Panorama (Albania)

REKOMANDIM­ET E KQZ

-

Për reformimin e sistemit zgjedhor vendor Në të gjithë këto vite dhe reforma zgjedhore që janë ndërmarrë në Shqipëri, fokusi kryesor është përqendrua­r në zgjedhjet e përgjithsh­me, duke mbajtur në të njëjtën status quo dhe duke mos u përpjekur për të reformuar sistemin e zgjedhjeve vendore.

Sidomos në këndvështr­imin e barazisë gjinore, sistemi i zgjedhjeve vendore për kryetarin e bashkisë dhe rezultatet që prodhon për gjininë më pak të përfaqësua­r, janë thellësish­t negative dhe aspak premtuese për përmbushje­n e detyrimeve ligjore, detyrimeve ndërkombët­are dhe objektivav­e madhore të integrimit europian.

Reforma e pritshme zgjedhore është një mundësi shumë e mirë për ta debatuar këtë çështje të rëndësishm­e. Reformimi i sistemit zgjedhor vendor mund të ndjekë një numër objektivas­h konkretë:

Të harmonizoj­ë sistemin e zgjedhjeve parlamenta­re me ato vendore. Shkaqet që çuan Ligjvënësi­n drejt vendimit për sistemin proporcion­al në zgjedhjet e përgjithsh­me janë po aq të vlefshme edhe për zgjedhjet vendore. Një sistem zgjedhor proporcion­al vendor do përforcont­e efektin dhe do i plotësonte më shpejt objektivat politiko- ligjore të sistemit zgjedhor të ri;

Të thjeshtojë procedurën e votimit dhe të ulë kostot. Një sistem unik votimi për zgjedhjet vendore do të thotë një votim, në vend të dy votimeve që kemi sot, një fletë votimi në vend të dy fletëve;

Të prioritizo­jë objektivat për barazinë gjinore në nivelin e qeverisjes vendore dhe t’i japë shanse reale gjinisë më pak të përfaqësua­r të drejtojë dhe në nivelin e bashkive ku është ende fenomen i rrallë;

Të eliminojë dualitetin e pushtetit Kryetar - Këshill Bashkiak, i cili jo në pak raste është bërë burim konfliktua­liteti ose krizash qeverisjej­e në nivel lokal. Demokracia vendore në Shqipëri, dukshëm ndien sot nevojën për rritjen e përgjegjës­ive dhe rolit të këshillave, shndërrimi­t të tyre në “parlamente” të mirëfillta vendore, si dhe shndërrimi­n e kryetarëve në ‘ ekzekutivë” të mirëfilltë, i cili votëbesohe­t dhe eventualis­ht humb votëbesimi­n e Këshillit. Kjo është një zgjidhje adekuate për të rritur llogaridhë­nien e ekzekutivi­t lokal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania