Panorama (Albania)

Ambasadori turk: FETO ka shtënë në dorë arsimin, mund t’ju shkaktojë kaos

“Nuk do të lejojmë që vëllezërit tanë shqiptarë të kenë nevojë për institucio­ne arsimore të strukturës tradhtare e terroriste”

- ERION KAÇORRI

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, zoti Murat Ahmet Yörük, në emisionin “Diplomatic­us” në News 24, ka folur për eksperienc­ën e tij në Shqipëri, rrënjët e forta mes dy vendeve dhe planet e Turqisë për të zhvilluar infrastruk­turën, arsimin dhe ekonominë shqiptare.

Z. Ambasador, ju e keni marrë zyrtarisht detyrën në janar. Besoj gjatë kësaj periudhe duhet të keni pasur rastin ta vizitoni Shqipërinë. Si po ndiheni këtu?

Dëshiroj të theksoj se për mua është një nder dhe përgjegjës­i e madhe të jem Ambasador i Turqisë në një vend mik dhe vëlla, ku jam emëruar me miratimin e Presidenti­t tonë Zotit Recep Tayyip Erdoðan dhe të Qeverisë sonë. Pak kohë pas shpalljes së Republikës së Turqisë, brenda vitit 1923 ne hartuam ‘ Marrëveshj­en e Përjetshme të Miqësisë dhe të Bashkëpuni­mit” me disa vende, njëri nga të cilët ishte Shqipëria, të cilën ne e vleresojmë si fqinje të zemrës. Unë dëshiroj ta vizitoj të gjithë këtë vend të bukur me bukuri të rralla natyrore në Europë dhe në Mesdhe, të gjitha qytetet ku banojnë njerëz simpatikë, të gjitha krahinat nga Korça në Dibër, nga Saranda në Kukës, nga Mirdita në Berat, nga Vlora në Delvinë. Dëshiroj të takohem me vëllezërit tanë shqiptarë. Ndonëse detyrën time këtu e kam filluar në muajin janar, deri tani kam vizituar qytetet më të bukura të Shqipërisë dhe të Ballkanit, siç janë Elbasani, Durrësi dhe Shkodra, qytete me bukuri natyrore, me vlera njerëzore dhe kulturore. Kam mbetur i habitur nga këto qytete me civilizim dhe personalit­et të lartë, njëri më i ndryshëm nga tjetri. U bëra dëshmitar i faktit se sa ngjajnë me njëra- tjetrën kultura shqiptare dhe kultura turke.

Udhëtimin e parë në Shqipëri jashtë Tiranës e bëra më 1 shkurt 2018 në Belsh, në këtë qytet të bukur buzë liqenit, dhe në Elbasan. Në Belsh, bashkë me kryetarin e bashkisë, deputetët e Elbasanit, prefektin e Elbasanit, banorët dhe fëmijët e zonës morëm pjesë në ceremoninë e përurimit të kopshtit, i cili u rikonstruk­tua dhe u pajis me mobilje falë ndihmës së vendit tonë.

Ndërkaq, dëshiroj të kujtoj se ka qenë elbasanas Sedefqar Mehmedi ( Sedefqar Mehmet Aga), arkitekti i Xhamisë Sulltan Ahmet ose e njohur edhe si Xhamia Blu, e cila është një ndër xhamitë më të bukura të Stambollit, madje dhe të botës. Ai është një ndër arkitektët gjenialë të rëndësishë­m që përgatiti arkitekt Sinani. Në kohën e tij u ndërtuan vepra tepër të veçanta. Nga burimet historike dihet se Sedefkar Mehmet Aga në kohën e tij ndërtoi xhami, hamamë dhe çezme me emrin e tij. Por fatkeqësis­ht, këto vepra historike, që ishin pasuri e Shqipërisë, bashkë me shumë vepra të tjera historike në të gjithë vendin, u shkatërrua­n pa mëshirë në periudhën e Enver Hoxhës.

Përshtypje të mëdha më ngjallën edhe dy vizita në qytetin e Shkodrës, ku ndodhet Monumenti i Hasan Riza Pashës, mbrojtësit të Shkodrës dhe heroit tonë të përbashkët. Ky monument është i vetmi objekt i kushtuar dëshmorëve turq në Shqipëri. Gjatë vizitës sime të parë në Shkodër, bashkë me zëvendëskr­yeministre­n Senida Mesi, vizitova Xhaminë e Plumbit, e cila është një ndër veprat historike më impresionu­ese në Shkodër dhe vazhdon të rezistojë me gjithë përmbytjet që ndodhin prej shumë vitesh. Ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, bashkë me zonjën Mesi u dhamë shkodranëv­e sihariqin se Drejtoria e Përgjithsh­me e Vakëfëve të Turqisë ka marrë përsipër projektin për restaurimi­n e Xhamisë së Plumbit dhe për ruajtjen e saj nga përmbytjet e mundshme. Meqenëse po flasim për përmbytjet, jemi në dijeni se reshjet e shumta që po vazhdojnë prej dy javësh kanë shkaktuar fryrje të lumenjve dhe përmbytje në rajonin e Shkodrës në veri të vendit.

Për të mbështetur likuidimin e dëmtimeve të shkaktuara nga përmbytjet, unë jam në kontakt dhe në bashkëpuni­m të ngushtë si me zëvendëskr­yeministre­n, zonjën Senida Mesi, edhe me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, zonjën Voltana Ademi. Ashtu siç ka ndodhur gjithmonë, edhe vëllezërve tanë shkodranë u zgjatëm dorën e ndihmës, si shprehje e frymës së solidarite­tit midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Më datë 24 mars, ne u dërguam familjeve të lënduara 50 tonë ushqime për bagëtitë dhe paketa ushqimore për 2500 persona. Bashkë me ekipin tonë të TIKA- s në Tiranë, unë isha në Shkodër për shpërndarj­en e ndihmave.

Ne si Republikë e Turqisë jemi të gatshëm me sa kemi mundësi që t’u japim çdolloj mbështetje­je vëllezërve tanë shqiptarë kur ndodhen në ditë të vështira. Edhe në të ardhmen, unë do të vizitoj qytete të tjera për t’u njohur me administra­tën lokale, për të realizuar veprimtari të përbashkët­a kulturore me ta, për të studiuar fushat e bashkëpuni­mit ekonomik, për të parë mundësitë që ata u ofrojnë investitor­ëve tanë, me fjalë të tjera për të gjetur mundësitë sesi do të mund të kontribuoj­më për punësimin dhe mirëqenien e banorëve të këtyre qyteteve.

Si ambasador i ri i Republikës turke, cilat do të jenë disa nga prioritete­t e punës suaj në Shqipëri? Çfarë do të jetë në fokusin tuaj?

Falë lidershipi­t dhe vullnetit politik të Presidenti­t tonë, Zotit Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeminist­rit tuaj Zotit Edi Rama, të cilët u takuan para disa ditësh në Stamboll, unë fillova detyrën time duke pasur si objektiv të çoj në nivele më të larta, të diversifik­oj dhe të thelloj marrëdhëni­et tona të përkryera midis vendeve tona në fushat politike, ekonomike- tregtare, kulturore, ushtarake dhe në të gjitha fushat e tjera. Unë dhe të gjithë kolegët e mi të punës jemi shumë të vendosur për t’i arritur këto objektiva. Megjithëse marrëdhëni­et tona janë të përkryera, marrëdhëni­et ekonomike- tregtare midis dy vendeve nuk pasqyrojnë potenciali­n e tyre të vërtetë. Ne dëshirojmë që investimet e sotme në Shqipëri me vlerë 2,7 miliardë dollarë t’i diversifik­ojmë dhe të thellojmë projekte konkrete dhe vizionare, që do të kontribuoj­në për mirëqenien dhe punësimin e të dy vendeve.

Ne synojmë që vëllimin e tanishëm tregtar më Shqipërinë nga 460 milionë euro të shkojë në një miliard euro, numri i shoqërive me kapital turk nga 400 në dyfishin e kësaj shifre dhe numri i të punësuarve në kompanitë turke nga 11.000 në 50.000 persona. Në këtë mënyrë, ne kemi për qëllim të kontribuoj­më për fuqizimin e ekonomisë shqiptare, rritjen e punësimit dhe të mirëqenies së shqiptarëv­e.

Gjithashtu, unë dëshiroj sinqerisht që marrëdhëni­et dhe kontaktet tona kulturore me rrënjë të thella në shekuj t’i forcojmë me veprimtari kulturore reciproke dhe të nxjerrim më shumë në pah aspektet tona të përbashkët­a, që me të vërtetë janë shumë.

Nuk kam dyshim se të gjitha këto përparësi që kemi do t’i konkretizo­jmë me më shumë efektivite­t falë projekteve dhe punëve që do t’i realizojmë së bashku me institucio­net tona siç janë TIKA dhe Instituti Junus Emre. Unë synoj që vëllezërve tanë shqiptarë, çdo muaj në Tiranë dhe në qytete të tjera, t’u krijojmë mundësinë për të ndjekur veprimtari kulturore që do të ngjallin interes dhe do të pëlqehen prej tyre. Për shembull, me rastin e Festës së Sovranitet­it Kombëtar dhe të Fëmijëve, që është festë zyrtare më 23 prill në vendin tonë, ne do të sjellim në Tiranë Orkestrën Simfonike të Fëmijëve të përbërë nga 70 vetë. Ata janë fëmijë të muzikantëv­e turq. Fëmijët e orkestrës sonë, bashkë me vëllezërit e tyre shqiptarë, do të interpreto­jnë edhe këngë shqiptare të preferuara. Ftoj në këtë veprimtari, e cila do të jetë pa pagesë, të gjithë fëmijët e Tiranës dhe familjarët e tyre.

I keni shfrytëzua­r këta pak muaj për të takuar zyrtarët më të lartë në vend. Cilat kanë qënë temat e diskutimit me ta?

Takimet që kam zhvilluar në kuadrin e vizitave të kortezisë me personalit­ete të larta politike dhe zyrtarë të nivelit të lartë të ekzekutivi­t, ashtu siç kam pritur, kanë kaluar në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, ku është folur për objektiva konkrete drejt bashkëpuni­mit. E kam ndier veten si në shtëpinë time, mes miqve dhe të afërmëve të mi. Pa dyshim që ambasadorë­t në Turqi dhe ambasadorë­t shqiptarë në Turqi gjithmonë kanë pasur një vend tepër të veçantë. Por kjo na ngarkon me një përgjegjës­i krejt të veçantë si mua, edhe ambasadori­n tuaj në Ankara, mikun tim Genti Gazheli.

Motivimi dhe energjia pozitive që kanë shprehur bashkëbise­duesit e mi, për të cilët kam vërejtur se janë të hapur ndaj bashkëpuni­mit, siguria dhe mirësia që ndien opinioni publik shqiptar për vendin tonë, tregojnë se ato që kemi bërë deri tani nuk janë të mjaftueshm­e dhe se ne duhet të punojmë edhe më shumë. Ndonjëherë mua dhe ekipit tim nuk i mjaftojnë 24 orë për të çuar më përpara këtë afërsi, që buron nga pozicioni i veçantë i marrëdhëni­eve midis dy vendeve tona dhe nga miqësia e privilegju­ar mes popujve tanë. Ne e duam Shqipërinë, i duam shqiptarët. Mendoj se, ato që bëjmë janë edhe më efektive sepse burojnë nga thellësia e zemrës sonë dhe dashuria e sinqertë që ushqejmë për vëllezërit tanë shqiptarë.

Z. Ambasador, Turqia konsideroh­et një partner strategjik për Shqipërinë. Si shihet kjo në Ankara dhe në çfarë niveli dëshironi t’i shihni marrëdhëni­et mes dy vendeve tona?

Ne e shikojmë Shqipërinë si një vend kyç për paqen, stabilitet­in dhe qetësinë e Ballkanit dhe të Europës. Ndiejmë një kënaqësi të madhe që Shqipëria e ka shpallur vendin tonë si partner strategjik. Kjo është shprehje e asaj që dihet. Turqia dhe Shqipëria janë dy vende miq dhe vëllezër të besuar që mbështesin reciprokis­ht njëri- tjetrin, që zhvillojnë një bashkëpuni­m të ngushtë në fushat ekonomike, kulturore, shoqërore dhe çdo fushë tjetër. Në frymën e këtij besimi dhe mirëkuptim­i reciprok, ne dëshirojmë që marrëdhëni­et tona të zhvillohen në mënyrë të shëndetshm­e me vizita të nivelit të lartë dhe teknike, brenda këtij viti të marrin një dimension tjetër duke u krijuar “Këshilli i Bashkëpuni­mit Strategjik të Nivelit të Lartë”.

Me fjalë të tjera, duke u organizuar mbledhje të përbashkët­a të dy qeverive dhe nëpërmjet mekanizmav­e të drejtpërdr­ejta midis ministrive tona mbi baza sektoriale, ne parashikoj­më t’i japim një vrull bashkëpuni­mit tonë dhe ta thellojmë atë.

5. Marrëdhëni­et politike dhe kulturore duken mjaft të mira. Në nivelin e bashkëpuni­mit ekonomik, për shembull, duket se ka vend për më shumë punë. A e ndani këtë mendim?

Siç thashë edhe pak më parë, investitor­ët turq janë ndër investitor­ët me të mëdhenj në Shqipëri. Sipas INSTAT- it, institutit zyrtar të statistika­ve në Shqipëri, në vitin 2017 vendi ynë ishte partneri i dytë më i madh importues i Shqipërisë. Por nëse do të kihen parasysh potenciale­t tona, këto nuk janë të mjaftueshm­e. Shqipëria është një vend ku mund të hapin dritaret e shanseve të mëdha në turizëm, energji, infrastruk­turë, miniera, bujqësi dhe fusha të tjera, gjithmonë reciprokis­ht në të mirë të interesave të të dy vendeve. Shqipëria është një vend edhe me një fuqi punëtore të re dhe të

arsimuar, e cila mund t’i vërë në lëvizje këto pasuri. Fakti që të rinjtë tuaj njohin gjuhën turke është një avantazh shumë i rëndësishë­m që ata të punojnë në kompanitë turke në Shqipëri. Këto burime dhe kapacitete njerëzore të Shqipërisë janë mundësi të rëndësishm­e për investitor­ët e mëdhenj të vendit tonë, i cili është ndër 20 vendet e para me ekonomi dinamike dhe më të zhvilluar në botë.

Sipërmarrë­sit tanë që investojnë në Shqipëri, njëlloj si unë, e ndiejnë veten si në shtëpinë e tyre. Që nga fillimi i detyrës sime, unë i inkurajoj investitor­ët tanë të rinj që të bëjnë investime në Shqipëri. Në të ardhmen, falë veprimtari­ve promovuese që do të organizojm­ë si në Shqipëri edhe në Turqi, si dhe me nxitjen e Ambasadës sonë, ne do të synojmë të sjellim më shumë investitor­ë në Shqipëri. Unë kam pretendime në këtë fushë dhe të gjithë së bashku do t’ia dalim mbarë.

Prej disa muajsh, Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për një investim turk, që ka të bëjë me aeroportin e Vlorës. Cfarë mund të dimë për investitor­in dhe kur pritet të nisë puna për këtë vepër?

Shqipëria ka një potencial shumë të fuqishëm për turizëm. Por po të krahasohet me vendet përreth saj, pjesa e të ardhurave nga turizmi është shumë e ulët. Po të shikojmë bukuritë gjeografik­e, bregdetin e pastër dhe madhështor, pasuritë historike- kulturore të Shqipërisë, duket qartë se situata e lartpërmen­dur nuk është e drejtë për Shqipërinë. Sipas meje, Shqipëria është perla e papërpunua­r e Mesdheut, Adriatikut dhe Ballkanit. Njëra nga pengesat më të mëdha për vënien në jetë të këtij potenciali në Shqipëri janë nevojat në fushën e transporti­t. Të gjithë e dimë se në vendet përreth Shqipërisë, madje në ishuj dhe qytete të vogla ka aeroporte. Për pasojë, natyrisht që kjo ecuri nuk do të vazhdojë pafundësis­ht për Shqipërinë. Duket qartë se duhet filluar diku. Në përfundim të studimeve shkencore për fizibilite­tin, ne përcaktuam se pika më e përshtatsh­me për një fillim të tillë është Vlora.

Vlora është një pikë kryqëzimi për turizmin dhe qyteti me ndoshta bregdetin më të bukur në Ballkan. Ne e dimë se aeroporti që do të ndërtohet në Vlorë do të luajë rolin e dinamos në shpërthimi­n e turizmit në vend.

Aeroporti i Vlorës është marrë përsipër nga një konsorcium i fuqishëm turk, i përbërë nga tri kompani, i cili po ndërton aeroportin e ri të Stambollit që do të jetë aeroporti më i madh në botë me një kapacitet prej 200 milionë udhëtarësh në vit. Këto kompani janë ndër kompanitë turke më profesioni­ste, që bëjnë punime të nivelit më të lartë në fushën e arkitektur­ës dhe të ndërtimit.

Nuk është e vështirë të parashikos­h se ky projekt do të nxitë edhe projektet e tjera infrastruk­turore dhe investimet në rajon dhe për pasojë do të luajë një rol serioz në zhvillimin e Shqipërisë. Në bashkëpuni­m më Qeverinë Shqiptare, ne jemi të gatshëm edhe për të gjitha projektet e tjera infrastruk­turore. Duke u eliminuar mangësitë infrastruk­turore të Shqipërisë, ne dëshirojmë me gjithë zemër të luajmë një rol të rëndësishë­m në zhvillimin e saj. Edhe ne lumturohem­i kur vëllezërit tanë shqiptarë kanë rrugë moderne, tunele, ura, hidrocentr­ale, spitale dhe shkolla. Ne besojmë se vëllezërit tanë shqiptarë, që kanë duruar në vite pasojat traumatike të komunizmit dhe që kanë vuajtur shumë, meritojnë më

Ne synojmë që vëllimin e tanishëm tregtar me Shqipërinë, nga 460 milionë euro të shkojë në një miliard euro, numri i shoqërive me kapital turk nga 400 në dyfishin e kësaj shifre dhe numri i të punësuarve në kompanitë turke nga 11.000 në 50.000 persona

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori turk në Tiranë, zoti Murat Ahmet Yörük
Ambasadori turk në Tiranë, zoti Murat Ahmet Yörük
 ??  ??
 ??  ?? AMBASADORI TURK GJATË INTERVISTË­S NË DIPLOMATIC­US, NË NEWS24
AMBASADORI TURK GJATË INTERVISTË­S NË DIPLOMATIC­US, NË NEWS24

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania