Panorama (Albania)

Rama mbron tarifën e Rrugës së Kombit, Basha: Taksim i dyfishtë

DEBATI NE KUVEND, AHMETAJ: PD NXIT PERÇARJE VERI- JUG

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, deklaron se Rruga e Kombit që lidhi vëllezërit e një gjaku, falë taksës së vendosur nga qeveria, rrezikon të kthehet “në vijën e demarkacio­nit” të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë fjalës së saj në Parlament, Kryemadhi akuzoi qeverinë për rritjen e taksave, të cilat rëndojnë drejtpërdr­ejt në xhepat e shqiptarëv­e. “Kjo qeveri bezdiset nga fatkeqësia e njerëzve, sepse ajo mendon për ta vetëm një ditë, vetëm në ditën e votimit për t’u blerë votën. Kjo qeveri nuk mendon sesi të punësojë qytetarët, por si t’i taksojë ata dhe se si t’i gjobisë. Dikush me të drejtë thotë “që shumë shpejt do të taksohemi për taksat që paguajmë”. Rruga e Kombit, që pas shekujsh luftërash dhe konfliktes­h lidhi vëllezërit e një gjaku, rrezikon të kthehet “në vijën e demarkacio­nit” të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Kryemadhi. Sipas kryetares së LSI- së, Rama do të mbahet mend në histori si Kryeminist­ri që largoi shqiptarët nga vendi i tyre. “Unë ju siguroj që do jetë pjesë e historisë dhe teksteve shkollore, ndoshta pas 50 vitesh. Ku në to do të shkruhet : u përpoq me sa mundi të largonte shqiptarët nga vendi i tyre. Shkatërroi ekonominë, sundoi me banda, me mënyrën si qeverisi largoi nga vendi mjekët, infermierë­t, mësuesit, inxhinierë­t, ekonomistë­t, intelektua­lët dhe mbi të gjitha, helmoi shpresat e rinisë. Por e siguroj zotin Kryeminist­ër se në kapitullin e tij të fundit të historisë do të shkruhet gjithashtu : e rrëzoi nga pushteti rinia, por e dënoi me pak vonesë drejtësia”, tha Kryemadhi.

 ??  ??
 ??  ?? Monika Kryemadhi
Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania