Panorama (Albania)

Nga ndikimi rus te tarifa e Rrugës së Kombit, debati i fortë Rama- Basha

Rama: Ju plehrat, edhe shëmtia nuk ju bën përshtypje. Basha: E ktheve PS në një bodrum të llumit të krimit të organizuar

- FATION BINJAKU

Tarifa prej 5 eurosh që u vendos për përdoruesi­t e Rrugës së Kombit ka përplasur Kryeminist­rin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës në seancë plenare. Kreu i qeverisë tha dje në Parlament se projekti i parë është diskutuar nga qeveria e Berishës dhe u miratua nga dy ish- ministrat e LSI- së, Haxhinasto dhe Dervishaj. Rama iu përgjigj akuzave të opozitës, teksa tha se nuk është taksë e re, por tarifë që do të përdorët për mirëmbajtj­en e Rrugës së Kombit. Por gjatë debatit, kryetari i PD- së, tha dje se qytetarët paguajnë taksa për mirëmbajtj­en e rrugëve dhe atë e paguajnë 240 lekë për çdo litër karburant. Basha akuzoi Ramën se është kryetaksid­ari i vendit dhe se me ardhjen në pushtet të PD- së do të anulojë këtë taksë për Rrugën e Kombit dhe koncesione­t korruptive. Kryeminist­ri i ka përmendur Bashës problemet që do të ketë nga pranimi i parave të oligarkëve rusë, ndërkohë që Basha u shpreh i gatshëm për t’iu nënshtruar hetimit parlamenta­r. REPLIKAT NË KUVEND

Edi Rama: Vendimmarr­ja për të vendosur tarifën për përdoruesi­t e Rrugës së Kombit, - jo taksë, se nuk është taksë, është tarifë për përdoruesi­t, pra, është diçka krejt tjetër, - e ka zanafillën në vitin 2010. Në dhjetor të vitit 2016, ky proces është përmbyllur dhe nuk ka pasur debat. Këtu, unë nuk llogaris LSInë, se LSI- ja dihet, kur është në pushtet ka tjetër mendje, kur është jashtë pushtetit ka tjetër mendje për të njëjtën gjë, por po flas për të gjithë. Më pas, ne thjesht kemi ecur sipas procesit të nisur nga ministri i Transporte­ve, zoti Haxhinasto dhe të përmbyllur nga ministri i Transporte­ve, zoti Dervishaj...

Sali Berisha: Kthehemi prapë te taksa. Doli vlera, ishte e papranuesh­me. Atëherë u vendos jo ta mirëmbajë Drejtoria e Rrugëve, kurrë. Po pse s’e vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora një orientim se ku rrihte mesatarja e mirëmbajtj­es dhe nuk e vumë. Bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. As janë dhënë kurrë dhe s’do jepej kurrë. Po të ishte dhënë, do të ishte bërë.

Lulzim Basha: Sapo ra me këmbët e veta në gropën që vetë ka hapur. Lexoni procesverb­alin e karafilit të anglishtes ( Arben Ahmetaj), por edhe të paraardhës­it të tij, profesor Canit, kur thotë: Taksa e qarkullimi­t merret me qëllim kryesor mirëmbajtj­en e rrjetit rrugor. Çfarë tha dy minuta përpara, i papërgjegj­shmi? Të vërtetën për herë të parë e pranoi. Në botë, për mirëmbajtj­en paguajnë ose taksapague­sit ose përdoruesi­t. Po na thuaj pak, me këtë sistem që ke shpikur tani, pse paguajnë edhe taksapague­sit edhe përdoruesi­t?

Edi Rama: Po të kthehemi te ky aks, krahasuar me të gjithë këto të tjerat që unë sapo përmenda, përveç asaj që ka kushtuar e që është një mal me para, - e dimë historinë, i dimë dhe të pandehurit, janë dhe këtu në sallë, dimë edhe shumë e shumë bëma të tjera, - kjo është një rrugë e papërfundu­ar... E gjitha kjo vlerësohet se kërkon 200 milionë euro, pa llogaritur dëmet që janë shkaktuar gjatë gjithë këtyre viteve...

Lulzim Basha: Sapo e the vetë para shqiptarëv­e dhe nuk të shpëton ngërdheshj­a. Ngërdheshj­a vetëm tregon para shqiptarëv­e sa i pacipë je, se duhej të ulje kokën. Ose ti kërcisje ndonjë shpullë atij që të gënjeu, mësuesit të anglishtes.

Arben Ahmetaj: 7x7 bëjnë 42. Ta dimë matematikë­n... Lulzim Basha: Po, po, do vijmë dhe te matematika jote, mos ki merak.

Po sa u merr ti shqiptarëv­e vetëm me taksën që ke shtuar? Ke lavdëruar disa herë nga kjo foltore faktin, se ne kur ishim në qeveri integruam taksën e qarkullimi­t te taksa e karburanti­t, e gjete 7 lekë për litër dhe e shtove dy herë nga 100 lekë + TVSH- në 240 lekë, 24 lekë të reja për litër. Vetëm me taksën e rritur, ta quajmë taksa “Rama”, meqë, zotrote, e ke vënë dhe, zotrote, e vjel, ti u merr shqiptarëv­e, po të marrim një llogari minimale të konsumit prej 500 mijë tonësh, 120 milionë dollarë në vit vetëm me taksën e rritur.

Taulant Balla: E ka vënë Ridvan Bode taksën e qarkullimi­t. Po pyet Ridvanin...

Lulzim Basha: Dhe 1 prilli është e vërteta jote Edi Rama. Më 1 prill del e vërteta jote; e vërteta e tarifës së Rrugës së Kombit, e vërteta e TVSH- së për bizneset e vogla, e vërteta e shumëfishi­mit të taksës së pronës. Ti je taksidari i kombit. Por ti nuk ke ndërtuar asnjë projekt, ke marrë 2 miliardë taksa të reja nga shqiptarët dhe nuk ke ndërtuar një projekt të ri. Sa për atë që the, sikur edhe njëmijë herë të më jepej mundësia, edhe njëmijë herë po të më jepej mundësia, edhe njëmijë herë do ta bëja atë që kam bërë për “Rrugën e Kombit”. Ke 5 vjet që je në qeveri, nuk ke nxjerrë një fakt të vetëm për shpifjet dhe baltën që vjell tash 10 vjet. Se të bëjnë sytë xixa nga xhelozia...

Edi Rama: Lidhur me banorët e zonës dhe përgjigja që ka qenë edhe një mësim për ne dhe që do të jetë një mësim për të gjithë ata që marrin përsipër të flasin për këtë është: nuk ekziston në asnjë vend të planetit, një teori që përjashton banorët si kategori nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesi­t. Në të ardhmen, vihet pagesa e një rruge tjetër, po themi Tiranë- Durrës, atëherë të gjithë banorët do përjashtoh­en? Diku tjetër, në një aks tjetër do përjashtoh­en edhe atje? Domethënë do përjashtoh­et e gjithë Shqipëria? Nuk ndodh. Janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për t’i përdorur, për të lehtësuar barrën, duke e hequr plotësisht nga të gjithë ata që do përdorin transporti­n publik apo privat me autobusë, apo me furgonë, pra, ata nuk kanë asnjë tarifë për të paguar dhe nuk ka asnjë barrë mbi këdo që do përdorë këtë transport.

Dhurata Çupi: Do u rritet çmimi i biletës. Edi Rama: Jo, jo, edhe njëherë po e përsëris... Pagesa e kompanisë për bashkitë është pikërisht që të gjithë operatorëv­e që japin këtë shërbim, qofshin operatorë publikë që atje s’ka, por edhe operatorë privatë që kanë linja të dedikuara për të bërë transporti­n publik, kompenson dhe nuk i kërkon autobusit apo furgonit të paguajë kur kalon. Atëherë, çfarë pagese shtohet këtu? Vetëm logjikë s’ka kjo lloj historie, që ju doni të ngrini.

Lulzim Basha: Me kë tallesh ti? Çfarë do të thotë 120 mijë euro për pushtetin vendor? Do të thotë që ti të vendosësh kuotën sesa kuksianë e mirditorë e hasianë e tropojanë e kurbinas, lezhjanë e shkodranë, të ecin në rrugë? Do të vendosësh kuotën ti? Çfarë do bësh, atë që do vendosje kur ishe kryetar bashkie, derën te Zogu i Zi që të mos hynin pa paguar? Po këtë çmenduri, ku e ke parë, ku e ke dëgjuar? Do ta kufizosh ti numrin e kuksianëve që do të hyjnë në Shqipëri??? Unë e di ku e ke dëgjuar, në Tiranë, e ke jetuar ti, është sistemi i pasaportiz­imit i partisë tënde i Partisë së Punës së Shqipërisë... Edi Rama: Është partia Saliut ajo...

Arben Ahmetaj: Ka nevojë për një sqarim, edhe për ty Sali. Këtë tarifën e rrugës e ke iniciuar ti, apo jo dhe në këndvështr­imin tim personal, por jo vetëm personal, është zgjidhje e duhur. E ke iniciuar me vendim qeverie dhe besoj në bazë të një studimi, i cili është përdorur sërish. Këtu ka dy gjëra, o padituri nga ana e kryetarit të opozitës, o qëllimshmë­ri. Kryetari i opozitës, nëse e dëgjuan shqiptarët, tentoi të fusë përçarje VeriJug, një populizëm i rrezikshëm në dëm të kombit.

Lulzim Basha: Se këtu e ke katandisur Patinë Socialiste, një përzierje të ish- nomeklatur­ës me banditë dhe kriminelë, por pasaportiz­im më në Shqipëri s’ke për të bërë ti, mbaje mend dhe meqë përmende thyejqafën, bëj gati allçinë për veten tënde,

Nuk jam unë miku yt. Miku yt është Shullazi, janë Habilajt, është Klement Balilaj, etj., etj., disa i ke pasur këtu, nuk i ke më këtu me Armando, me Benin e me të gjithë. Ata janë miqtë e tu, disa të kanë ikur nga kjo sallë, ata janë miqtë e tu. Hajde, të hetojmë pak për oligarkët rusë” - tha Basha

mos përmend thyejqafën pa bërë gati allçinë për veten tënde.

Edi Rama: Ju plehrat, ndërtimet kuturu dhe shëmtia, jo nuk ju bëjnë përshtypje, por ju japin komoditeti­n e normalitet­it. Prandaj ju keni agresivite­t, kur një gropë zëvendësoh­et me një pllakë. Prandaj ju jeni agresivë, kur një kanal i mbushur me plehra, rrugë kur vjen nga aeroporti për në Tiranë, mbillet me pemë. Prandaj ju jeni kthyer në armik të bimësisë dhe në armiq të betuar të pastërtisë. Luçiano Boçi: Ke hallin e palmave... Flamur Noka: Prandaj e gjelbërove vendin me kanabis... Lulzim Basha: Na akuzon ne, se s’paskemi estetikën ta kuptojmë e ta pranojmë. Kush more? Partia e profesorëv­e? E doktorëve? E pedagogëve? Apo llumi i trafikantë­ve, i vrasësve dhe përdhunues­ve me të cilët e mbushe grupin tënd parlamenta­r dhe bashkitë dhe me të cilët ke qejf të hash dhe të pish, nga mëngjesi deri në darkë? Ti flet për estetikë të Partisë Demokratik­e? Që e ke shndërruar partinë tënde në një bodrum të llumit të krimit të organizuar.

Edi Rama: Kjo është plotësisht e kuptueshme. Për këtë arsye jeni kthyer në një forcë e biodegradu­eshme dhe prandaj po biodegrado­ni ditë pas dite, në incenerato­rin e elektorati­t shqiptar. Prandaj zgjedhjet e ardhme do të kenë një tjetër fazë të biodegradi­mit tuaj.

Lulzim Basha: Ndaj, Edi Rama, ndaje mendjen: o taksapague­sit, o përdoruesi­t, përndryshe do të përballesh me reagimin më të fuqishëm popullor dhe jo vetëm Rrugën e Kombit, por kudo. Ne i qëndrojmë premtimit tonë për të shfuqizuar që ditën e parë taksën e qarkullimi­t “Rama” prej 24 lekësh për karburant, për të hetuar me transparen­cë çdo koncesion të dhënë nga klani kriminal dhe përfitues të drejtpërdr­ejtë në krye të vendit dhe për të shfuqizuar çdo koncesion që cenon interesat e shqiptarëv­e.

Edi Rama: Natyrisht, nëse nisemi nga premisa që 7x7 bëjnë 42, atëherë e gjithë logjika e kësaj aritmetike nuk ka lidhe me aritmetikë­n e shifrave për të cilat diskutojmë. Por dy gjëra më bënë jo përshtypje, se nuk më bën asgjë përshtypje nga miku im Lulzim, sepse e njoh mirë dhe veçse keqardhje provoj, kur e

 ??  ?? DJE, GJATE SEANCES PLENARE
DJE, GJATE SEANCES PLENARE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania