Panorama (Albania)

Denoncoi të dashurën, masakrohet me levë biznesmeni

Në shtator të 2016, biznesmeni denoncoi ish- të dashurën 24 vjeçe se i kishte marrë një shumë të konsiderue­shme parash

-

Denoncoi ish- të dashurën se i ka marrë një shumë të konsiderue­shme parash, dhunohet 42- vjeçari.

Biznesmeni Altin Kaçaj është dhunuar dje në mesditë me sende të forta, nga persona ende të paidentifi­kuar. 42- vjeçari është goditur me levë në kokë nga dy persona, të cilët ishin të maskuar në momentin e sulmit. Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës, pranë Portit të Vlorës, pikërisht pranë ambienteve të punës së 42- vjeçarit. Kaçaj gjendej tek agjencia e udhëtimit pranë portit, kur dy persona e kanë qëlluar nga pas. I mbuluar me gjak në fytyrë, 42- vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Nga sulmi, Kaçaj ka marrë plagë të rënda në kokë, por pa rrezik për jetën. Për ngjarjen, Policia ka nisur hetimet për identifiki­min e autorëve, ndërsa ka marrë edhe një deklaratë të të dëmtuarit. Ndërkohë, burime nga Policia kanë konfirmuar se lidhur me ngjarjen, janë marrë deponime edhe nga persona të tjerë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestrua­r edhe disa kamera sigurie, të cilat mund të çojnë në identifiki­min e autorëve. Emri i Altin Kaçajt nuk është i panjohur për Policinë. Pak kohë më parë, ai denoncoi ish- të dashurën e tij 24 vjeçe, se i ka marrë një shumë të konsiderue­shme parash. Pas këtij denoncimi publik, ish- e dashura e tij bëri kallëzim për kërcënim, gjë e cila çoi në arrestimin e 42- vjeçarit. Pas arrestimit në shtator të vitin 2016 nga Policia e Vlorës, Kaçaj u shpreh se nuk e kishte kërcënuar ish- të dashurën, por thjesht i kishte kërkuar t’i kthente paratë që i kishte dhënë borxh. Ndërkohë, pas arrestimit të tij, 42- vjeçari lëshoi akuza në drejtim të prokurorit të çështjes, Aurel Zarga, duke e cilësuar padrejtësi këtë gjë. Edhe për dhunën ndaj tij, Kaçaj akuzon se pas ngjarjes fshihet pikërisht ky prokuror. Por përveç këtij rasti, Kaçaj e akuzon prokurorin edhe për sekuestrim­in e një makinë, me dyshimin se rezulton e vjedhur, rast të cilin 42vjeçari e ka denoncuar publikisht në emisionin “Stop”.

Si ndodhi sulmi ndaj jush, çfarë mbani mend?

Isha pranë zyrës sime te Porti i Vlorës, kur më janë afruar dy persona duke më goditur në kokë me sende të forta, levë duhej të ishte, pasi goditja ishte mjaft e rëndë. Kam marrë, siç e shikoni, të çara në kokë dhe kam dhimbje të forta. Erdhën nga pas dhe më goditën.

Keni konflikte? Kush qëndron pas kësaj, keni ndonjë dyshim?

Ndoshta nuk do shumë fjalë ky fakt, por unë akuzoj prokurorin Aurel Zarga, si personi që mund të jetë pas kësaj. Gjithçka vjen pasi unë këtë person, jo, nuk e quaj prokuror, e kam denoncuar publikisht pasi më ka futur në burg padrejtësi­sht dhe më ka bllokuar makinën.

Keni pasur ndonjëherë kërcënime të tjera?

Jo, jo asnjëherë tjetër nuk kam pasur kërcënime dhe nuk kam konflikte me persona të tjerë. Nuk kam pasur ndonjëherë probleme apo konflikte, nuk kam pasur dhe as kam.

Pse mendoni se pas sulmit qëndron prokurori?

Sepse ndodh vetëm një muaj pasi kam denoncuar publikisht prokurorin. Mendoj se mesazhi është i qartë nga persona të tillë. Kam besim te zgjidhja e ngjarjes.

Arritët t’i shihnit autorët e sulmit?

Jo, jo, nuk i pashë, po aty është një vend mjaft i hapur dhe Prokuroria apo Policia mund të marrë kamerat dhe të identifiko­jë personat që e bënë këtë gjë ndaj meje. Fare lehtë mund të zgjidhet dhe të zbardhet e plotë kjo ngjarje.

 ??  ??
 ??  ?? 42- vjeçari në spital
42- vjeçari në spital
 ??  ?? Altin Kaçaj, pas sulmit me levë
Altin Kaçaj, pas sulmit me levë
 ??  ?? Biznesmeni Altin Kaçaj
Biznesmeni Altin Kaçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania