Panorama (Albania)

Ahmetaj: Po ngrini tezën e ndarjes Veri- Jug

Ministri: Një populizëm i rrezikshëm në dëm të kombit

- Arben Ahmetaj Sali Berisha

shoh sa herë që merr fjalën, por është mirë që t’i ripërsëris për shqiptarët.

Lulzim Basha: Shiko, kjo gropa ku ke rënë, qenka pak si hinkë, sa herë ke dalë këtu, zhytesh më thellë. E para e punës, ti i ke zgjedhur miqtë e tu, nuk jam unë miku yt. Miku yt është Shullazi, janë Habilajt, është Klement Balilaj, etj., etj., disa i ke pasur këtu, nuk i ke më këtu me Armando, me Benin e me të gjithë. Ata janë miqtë e tu, disa të kanë ikur nga kjo sallë, ata janë miqtë e tu. Hajde, të hetojmë pak për oligarkët rusë. Unë jam i hapur që të bëjmë një hetim parlamenta­r që ta çojmë më pas në Prokurori. Hajde të hetojmë pak dhe po gjete një cent apo një kontakt të PD- së direkt apo indirekt me oligarkët rusë, por, asnjë, asnjë... Por unë po të them, që në qoftë se Prokuroria nuk do të ishte e kontrollua­r nga ty, sot do të duhej të ishte hapur hetimi për një ministër tënd që krekoset aty, i cili ka nisur banditë në emër të Juremeksit dhe Rusisë një investitor­i shqiptaro- amerikan.

Edi Rama: Këtu je vetëm përballë shqiptarëv­e dhe nuk i ikën dot kësaj, duke thënë të bëjmë një komision parlamenta­r dhe të hetojmë ABI Bank, investimin më të madh amerikan në Sh- qipëri, se i bie pastaj që të bësh për budalla të gjithë planetin. Ty të gënjejnë Lulzim, të thonë 7x7 bëjnë 42. A e kanë nga budallallë­ku ose duan të të heqin qafe ty, këtë gjë duhet ta gjesh ti. Për më tepër, kur fillojnë ato kërcënimet, “shiko se do ngrihen këta dhe do ngrihen ata”. Kjo e ngritjes është “thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot”. Është poezi që e di doktori. Pyeteni doktorin, se e di mirë ai.

Lulzim Basha: Mos ik, mos ik, ( i drejtohet Ramës që po ikte nga Kuvendi), se ai ( Arben Ahmetaj) duhet të kishte shkruar ty, se ti prapë e ngatërrove. Prapë e ngatërrove, i shkreti ti, se matematikë­n për herë të fundit e ke bërë në klasë të tetë, s’ke faj.

Edi Rama: Të thashë, mos ik nga unë... Po ti ike dhe tani bëhesh xheloz për ministrin.

Sali Berisha: Nuk ka fatkeqësi më të madhe se ti përgjigjes­h një njeriu ( Ahmetaj), që në mënyrën më qesharake, vajzat dhe gratë e ministrisë e thërrasin “tigri”, se përndryshe pësojnë shqetësime nga ai.

Arben Ahmetaj: E, mos u bëj xheloz. Më mirë “tigri”, sesa “lepuri”...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania