Panorama (Albania)

Gjiknuri: Rruga e Kombit nuk e kthen dot investimin

Ministri bën llogaritë: Kosova nuk e shmang dot rrugën

- FATION BINJAKU

Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, tha dje se studimi dhe ideja për vendosur pagesën për Rrugën e Kombit është bërë nga qeveria Berisha.

Në fjalën e tij në Kuvend, ai tha se Rruga e Kombit kalohet në ditë nga 4 mijë deri në 4500 makina, dhe nuk e kthen investimin, por një rrugë e tillë kërkon dhe kontributi­n e përdoruesv­e. “Pse del kaq kjo tarifë? Le të themi se marr edhe një lloj risku, sepse aq është trafiku. Nga pikëpamja e fizibilite­tit ekonomik, ata që bëjnë shkenca ekonomike këtu për transporti­n, e dinë se ajo rrugë nuk ta kthen investimin. Një rrugë me 4000– 4500 makina në ditë nuk ta kthen investimin dhe kjo dihet. U bë si një rrugë patriotike dhe shumë dakord. Ne si komb paguam një taksë patriotike për ta ndërtuar. Ama, përdoruesi­t e asaj rruge duhet të kontribuoj­në që ai aset të mirëmbahet. Është një praktikë e njohur europiane. Nuk ka formë tjetër të mirëmbash rrugë, nuk ka buxhet. Nuk ka Shqipëria buxhet, nuk ka perëndimi buxhet për të mirëmbajtu­r rrugë”, tha dje ministri Gjiknuri. DEVIJIMI I TRAFIKUT Gjiknuri iu përgjigj dhe zërave se kamionët apo automjetet do ndryshonin itinerar pas kësaj tarife, që do të zbatohet në Rrugën e Kombit. “Thonë që do të lëvizë trafiku dhe do të shkojë në Greqi, në Maqedoni duke u shmangur Porti i Durrësit. Janë disa të dhëna që mund t’i nxjerrë kushdo për t’i kthyer përgjigje këtij spekulimi.

Nëpërmjet Autostradë­s E- 75, rrugës A3 në Maqedoni, E- 65 dhe nga Egnatia në Greqi 665 km, 8 orë udhëtim me kosto 10,5 Euro në Serbi dhe 3+ 6, 5+ 5 Euro në Maqedoni dhe 7,4 ( Malakasi)+ 4,2 ( Pamvotida)+ 7,4 ( Tyria) në Greqi ( për kategorinë e mjeteve më të rënda). Kosto totale për një rrugë - vetëm vajtje 44 Euro, me udhëtime edhe në rrugë nacionale jo në autostradë. Do të thotë se nga të gjitha pikëpamjet nuk ka mundësi dhe të gjithë ata që dalin e spekulojnë këtu, le të bëjnë një llogari ekonomike. Ka rrugë alternativ­e, janë shumë më të gjata, por kemi zgjedhur një transport më të shpejtë dhe patjetër kush fiton në kohë, do paguajë një tarifë ekstra”, tha Gjiknuri.

 ??  ?? Damian Gjiknuri
Damian Gjiknuri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania