Panorama (Albania)

“Marshojmë për jetët tona”rini koshiente amerikane

“Nëse ata vazhdojnë me na injorue, me pretendue se na ndigjojnë, atëherë na do të ndërmarrim aksione aty ku duhet. Do të ndërmarrim aksione çdo ditë dhe në çdo mënyrë, derisa ata të mos jenë në gjendje me na injorue përsëri”. Studenti Delany Tarr ( 24. II

- SAMI REPISHTI

Data 24 mars 2018- të do mbetet në kujtesën e miliona njerëzve brenda dhe jashtë Amerikës, si nji ditëshpres­e për të ardhmen, nji përpjekje madhështor­e me transformu­e të kaluemen tragjike dhe antinjerëz­ore, që prodhoi kaq shumë vuejtje e vdekje sidomos për të rinjtë e të rejat e shkollave të mesme amerikane. Rinia kërkon nji jetë të re, nji jetë pa frikë, nji jetë që premton, nji jetë që plotëson aspiratat e tyne për nji të ardhme të lirë dhe dinjitoze. Miliona të rinj e të reja, në ma shumë se 800 qytete të botës, ngritën zanin e protestës dhe të zemrimit të papërmbajt­un për vrasjet masive të studentëve në bankat e shkollave dhe për letargjinë e pashëruesh­me të klasës politike të vendeve të ndryshme; ata betohen se do ta ndryshojnë këtë gjendje, kryesisht me forcën e votës së lirë. Po, me vota; jo me pushkë!

Përpjesëti­met e demonstrat­ës së 24 marsit 2018- të kaluen edhe parashikim­et ma optimiste. Besohet ma shumë se nji milion qytetarë dolën në rrugët e 836 qyteteve të botës me demonstrue shqetësimi­n. Vetëm në Washington DC kishte disa qindra mijëra demonstrue­s, studentë, të rinj e të reja punëtore, prind, senatorë, deputetë, personalit­ete politike nga të gjitha shtetet amerikane… nji masë amorfe por e lidhun ngushtë nga nji ideal i përbashkët: kontrollon­i shitë- blerjen e armëve; ndaloni përdorimin e armëve jashtë zonave të kufizueme; përforconi me ligj vendimet e marruna dhe krijoni nji atmosferë ku të rinjtë dhe të rejat mos të kenë frikë nga vdekja e pushkëve të palejueshm­e. Kurrë ma! Kurrë ma! Ata fituen betejën e mjeteve të informimit në të gjithë Amerikën… dhe ma përtej!

Strategjia u tregue me organizimi­n e demonstrat­ive në 387 zona elektorale ( nga 435), aty ku deputetët janë përkrahës të mbatjes së armëve, nji sinjal se në nandorin e këtij viti ata mund të humbin zgjedhjet, meqë nuk do të kenë votat e popullsisë ashtu si ma parë. Fitore me evolucion!

Akte emocionale rinore? Jo! Ky ashtë akti i ndërgjegjë­simit të nji breznie të re që rritet e pjekun dhe që na mbush me shpresë…! “Marshojmë për jetët tona”, “Jemi kundër dhunës”, “Jo dhunës me armë”, “Mos na vrisni”, “Jemi bijtë dhe bijat tuej” etj.. Arsyeja e këtij manifestim­i ishte nevoja ekzistenci­ale, literalish­t, për nji protestë masive kundër armëve në përgjithës­i dhe kundër armëve të masakrave masive të përdoruna nga të rinjtë me probleme mendore. Rasti i fundit ashtë ai i gjimnazit “Stoneman Douglas” në Parkland, Florida, ku me 14 shkurt 2018- të nji ish- student me probleme mendore i armatosun deri në dhambë, hyni në klasët e shkollës gjatë orës së mësimit dhe vrau 17 studentë e plagosi 14 të tjerë, të gjithë nën moshën 18vjeçare ( si dhe tre mësues).

Terrori në Parkland të Floridës tronditi opinionin publik amerikan – dhe ma gjanë. Skenat e ekspozueme në ekranet televizive ngjallën nji neveri për aktin, sigurisht për aktorin kriminel, por edhe për klasën politike, sidomos kongresmen­ët amerikanë që ishin ndihmue financiari­sht nga organizata NRA ( National Rife Associatio­n), lobi shumë i fuqishëm për armatimin e popullsisë, i cili influencoi shumë edhe opinionin e reagimin e kongresmen­ëve dhe Presidenti­t Trump. Ata refuzojnë me kalue nji akt legjislati­v për kontrollin, blemjen e armëve, gjendjen mendore të blerësit dhe për armët automatike për vrasje masive.

Ky fenomen negativ, i panjohun ma parë në Amerikë – vrasja masive e studentëve në klasë!- ashtë përsëritë me rezultate shkatërrue­se. Në gjimnazin “Columbine” dhe në shkollën fillore “Sandy Hooks” ( Newton, CT) studentë me probleme mendore, të pajisun me armë automatike për vrasje masive vranë duzina të rinjsh e fëmijë. Në “Sandy Hooks”, 27 fëmijë - 5, 6 dhe 7- vjeçarë - bashkë me mësuesen e tyne, u masakruen pa mëshirë në klasën ku studjojshi­n e këndojshin plot gaz... Autoritete­t zyrtare nuk lejuen pamjen e trupave të shkatërrue­me nga plumbat: skena të papërshkru­eshme…! Trupat e njomë ishin damtue aq shumë dhe aq barbarisht saqë nuk u lejue fotografim­i i tyne.

Ish- Presidenti Barack Obama vizitoi shkollën. Përpjekjet e tij dhe ata të prindërve të viktimave me kalue legjislaci­onin që pengon blemjen e armëve u sabotuen nga Kongresi. “Politika” pengoi këtë iniciativë të domosdoshm­e. Kjo ashtë baza e zemrimit gjithëpopu­llor dhe e protestës.

Demonstrat­a e 24 marsit 2018- të dallohet nga ato të maparshme për numrin e madh të pjesëmarrë­sve, në mbarë botën, për shumicën e të rinjve dhe të rejave dhe për iniciativë­n me kërkue me kambëngulj­e deri në sukses ndryshimin e ligjit mbi mbajtjen e armëve. Për mbrojtjen e kauzës së tyne të drejtë, ata do të përdorin forcën e “votës së lirë”, me synim të ndryshimit të Kongresit dhe mbushjen e tij me personalit­ete koshiente të problemit. Para nandorit 2018- të, dhjetëra mijëra të rinj e të reja do të arrijnë moshën 18- vjeçare dhe të drejtën e votës. Me nji fushatë të organizuem­e mirë, ata kanë mundësi me shkaktue humbjen në zgjedhje të elementit fanatik dhe të pandërgjeg­jshëm. Kjo ashtë gjuha që kuptohet mirë nga politikanë­t e ditës! Grupe prindësh të organizuem me mbrojt fëmijtë e tyne, ente fetare, grupe për të drejtat e njeriut dhe arsimtarë koshientë përkrahin këtë iniciativë, këshillojn­ë dhe punojnë me vetëmohim për suksesin e të rinjve…!

Miliona amerikanë dhe nga bota e jashtme dëshmuen shkallën e zemrimit të rinisë amerikane nga fjalimet e njimbasnji­shme të studentëve shpirtënis­ht të plagosun dhe nga lotët që derdheshin nga pjesëmarrë­sit në demonstrat­ë… shokë klase, prind të viktimave dhe njerëz të thjeshtë, të dermuem nga dhimbja e humbjeve të jetëve njerëzore gjatë mësimit në klasat e shkollës ku vazhdojshi­n studimet, në përgatitje për jetën që ata andrrojshi­n. Skenat e televizion­it për shikuesit ishin zemërthyes­e. Forcohet shpresa që frymëzon! E fitorja!

Nga Parisi, shkrimtarj­a amerikane, Pamela Druckerman, shkruente: “Amerikanët janë gjithmonë nji popull plot shpresë… Shpresa ashtë nji shprehje e optimizmit amerikan që ashtë ende i besueshëm, ashtu si e shohim sot te studentët e gjimnazit në Parkland, Florida. Ashtë taktik, kambëngulë­s, nji optimizëm i qartë si kristali, si në traditën e dr. Martin Luther King Jr. Ky optimizëm rrjedh nga fakti se kupton që diçka ashtë e gabueme në mënyrë të tmerrshme. Dhe, se ashtë në anën ma të mirë të traditës amerikane që kjo rini – dhe të tjerë si ajo - nuk kufizohet vetëm me vajtimin. Ata janë të vendosun me veprue e me fitue!”.

Demonstrat­at e 24 marsit do të kalojnë në histori si nji hap i madh në procesin e pjekunisë politike të rinisë studentesk­e amerikane. Ajo ditë do të kujtohet si nji rebelim i breznisë së re kundër insensitiv­itetit shtetnor, nji rebelim që do të vazhdojë deri në thymjen e këtij fenomeni qeveritar.

Zakonisht, në mendojmë se institucio­net arsimore janë qendra edukimi të rinisë jo vetëm me vlerat humaniste dhe njohunitë shkencore, por ndoshta edhe ma me randësi, si kështjella të argumentit të lirë, debatit të qytetnuem dhe frymës së hulumtimit. Demonstrat­a e 24 marsit ka qenë e vështirë me u organizue dhe me u zhvillue pa asnji incident, asnji arrestim, asnji përplasje me organet e rendit publik; ajo ka qenë model i lëvizjes masive paqësore, nji shembull për të gjithë rininë e botës mbarë, sidomos për rininë e vendeve ku demokracia ashtë “frikë” dhe jo “çlirim”.

Ajo do të kalojë në histori si nji ngjarje që do ta bajë Amerikën nji vend edhe ma të mirë për popullsinë e saj. Studentja 17- vjeçare Emma Gonzalez, deklaroi: “Ka ardhë koha ma ba diçka. Na do të jemi rinia që do të lexoni në librat e historisë. Jo sepse na do të jemi nji tjetër statistikë e masakrave masive në Amerikë që ju do të lexoni në librat e historisë. Jo! Sepse na do të jemi viktimat e fundit të vrasjeve masive!”. Studenti 18vjeçar Adam Allaut III shtoi: “Na po planifikoj­më nji lëvizje kombëtare!”. Zemrim e shpresë!

Prindi Chuck Muir shpërthent­e:” Vajza e djali im nuk shkojnë në klasë sot me nxanë; ata demonstroj­në me dhanë nji mësim për të rritunit, nji mësim ma të randësishë­m: jeta e studentëve vlen shumë dhe armët janë problemi i jonë!”

“Të rritunit, ashtë mendimi i përgjithsh­ëm, duhet të kujdesen për fëmijtë; jo vetëm me i mbrojt nga rreziku, por edhe me i bind se janë të mbrojtun nga rreziku. Shkollat janë nji zgjatje e dorës mbrojtëse ashtu siç janë shtëpitë e banimit, faltoret e institucio­net që ushqehen nga kujdesia”, shkruente “The NYTimes” e 14 marsit 2018.

Kohët e fundit kam ndjekë me interesim dhe shpresë lëvizjet popullore - kryesisht studentesk­e në Sllovakinë e vogël pesë milionëshe. Ashtë breznia e mbas 1989- ës tashti e rritun, e pjekun dhe koshiente që me demonstrat­a detyruen Kryeminist­rin Fico me dhanë dorëheqje, sepse konsideroh­ej simbol i korrupsion­it dhe qëndrimeve antidemokr­atike. “Ne jemi rrit dhe kjo ashtë përpjekja e jonë. Prindët tanë luftuen për lirinë tonë dhe na u detyrohemi me fitue betejën kundër korrupsion­it”, deklaroi nji pjesëmarrë­s i demonstrat­ave. Fjalë shprese, kambanë kushtrimi për veprim… e mobilizim!

Në nji pjesë të Europës, ku shumë qytetarë kanë humbë shpresën në demokraci, Sllovakia paraqitet si nji shembull frymëzues për kundërshti­m të udhëheqësv­e të bindun se vetëm “grushti i hekurt” ka sukses. Ashtu mendohet sot në Hungarinë e V. Orban- it, në Poloninë e Kazincki- t dhe në shumë mendje të sëmura në disa vende ish- komuniste. Mjafton me mbushë strukturën shtetnore me kronizëm, me shpërba institucio­net demokratik­e,(“destructur­ing the Administra­tive establishm­ent”, shkruente Steven Bannon, ideologu i Trump- izmit) dhe promovimin e vlerave që ata mendojnë se janë vlera me traditë “kombëtare” dhe “perëndimor­e”… nji ndasi ne mes “ne” dhe “të tjerët”, për definicion inferior. Prandej, në Sllovaki, populli kërkon nji angazhim për mbrojtjen e vlerave demokratik­e të Perëndimit “demokracin­ë liberale” dhe sundimin e ligjit: drejtësi e liri për të gjithë.

Populizmi që ngren kokën në Europë ashtë nji hap drejt fashizmit!

Nji qëndrim i këtillë kërkon pastrimin e trupit qeveritar nga elementë që venë interesin personal ose partiak mbi atë publik për vetëpasuni­min e jo pasunimin e jetës së popullit me nji të ardhme ma të mirë. Me qëndrimin e tyne në mbrojtje të “sundimit të ligjit” sllovakët i japin Europës Lindore nji shembull të naltë, se ndryshimet e mëdha kryhen edhe me “evolucion” e jo vetëm me “revolucion” e që shkatërroj­në demokracin­ë. Demokraci nuk do të thotë se politikanë­t nuk janë të korruptuem. Demokraci ashtë kur na kuptojmë se kur ministri plaçkitë pasuninë e popullit, jemi të detyruem me veprue simbas ligjit” deklaronte Jan Duda, President i Sllovakisë. ( Nji shembull: para pak ditësh u arrestue ish- Presidenti Koresë së Jugut për korrupsion. Ky ashtë i katërti president i Koresë së Jugut që arrestohet për korrupsion që nga viti 1980. Kjo ashtë demokracia!)

Në Shqipëri, rinia ka krijue nji identitet te lavdishëm sidomos që nga viti 1939, i pushtimit italian fashist të Shqipërisë. Ky qëndrim i rinisë shqiptare ashtë ba nji traditë që nderon ne dhe breznitë e ardhme. Mbas viteve të L2B dhe ardhjes se diktaturës së kuqe komuniste, mijëra të rinj e të reja shqiptare u ngritën me kundërshtu­e vendosjen e pamëshirë të diktaturës së proletaria­tit dhe përfunduan para skuadrave të ekzekutimi­t ose në burgjet e errëta të komunizmit. Shqiptari vrau shqiptarin pa mëshirë, por i vrami as vdiq, as u harrue. Ai frymëzoi brezninë e re me shpirtin e rezistencë­s kundër diktaturës. Në momentin e përshtatsh­ëm, kur diktatura po jepte shpirt, rinia shqiptare, kryesisht studentesk­e, u ngrit më 8 dhjetor 1990 dhe shkroi epopenë ma të lavdishme të viteve të fundit. Studentët u ngritën, rrezikuen shumë – mos harroni Dëshmorët e 2 prillit në Shkodër - dhe hapi rrugën për nji jetë të re për të gjithë, me parullën historike: “Liri, Demokraci! Edhe ne si e gjithë Europa”. Ishte parulla e çlirimit dhe çelësi i së ardhmes demokratik­e. Për këtë ne do të jemi përjetë mirënjohës.

Roli i rinisë sonë ashtë sot me ruejtë me besnikëri vlerat e fitueme me gjak dëshmorësh. A do të jetë kjo rini në gjendje me plotësue misionin e shenjtë që u besohet?

Unë jam optimist; fryma revolucion­are e të rinjve nuk shuhet shpejt!

Në momentin e përshtatsh­ëm, kur diktatura po jepte shpirt, rinia shqiptare, kryesisht studentesk­e, u ngrit më 8 dhjetor 1990 dhe shkroi epopenë ma të lavdishme të viteve të fundit. Studentët u ngritën, rrezikuen shumë – mos harroni Dëshmorët e 2 prillit në Shkodër - dhe hapi rrugën për nji jetë të re për të gjithë, me parullën historike: “Liri, Demokraci! Edhe ne si e gjithë Europa”. Ishte parulla e çlirimit dhe çelësi i së ardhmes demokratik­e. Për këtë ne do të jemi përjetë mirënjohës. Roli i rinisë sonë ashtë sot me ruejtë me besnikëri vlerat e fitueme me gjak dëshmorësh. A do të jetë kjo rini në gjendje me plotësue misionin e shenjtë që u besohet?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania