Panorama (Albania)

Bregasi: Importi po “gjunjëzon” birrën vendëse

“Taksat favorizojn­ë prodhimin kosovar, penalizojn­ë atë vendës”

-

Prodhuesit e birrës kanë dhënë alarmin se industria po dëmtohet nga importi.

Luan Bregasi, president i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, në një intervistë për televizion­in “News 24”, ngriti shqetësimi­n se investimet e tyre miliona euroshe po rrezikohen nga disbalanca­t e taksës së akcizës nga import- eksporti. Sipas Bregasit, birra e importuar nga vendet e rajonit ka “mbytur” tregun shqiptar, për shkak se akciza që paguan në vendin tonë është shumë herë më e ulët. Bregasi i referohet Kosovës, ku prodhuesit atje paguajnë akcizë më të lartë sesa kur vjen në Shqipëri. “Së pari, birrat e importit, duke pasur kapacitet të mëdha prodhimi, kostot e prodhimit janë më të ulëta dhe kjo është një “favorizim” që i bëhet, në thonjëza, se nuk është një favor, por arsye që e avantazhon birrën e importit. Së dyti, akciza e lartë që kanë vënë vendet e rajonit për prodhimet që importohen, p. sh., në Kosovë akciza e produkteve shqiptare që shkojnë në Kosovë është 4 herë më e lartë sesa akciza e produkteve të Kosovës në industrinë e birrës që vijnë në Shqipëri, çka do të thotë që ai është i favorizuar të shesë më mirë në Shqipëri sesa të shesë në Kosovë. Kjo ndodh edhe në vendet e tjera, por arsyeja që janë të favorizuar­a janë pikërisht rëndesa që ka prodhimi vendës. Kos- tot e larta që ka industria vendëse e prodhimit të birrës i avantazhon produktet e huaja në Shqipëri. Kosova e ka pasur 3 euro për litër për gradë alkool dhe e ka bërë tashmë 8 euro për litër për gradë alkool, kur ne e kemi gati 1 euro për litër për gradë alkool. Kjo është një nga arsyet kryesore që ka vështirësu­ar konkurrenc­ën e prodhimeve shqiptare në Shqipëri”, deklaron Bregasi. Sipas pres- identit të Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Luan Bregasit, kostot e prodhimit vendës rëndohen edhe prej taksave të vendosura që nga vitit 2012- të. “Industria e birrës nuk është në një situatë komode, domethënë në kuptimin e kushteve të punës dhe nuk është në një situatë konkurrues­e për sa u përket produkteve të importit dhe prodhimit vendës, kjo për arsye sepse kostot e prodhimit vendës rëndohen në mënyrë jokorrekte nga disa taksa, që kanë mbetur dhe e rëndojnë këtë prodhim nga e kaluara, siç është taksa e pullës fiskale, e cila, po marr Kosovën, që është 3 euro për 1 mijë shishe, në Shqipëri është 28 euro për 1 mijë shishe. Janë kostot e ambalazhit siç është akciza e qelqit dhe ajo e akcizës së plastikës, të cilat kanë mbetur për të mbushur buxhetin e shtetit që në 2012- ën dhe rëndojnë padrejtësi­sht kostot e industrisë së prodhimit vendës. Po kështu, një arsye tjetër është kostoja e lartë e energjisë elektrike. Kemi çmimin më të lartë në rajon, rreth 2.5 më shumë sesa vendet e rajonit. Pra, janë disa faktorë që realisht e kanë rënduar koston e produktit vendës dhe e kanë vënë shumë në vështirësi industrinë e birrës, e cila është një industri që ka investuar 80 milionë euro dhe ka të punësuar në sistemin e vetë më shumë se 30 mijë njerëz. Këto janë arsyet që e kanë bërë industrinë e birrës të mos jetë më konkurrent­e përballë birrave që importohen në Shqipëri”, u shpreh Bregasi.

 ??  ?? Luan Bregasi, president i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës
Luan Bregasi, president i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania