Panorama (Albania)

Gjinushi: Duhet veting edhe për dhënien e doktoratur­ave

-

Grupi i punës që ka përgatitur projektlig­jin për Akademinë e Shkencave ka gati dhe Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor, i cili do të bëjë dhe verifikimi­n e doktoratur­ave. Kreu i grupit të punës, Skënder Gjinushi, tha dje se çdo ankesë për plagjiatur­ë të doktoratur­ave, falsifikim apo sajim të kërkimit shkencor do të penalizohe­t nga gjobë deri në heqjen e gradës shkencore. “Jemi në periudhën e vetingut. Të gjithë e kanë mendjen te penalizime­t. Në qoftë se ka firo dhe falsitete në dhënien e doktoratur­ave, do të ketë profesorë falsë dhe për pasojë akademikë falsë. Do të ketë penalitete deri në heqjen e titullit të gradave”, tha Gjinushi. Në nenin 20 të Kodit të Sjelljes, sanksionoh­en se cilat janë shkeljet e rënda të integritet­it të Kërkimit Shkencor. “Fabrikimi është sajimi i rezultatev­e të kërkimit shkencor dhe regjistrim­i i tyre sikur të ishin të vërtetë; Falsifikim­i është manipulimi i materialev­e, pajisjeve ose proceseve të kërkimit, heqja e shmangia e të dhënave ose i rezultatev­e në mënyrë të pajustifik­uar; Plagjiatur­a është përdorimi i ideve dhe punës së të tjerëve, pa cituar burimin origjinal, duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektua­le”, thuhet në nenin 20 të Kodit të Sjelljes.

Neni 29 përcakton dhe sanksionet ndaj këtyre shkeljeve. “Ndaj personave, qofshin autorë, oponentë apo udhëheqës të punimeve, për të cilët provohet se janë kryer shkeljet e rënda të integritet­it të kërkimit shkencor, vendosen sanksione financiare nga 1- 3 milionë lekë dhe me ndërprerje­n e kontratës së punës. Për shkeljet e rënda të konstatuar­a, vendoset heqja e gradës ose e titullit shkencor”, thuhet në nenin 29 të Kodit të Sjelljes.

 ?? Skënder Gjinushi ??
Skënder Gjinushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania