Panorama (Albania)

“Mos e transmeto në TV do e vendosim përsëri”, Virgjil Kule: Ç’më tha Alia për bustin e Enverit

ISH- DREJTORI I RTSH RREFEN KARRIEREN: SI E FILMUAM ME 28 KAMERA VDEKJEN E ENVER HOXHES

-

“Të mos transmetoh­et kronika! Ne do ta vendosim prapë monumentin e Enverit në shesh”.

Ky kishte qenë urdhri i Ramiz Alisë ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, në qendër të Tiranës. Ish- drejtori i Televizion­it Shqiptar në atë kohë, Virgjil Kule, ka rrëfyer dje në “Forumet” e Universite­tit Europian të Tiranës, nën modelimin e pedagoges dhe shefes së Departamen­tit të Komunikimi­t, prof. as. dr. Belina Budinit, disa “sekrete” nga ajo ditë. Kule nuk e kishte rrëfyer më parë se çfarë ndodhi atë ditë, si u siguruan pamjet e rrëzimit të shtatores, si u realizua kronika, deri në shfaqjen e saj, pavarësish­t kërcënimev­e të Ramiz Alisë. Në takimin e djeshëm, Virgjil Kule ka rrëfyer për fillimet e tij në gazetari si u bë drejtor i RTSH- së, si u transmetua varrimi i Enver Hoxhës dhe rrëzimi i monumentit të tij. Por ai ka ndarë me auditorin edhe “sekretet” e librit të tij kushtuar Skënderbeu­t, që gjen më shumë se kurrë një kontekst të favorshëm në Vitin kushtuar Heroit Kombëtar. SI HYRI NË GAZETARI “Kam qenë nxënës nga ata që merrnin 10- ta në të gjitha lëndët dhe një ditë të bukur dikush më thotë hajde bëj një provë në televizion­in eksperimen­tal, që ishte atëherë, se ke zë të mirë. Shkova, bëra një provë dhe mbeta aty. Fillova si spiker kur isha 17 vjeç. Kisha vështirësi­të e para, por edhe spektatori ishte i pakët. Ishin a nuk ishin 20- 30 televizorë në Tiranë, transmetoh­ej 3 herë në javë, jepeshin 2 herë lajme, ndonjë film, ndonjë koncert. Ishte një kohë e mirë, kur bëhej stërvitje heshtazi, jo në sy të publikut. Mbarova gjimnazin dhe shkova në fakultet. Të gjithë thoshin që ky duhet të shkojë për mjekësi, inxhinieri, por papritur unë them që do të shkoj në gazetari. Gazetaria nuk ishte ndonjë degë shumë e preferuar asokohe. Ishte 3 vjet dhe ideja ishte që aty shkojnë ata që nuk ia dalin dot shkollës. Vazhdova 3 vjet shkollë, ndërsa vazhdoja si spiker në televizion dhe caktohem redaktor për problemet ndërkombët­are. Vazhdoja ndërkohë edhe si spiker, për një kohë të gjatë. Diku u bëra shef redaksie dhe kjo më dha mundësi që të shëtisja në botë, pasi siguronim filmat, dokumentar­ët, me ato sikletet tona”. GAZETARIA DHE POSTI I DREJTORIT Askush nuk e mendonte që një nxënës dhjetash të shkonte për gazetari, ashtu si askush nuk e mendonte se dikur ai do të bëhej drejtor i Televizion­it Shqiptar dhe do të organizont­e transmetim­in e disa prej ngjarjeve më të rëndësishm­e në historinë e fundshekul­lit XX. “Gazetaria asokohe kishte rregullat e veta, teori të marrë borxh nga sovjetikët, kishte kanonet dhe tekste gazetarie të bërë nga gazetarë të suksesshëm. Në fakultet jepte leksione Dritëro Agolli dhe figurat kryesore të gazetarisë, politikës dhe artit, me reputacion në shoqëri. Duke qenë i zellshëm, doja që kjo punë të bëhej sa më mirë. Gazetaria televizive ishte më ndryshe nga ajo e shkruar, pasi kishte mundësi që të manovrohej me figurë, me elementë të tjerë. Unë jam marrë vetëm me gazetarinë televizive dhe vetëm me çështje ndërkombët­are, si palestinez­ët, Irlandën e Veriut, Belfastin, vietnamezë­t, kamboxhian­ët, etj., ku ne flisnim për humbjet e imperializ­mit amerikan në Vietnam dhe s’flisnim për hallet e ushtarëve vietnamezë. Flisnim për patriotët irlandezë, që luftonin kundër pushtuesve anglezë. Ishin konflikte reale, pavarësish­t emërtimit që mund t’u vije. Ishte një paraqitje faktesh. Por unë kam pasur dobësi për dokumentar­in dhe u mora me një cikël të këndshëm, një prej të cilëve ishte historia e naftës “ari i zi” dhe tjetra ka qenë historia e Luftës së Dytë Botërore. Këto ishin risi në televizion­in shqiptar. Një ditë unë u caktova drejtor i emisionit, pra, ishte një ecuri graduale, pa ndonjë sforco të madhe. E njoh mjaft mirë atë profesion, jam marrë me gjithçka me montazhin, zërin, muzikën, figurën, skenarë, regji etj., dhashë kontributi­n tim, televizion­i mori zhvillim. Sa i takon formës, model kishim televizion­in italian. E merrnim programin dhe shihnim se çfarë mund të merrnim diçka prej tij. Edhe në fushën teknike pati arritje të mëdha, me të cilat sot mburren televizion­et. Varrimi i Enver Hoxhës është transmetua­r live me 27 apo 28 kamera. Ishte hera e parë. Ishte shumë i vështirë. Që kur doli arkivoli, deri në Varrezat e Dëshmorëve. Në të vërtetë punohej me entuziazëm. Njerëzit ishin të devotshëm dhe shumë pak njerëz kishte që vinin sa për të marrë rrogën”.

RRËZIMI I MONUMENTIT TË

ENVERIT Dita e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës ka qenë pa dyshim një nga momentet më të vështira për të. Edhe pse ishin 6 grupe xhirimi në terren, askush nuk kishte marrë pamjen e rrëzimit. Ja si e rrëfen atë moment Virgjil Kule:

“Kur u mor vesh që diçka po ndodhte në shesh, nisa 6 grupe xhirimi që të kishim materiale. Kur ndodhi, e morëm vesh me radio, pasi kishim aty njerëz të Policisë dhe të Sigurimit. Po prisnim të vinin materialet dhe të vendosnim se ç’do bënim. Meqë s’po dukej njeri, s’mu durua dhe dola në korridor. Duke bërë muhabet, vjen grupi i parë dhe më thotë: Nuk e morëm dot, ishte rrëmujë e madhe. Erdhi grupi i dytë dhe tha: kemi zvarritjet.., rënien s’e morëm dot. Erdhi i treti, i katërti, i pesti, i gjashti, asnjë nuk e kishte marrë dot. Kishin marrë pasngjarje­t, por jo ngjarjen. Shumë gjëra më shkonin në mendje në atë moment. Aty isha unë, duhet të bëja diçka, duhet ta transmeton­im, aq më tepër që në atë kohë flitej për transparen­cë, depolitizi­m, objektivit­et... Isha shumë në merak, sepse unë mendova që ka marrë fund, që do të ndërrohej sistemi dhe sa herë që të ishte përvjetori i kësaj ngjarjeje do të kujtohesha unë. Ky mendim mu bë si obsesion. U thashë të përgatisni­n ç’të mundnin me ato që kishim. Kur vjen një operator, Fatmir Çepaj, ai s’ishte nisur për atje, por për një ekspozitë të arteve figurative, që do të hapej në Pallatin e Kulturës. Meqë ekspozita nuk ishte hapur, ai shkoi te kafja lart dhe duke ndenjur atje, nxori një aparat me film dhe me dorë të dridhur e ka marrë atë. Pamjet nuk janë shumë të pastra, por për mua ajo ishte një xhevahir. Kur ia pashë në dorë, që e kishte mbështjell­ë me letër të zezë që të mos ekspo- zohej filmi, e çuam në laborator, u la, e çuam në telekinema, e bashkuam me pjesën tjetër dhe doli kronika. U qetësova disi. Isha me grupin e djemve dhe vajzave që u morën me këtë punë, po pinim një cigare, kur bie telefoni dhe më thonë që më kërkonte shoku Ramiz. Më tha: - Na e hodhën Enverin. - Po, i thashë, ç’të bësh... - Po ju, keni bërë kronikë... - Po e kemi bërë, shyqyr që i gjetëm pamjet...

- Si shyqyr, ne do ta vëmë prapë, kështu që nuk do ta transmetos­h.

- Po si bëhet kjo punë, tashmë ajo ndodhi, ka marrë fund, e ka marrë vesh gjithë dynjaja. - Po ne do ta vëmë prapë . - Kur të vihet do të bëjmë një kronikë tjetër, të mrekullues­hme.

Toni i zërit filloi të ngrihej avash- avash, deri te “sabotator”, “tradhtar” etj... Ai fliste dhe mua më kujtohej ajo që sa herë të vinte përvjetori, do kujtohesha unë si budalla. Me kërcënime u mbyll telefoni, por kronika u dha në orën 18: 00. Ajo punë mbaroi, ne bëmë detyrën. Televizion­i Shqiptar bëri detyrën e vet, për aq sa i takonte asaj periudhe. Më pas dhashë dorëheqjen, pasi pata kërcënime nga të gjitha palët. Kërcënime, që shkuan deri në banalitete. Fillova në një sektor reklamash.. Më pas në RTSH erdhën ca njerëz që ia vunë syrin atij sektori, pasi kishte para dhe të parin që hoqën isha unë”.

Varrimi i Enver Hoxhës është transmetua­r live me 27 apo 28 kamera. Ishte hera e parë. Ishte shumë i vështirë. Që kur doli arkivoli, deri në Varrezat e Dëshmorëve. Në të vërtetë punohej me entuziazëm. Njerëzit ishin të devotshëm dhe shumë pak njerëz kishte që vinin sa për të marrë rrogën”

Toni i zërit filloi të ngrihej avash- avash, deri te “sabotator”, “tradhtar” etj... Ai fliste dhe mua më kujtohej ajo që sa herë të vinte përvjetori, do kujtohesha unë si budalla. Me kërcënime u mbyll telefoni, por kronika u dha në orën 18: 00. Ajo punë mbaroi, ne bëmë detyrën. Televizion­i Shqiptar bëri detyrën e vet, për aq sa i takonte asaj periudhe

 ??  ?? VIRGJIL KULE, DJE NE UET ( MAJTAS) GJATE RREZIMIT TE BUSTIT TE ENVER HOXHES
VIRGJIL KULE, DJE NE UET ( MAJTAS) GJATE RREZIMIT TE BUSTIT TE ENVER HOXHES
 ??  ?? Virgjil Kule, i ftuar në “Forumet” e UET, moderuar nga shefja e Departamen­tit të Komunikimi­t, Belina Budini
Virgjil Kule, i ftuar në “Forumet” e UET, moderuar nga shefja e Departamen­tit të Komunikimi­t, Belina Budini
 ??  ?? Nga rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës
Nga rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania