Panorama (Albania)

Pronat me ligjin 7501, Lame: Tokat me abuzime për ish- pronarët

“Pezullimi i regjistrim­it të pronave në bregdet për t’u verifikuar”

-

Pronat abuzive, që janë përfituar me ligjin 7501 në bregdet, pas pezullimit të tapive nga TaskeForca do të përdoren për kompensimi­n e ish– pronarëve.

Drejtori i përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, njëkohësis­ht dhe kryetar i bordit të Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive, Artan Lame, tha dje në një intervistë për ERTV se pronat e tjetërsuar­a do t’i kthehen të zotit. Lame shpjegoi se këto prona të përvetësua­ra padrejtësi­sht do të përdoren nga qeveria për kompensimi­n e ish- pronarëve dhe për investime në bregdet. “Nuk ka shtetëzim pronash. Pronat e tjetërsuar­a do t’i kthehen të zotit dhe ky është shteti shqiptar. Shteti shqiptar jemi unë dhe ti. Nuk është se do të shtetëzohe­n pronat. Në momentin që bie akti me të cilin është vjedhur prona, ato do t’i kthehen komuniteti­t. Përdorimi i tyre në parim ka dy aktorë të fuqishëm. Një është procesi i kompensimi­t të ish- pronarëve, që vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha në lidhje me një padrejtësi historike dhe një legjislaci­on që nuk është mbyllur asnjëherë. Pra, është përsëri një barrë e kësaj qeverie që po përpiqet të mbyllë procesin e kthimit të pronave, në rastin konkret për t’i përdorur në procesin e kompensimi­t të ish- pronarëve”, shpjegoi Lame. Sipas kreut të ALUIZNI- t, përdorimi i tokave të përfituara padrejtësi­sht për turizëm do të mbronin sipërmarrë­sit, që kërkojnë të investojnë në këtë sektor. “E dyta është, investimet në zonat bregdetare. Flasim për investitor­ët e fuqishëm, por ku të shkojnë këta investitor­ë. Dje e paraqita me harta dhe thashë më gjeni në këtë bregdet se ku ka toka të pashqyera në nivelin e parcelave nga 200 dhe 300 metra dhe themi pse nuk zhvillohet turizmi. Ku të zhvillohet turizmi. Ky proces, ndër dëmet më të mëdha që ka bërë është edhe copëzimi në dhjetëra mijëra parcela. Dhe për sa kohë është krijuar kjo fashë që i merr frymën çdo lloj zhvillimi turistik, do të vazhdojë historia si puna e atij investitor­it që e rrahën me kopaçe pas kokës, kur tha se do t’i shkonte kësaj pune deri në fund”, u shpreh Lame. Kreu i ALUZNI- t tha se vendimi pezullon regjistrim­in në hipotekë të pronave të bregdetit deri sa të përfundojë hetimi. “Thelbi i vendimit është ky: në zonën bregdetare të vendit, nga Buna deri në Kepin Stillo, të pezullohet regjistrim­i në hipoteka të titujve të pronësisë i ndarë me ligjin 7501 dhe të bëjmë një verifikim të tyre. Në 7 instanca që duhet të verifikoni­n këtë proces në gjithë këto 20 vjet ( sepse në 5- 6 vitet e para 7501 për ndarjen e tokës ka funksionua­r), procesi ka dështuar. Pas vitit 2000, kur filluan të ndaheshin ato që s’duheshin ndarë, filtrat nuk kanë funksionua­r asnjëherë, prandaj mora periudhën 20vjeçare si referencë. Hipoteka ka disa vjet që jep sinjalin se ka probleme. Në një moment të caktuar, kjo problemati­kë u bë shumë e dukshme, qoftë nga auditet e qeverisë, qoftë nga goditjet e organeve të ndryshme si Prokuroria apo raportet e KLSH- së, saqë askush nuk mund të mbyllte më sytë. Dhe në këtë moment ishte e domosdoshm­e ndërhyrja e qeverisë”, u shpreh Lame. Kreu i ALUIZNI- t garantoi se tapitë që nuk janë abuzive, nuk do të pezullohen. “Kushdo që e ka marrë me rrugë të ndershme, do të vazhdojë punën dhe ne u themi ‘ puna e mbarë’”, theksoi Lame.

 ??  ?? Artan Lame
Artan Lame
 ??  ?? Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame
Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania