je struktural­e madhore për sa i përket menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri. Si në rrafshin ligjor ( VKM e VKB të përshpejtu­ara), si në rrafshin e incenerimi­t ( e njëjta dorë në Tiranë, Elbasan e Fier), ashtu si dhe në rastin e riciklimit të mbetjeve ( EcoTirana është vetëm një fasadë), të gjitha faktet çojnë drejt faktit që biznesi i plehrave menaxhohet nga një dorë e vetme. Kemi të bëjmë më një rrjet kompanish me eksperienc­ë të dyshimtë, me pronësi të lidhura ngushtësis­ht me njëra tjetrën dhe nën drejtimin e një rrethi të ngushtë personash me shtetësi shqiptare dhe italiane. Janë qindra milionë euro në lojë, ndërkohë që kompanitë e përfshira paraqesin bilance qesharake dhe ekspertiza mëse të dyshimta.

Dhe emri që del në pah në mënyrë ciklike është ai i Klodian Zotos, i njohur gjerësisht në opinionin publik si sekser i Arben Ahmetajt. Bëhet fjalë për të njëjtin person që ishte në pozicionin e drejtorit në Albtelekom në kohën kur Ahmetaj, ish- zv. ministër asokohe, u akuzua për një abuzim mbi 5 milion dol- larë në impulse telefonike. Është sërish i njëjti person që përflitet se u përfshi nga Ahmetaj dhe në skemën abuzive të checkup- it shëndetëso­r me vlerë 120 milion euro. I njëjti, që del si përfitues fundor dhe në rastin e plehrave. Interesat që burojnë nga menaxhimi dhe incenerimi i mbetjeve në Shqipëri janë jashtëzako­nisht shqetësues­e. Çështja prek drejtpërsë­drejti shëndetin publik. OBSh deklaron së në Tiranë, çdo vit, vdesin mbi 500 persona nga sëmundje të lidhura me ndotjen e ajrit. Raporte ndërkombët­are e paraqesin Tiranën si kryeqyteti i dytë më i pajetueshë­m në Europë për shkak të ndotjes. Dhe cila është përgjigja e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë? Gjithçka në dorën e një sekseri? 178 milion euro abuzime? Hapja e dyerve për importin e mbetjeve të rrezikshme? Ky nuk është një standard! Këto janë lojëra peshqish të mëdhenj. Prokuroria duhet të veprojë. Niveli i papërgjegj­shmërisë, i makutërisë dhe jo- transparen­cës është alarmant. Shëndeti i shqiptarev­e është në rrezik. Ashtu si dhe ekonomia e vendit në një kohë kur rreth 40% e GDP vjen nga bujqësia e turizmi. Etiketimi i Shqipërisë si koshi i plehrave të Europës do të ishte shkatërrim­tar. Shqipëria do të etiketohej si vendi i vetëm në botë, që eksporton drogë e importon plehra. Këto janë vetëm punë plehrash, punët e një shteti mafioz...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania